
Lexoni edhe:
Liberalizimi i vizave për Kosovën jo më vonë se 1 janar 2024
Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri
Presidentin dhelparak dhe stër mashtrues serb Aleksandër Vuçiq, i mësuar të nënshkruaj marrëveshje që nuk i zbaton dhe të zgjedhë vetëm ato të cilat i pëlqejnë, siç ka vepruar tash e mbi një dekadë me radhë, marrëveshjen mbi propozimin evropian, të cilën ishte i detyruar ta zbatonte, nuk pranoi ta nënshkruante fare, duke u deklaruar vetëm formalisht (me fjalë), se pajtohej me zbatimin e saj, gjë që ngritë serish një pikëpyetje të madhe se çfarë insinuatash të reja, ka në planë,ky pasardhës i kasapit Millosheviq, t`ia kurdisë serish Kosovës, përmes bandave kriminale serbe në veri të dirigjuara nga vet Vuçiq.
Liberalizimi i vizave për Kosovën jo më vonë se 1 janar 2024Lexoni edhe:
Madje, përderisa në të kaluarën, ai formalisht i nënshkruante marrëveshjet, por nga momenti që largohej prej takimit, i kthehej politikës së vjetër të zvarritjes dhe mos zbatimit të tyre, këtë të fundit, i zënë ngushtë nga detyrimi për zbatimin e saj, zgjodhi serish, që të deklarohet vetëm në mënyrë formale, se pajtohet, por nuk pranoj ta nënshkruaj, ndaj habit shumë fakti se si ndërmjetësuesit evropian heshtën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke mos i bërë fare presion edhe presidentit serb, siç janë hedhur në këmbë, të gjithë, duke i bërë trysni të jashtëzakonshme nga të gjitha anët vetëm Kosovës. Për aq më tepër, siç vërtetoi këto ditë edhe kapja e armëve dhe disa mijëra copë të fishekëve e municionit luftarak, të kalibrave të ndryshëm, të ekstremistëve serb, duke e futur nga Serbia në veri të Kosovës, duket se Vuçiq ka një plan ogurzi rezervë, dhe dëshiron ti ngritë edhe njëherë bandat kriminale të dirigjuara prej tij, që në krye me kriminelin Milan Radojçiq, Zvonko Veselinoviq etj, me udhëzimet e marra nga Serbia, në prag të mbajtjes së zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës,ta inskenojnë serish tensionimin artificial të gjendjes për ta imponuar me çdo kusht "zajednicën" serbe, ndërsa pjesa tjetër e planit franko-gjerman të zvarritet deri në hedhjen e tij në harresë. Në anën tjetër, akti i 27 shkurtit vërteton edhe njëherë më tepër se u dogjën "bash" të gjitha kartat pjerrura edhe të krerëve të partive të inkriminuara opozitare, dhe pseudo-analistëve të prodhuar nga koluaret e segmenteve të kriminalizuara politike të cilët me javw të tëra, e sidomos javën e fundit, paragjykuan, sikur të flisnin nga Beogradi, duke shkuar deri atje, sa paralajmëruan 27 shkurtin, edhe si dita “D” kur, sipas tyre, Albin Kurti do të dorëzohej në Bruksel dhe do ta formonte Asociacionin kundër kushteues të Komunave serbe sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013-dhe 2015, nga kuislingët Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Prandaj BE, nëse bile kësaj radhe, të paktën planin e propozuar prej saj, e ka marrë seriozisht dhe nuk është e prirur për zvarritjen edhe të planit franko gjerman, për një dekadë tjetër, pasi që në fakt, është pranuar nga të dyja palët si dokument bazë mbi të cilin duhet punuar dhe aktualisht konsiderohet si drita e vetme në fund të tunelit të gjatë e projekt ndër më të mirët për dialogun e deritanishëm, duhet ta kthej trysnin ndaj Serbisë, që të zgjidhet përfundimisht çështja kryesore në mes të dy vendeve të cilat pretendojnë rrugëtim të përshpejtuar për anëtarësim në BE: Në të kundërtën Vuçiq në ditët dhe muajt në vijim, i cili është mësuar, që gjatë gjithë kohës, formalisht të pajtohet, e nënshkruaj marrëveshje, por nga momenti i largimit prej takimit, ti kthehet politikës së vjetër të zvarritjes dhe të mos zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara me dorën e tij, duke u maskuar pas tensioneve artificiale të ngritura nga vet ai në veri të Kosovës, në mënyrë që ti shkojë deri në fund, praktikës së refuzimit deri në hedhjen në harresë dhe kërkesave për riciklimin e tyre, në nën-marrëveshje të reja, nëse nga BE, as kësaj radhe nuk imponohen kushte duke i pasur mbi supe edhe “superfuqitë”të cilat detyrojnë zbatimin pa kthim dhe sa më shpejt të tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".