Liberalizimi i Vizave për Kosovarët  peng i lidhur ngushtë me dialogun dhe  marrëveshjen për normalizim me Serbinë

Liberalizimi i Vizave për Kosovarët  peng i lidhur ngushtë me dialogun dhe  marrëveshjen për normalizim me Serbinë

Hajrullah Tërnava

  • 12 March 2023 - 08:58

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Aktivitetet e vrullshme ndërkombëtare që tani po bëhen  që të pajtohen dy shtetet fuqi Serbia dhe Kosova, dhe me faktin e pajtimit që duhet të ndodhë, të gjitha gjasat janë se mundë të vjen edhe deri te njohja reciproke e dy shteteve, por nëse menjëherë nuk ndodhin njohjet reciproke, tani është përgatitur plani franko-gjerman i cili i hap rrugë Kosovës për të ardhmen e sajë, e që Serbia do të duhet që të zotohet se në rrugëtimin e Kosovës drejt institucioneve ndërkombëtare sikur që janë shtetet e BE, OKB, NATO, INTERPOL, UNESKO.

 

Serbia detyrimisht duhet merr obligime që mos ta pengoj Kosovën drejt qëllimeve të saja, prandaj forma e imponuar për këtë plane franko-gjerman, merre ose leje është një mënyrë që ai që pranon këtë plan do të këtë perspektivë si në investime të ndërkombëtarëve dhe benefite tjera, kurse shteti që se pranon këtë plane do të ketë pasoja jashtëzakonisht të mëdha për ardhmërinë e ati shteti që nuk e pranon këtë plan,  prandaj ky intensifikim i vizitave të njerëzve zyrtar të shteteve të BE e ka domethënien e vetë, dhe si po shihet se është vizita e të deleguarit të BE-së në Prishtinë Miroslav Lajcak, e fundit për të marr garanci nga institucionet e Kosovës për gatishmërinë e nënshkrimit të Propozim marrëveshjes sipas projektit franko gjerman në takimin e 18 marsin në Ohër të Maqedonisë Veriore, dhe planit kohor për zbatimin e tij, për të cilin Kryeministri Kurti ishte zotuar se ka qenë i gatshëm ta nënshkruar edhe në takimin e fundit, por ishte pala serbe ajo që ka refuzuar dhe firmosja e tij nga të dyja palët është prolonguar për takimin e radhës që është caktuar. Të gjitha gjasat tani janë se po përdoret edhe liberalizimi i vizave për Kosovën paralelisht me procesin e dialogut, si karrot për joshjen e Kosovës dhe “shpërblim” për pranimin e propozimit franko gjerman, pasi të njëjtën ditë të vizitës së Lajçakut në Prishtinë, është marr vendimi unanim i Këshilli të Ministrave të BE-së i cili e ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën, sipas procedurës në lexim të parë, pa asnjë kundërshtim. Ky vendim i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian vjen pas votimit pozitiv që kishte ndodhur më 12 janar të këtij viti nga Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, i cili në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave kishte votuar me shumicë dërmuese pro liberalizimit të vizave. Ndërkaq, më 14 dhjetor të vitit të kaluar Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. 

Për dialogun, arritjen e shpejtë të marrëveshjes me Serbinë, pajtimin e palës kosovare me planin evropian dhe liberalizimin e vizave, është biseduar edhe në takimin e fundit të zhvilluar nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak me krerët e shtetit të Kosovës Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurtit. Nga Kabineti I Presidentes është njoftuar se në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçk, prandaj u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për një proces, i cili i kontribuon paqes afatgjatë, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon. Tutje thuhet se Presidentja Osmani potencoi se aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë, të dakorduar në Bruksel, duhet të jetë në frymën e parimeve të miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht, paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës. 

Tutje, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut dhe e koordinuar me partnerët e saj, ndërsa ka ritheksuar se fjalën përfundimtare rreth një marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës në përputhje me procedurat kushtetuese. Po ashtu aty thuhet se Presidentja Osmani ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian ku në mënyrë unanime është miratuar e drejta e qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar në shtetet e zonës Schengen pa vizë. Rrugëtim serioz me mbështetje pozitive kishte filluar në tremujorin e fundit të vitit të kaluar kur Ekipet negociuese të Parlamentit Evropian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Institucionet e BE-së ranë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

Sipas rregullave, mbajtësit e pasaportave të Kosovës që udhëtojnë në BE pa viza, do të mund të qëndrojnë për 90 ditë, në çdo periudhë 180 ditore. Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave është edhe një hap përpara në këtë proces drejtë finalizimit, por që me gjasë po përcillet hap pas hapi edhe më përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke përcjellur dhe vlerësuar qëndrimet parimore të bashkëpunimit të palës kosovare. Pas miratimit në lexim të parë të vendimit nga Këshilli i Ministrave, kjo çështje duhet të kalon dhe miratohet edhe nga Parlamenti Evropian, dhe më pas vendimi publikohet në Gazetën zyrtare me datën përkatëse të hyrjes në fuqi dhe fillim zbatimi.

Të gjitha faktet e tanishme janë duke e argumente se plani në fjalë, do ti shërbej pajtimit të dy shteteve, dhe investimeve materiale në këto dy shtete do të ndodhin, ku do te hapen vende të reja punë dhe tani të rinjtë nuk do të kenë shkas për ta lëshua vendlindjen e tyre, dhe me një fjalë punësimet e tyre me të ardhura personale të mira do të është një shkas tjetër edhe për të tjerët që kanë shkua jashtë shtetit të tyre për punësime, që të kthehen edhe ata në vendlindjet e tyre mbasi për shumë të rijnë do të hapen vende të reja punë, dhe me këtë do të rritet dukshëm standardi i qytetarëve. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".