Nëse Edi Rama fshihet nga parlamenti, shkarkimin e tij urgjent për skandalin McGonigal duhet të bëjë presidenti

Nëse Edi Rama fshihet nga parlamenti, shkarkimin e tij urgjent për skandalin McGonigal duhet të bëjë presidenti
Nëse Edi Rama fshihet nga parlamenti, shkarkimin e tij urgjent për skandalin McGonigal duhet të bëjë presidenti

Dardan Grapci

  • 19 February 2023 - 08:35

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

 

Kjo heshtje nga SHISH nuk po e ndihmon aspak Shqipërinë, por në fakt po e bllokon, Zyra e Hetimeve e Byrosë (FBI) me seli ne SHBA duhet të dërgojnë agjent për ta kërkuar dhe arrestuar Edi Ramën. Presidenti i Shqipërisë ka të drejtë me kushtetutë që zyrtarisht ta shkarkoj Edi Ramën nga pozita e Kryeministrit dhe të organizon zgjedhje të reja ose ta zgjedh vet një Kryeministër deri në një afat të pacaktuar ose deri në zgjedhjet e ardhshme.

 

 

Është kjo një lojë tepër e pistë dhe e rrezikshme për shtetin, të cilën po e luan këto ditëm kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama, pas tërmetit që silli në skenën politike shqiptare zbardhja e dosjes së skandalit Mcgonigal dhe një varg aferash korruptive të llojeve nga më të ndryshme, përfitime materiale kriminale, shantazh ndaj opozitës dhe shantazh ndaj bizneseve që nuk janë nën ndikimin e garniturës së tij kriminale, madje një lidhje e fuqishme mafioze e kryeministrit të Shqipërisë me përmasa internacionale.  Pas këtij skandali ky njeri duhet urgjentisht të izolohet edhe nga faktori ndërkombëtar, të ndiqet penalisht e të arrestohet në një bashkëpunim të ngushtë të organeve shtetëror të sigurisë së shtetit shqiptar por edhe tyre ndërkombëtare, mjaft është toleruar për të manipuluar. Tani më shtrohet pyetja se ku është SHISH (Sigurimi i shtetit i Shqipërisë(?, ku eshte FBI? ku është CIA?, pse SHISH në bashkëpunim me CIA-n amerikane nuk po e kërkojnë Edi Ramen dhe grupin e tij?, a thua çka po presin që Edi Rama të vetë-dorëzohet?  Kjo heshtje nga SHISH nuk po e ndihmon aspak Shqipërinë, por në fakt po e bllokon, Zyra e Hetimeve e Byros (FBI) me seli ne SHBA duhet të dërgojnë agjent për ta kërkuar dhe arrestuar Edi Ramën.  Presidenti i Shqipërisë ka të drejtë me kushtetutë që zyrtarisht ta shkarkoj Edi Ramën nga pozita e Kryeministrit dhe të organizon zgjedhje të reja ose ta zgjedh vet një Kryeministër deri në një afat të pacaktuar ose deri në zgjedhjet e ardhshme. Pse FBI nuk ka reaguar me kohë për përfshirjen e agjentit të tyre në skandal?, apo po tentojnë që ti fshehin provat që janë kundër tij. Doris Pack, ish-eurodeputete, aktualisht presidente nderi e grave të PPE dhe njëherazi presidente e institutit Robert Schuman e ka thënë të vërtetën për Shqipërinë dhe Edi Ramën, se me këtë skandal të Rames, Shqipëria mund ta humbas shansin për të ecur përpara si një shtet që sapo është inkuadruar në NATO dhe i është hapur perspektiva e integrimit në BE.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".