
Lexoni edhe:
Pajtimi për marrëveshjen bazë të normalizimit të raporteve, sipas propozimit franko-gjerman, tanimë është arritur, nënshkrimi vetëm akt formal!
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
U ndërtua Republika serbe dhe tash po ndërtohet edhe asociacioni. Këtej po bëhet realitet bota serbe e bashkuar.
Dhe, mu këtej është e pa pranueshme pikëpamja amerikane dhe e UE-së për asociacionin. Me atë vetëm po bëhet realitet politika raciste dhe Serbia e madhe.
Në intervistën e fundit të z. Daniel Server, dhënë "Zërit të Amerikës",midis tjerash, ai foli edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Lidhur me këtë u shpreh: " Presioni ndaj Qeverisë së Kosovës për themelimin e asociacionit është i madh (...). Shumë pak po i ofrohet Kosovës. Kjo është diplomaci e shëmtuar (...)".Këso qëndrimesh ka kohë që po qarkullojnë nëpër skenat e ndryshme. Këtej edhe unë për këtë e kam shkruar në disa punime dhe i kam bërë edhe disa komente konkrete. Presioni ndaj Kosovës i Brukselit dhe i Uashingtonit është i lartë dhe pa ndonjë parim ose bazë të qartë juridiko-politike. Me këtë presion po bëhen lëshime ndaj shovinizmit serbomadh në llogari të shqiptarëve dhe të Kosovës. Bota serbe po fiton.Me formimin e asociacionit në fakt po realizohet ideologjia serbomadhe për një botë serbe nacional-shoviniste. Me këtë po realizohet interesi nacionalist serb dhe kombi serb, edhe pse në pakicë nëpër vende të ndryshme, po fiton subjektivitet dhe po krijohen kushtet për një Serbi të Madhe. Nacional shovinistët serb e fituan Republikën serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë me dhunë e terror, me gjenocid. Po me dhunë e masakra pas Luftës së Dytë Botërore nacional shovenistët serbe e serbizuan Vojvodinën. Po punojnë për të serbizuar Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun. Tash edhe territoret shqiptare të kolonizuar me kolonë serb në Kosovë po i organizojnë në asociacion.
Kjo botë serbe në ideologjinë neo-shvenite serbe po bëhet realitet dhe pritet bashkimi i tyre edhe territorial.
Marko Gjuriq deklaroi: " Jemi në kohën kur domosdo duhet të angazhohemi për të realizuar botën serbe në hapësirë territoriale".Këtë e tha i afërmi i kriminelin Vuçiq. Çka tregon e politikën nacional-shoveniste dhe raciste të qeverisë serbe.
Priten edhe veprime konkrete. U ndërtua Republika serbe dhe tash po ndërtohet edhe asociacioni. Këtej po bëhet realitet bota serbe e bashkuar. Dhe, mu këtej është e pa pranueshme pikëpamja amerikane dhe e UE-së për asociacionin.
Me atë vetëm po bëhet realitet politika raciste dhe Serbia e madhe. Këtë botë serbe nuk e pranojnë shqiptarët.
Por, kjo botë serbe duket se sikur është harruar nga faktori ndërkombëtar se çka bëri në vitet e 90-a të shekullit XX.
Atëherë dhuna dhe gjenocidi u krye nga bota serbe e Sllobodan Millosheviqit, ndërsa tash po vazhdon nga bota serbe e Aleksandër Vuçiqit. Kjo kurrë nuk do të realizohet dhe kurrë nuk do të pajtohen popujt liridashës me botën e tillë serbe.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".