Republika e Kosovës gjendet para falimentimit

Republika e Kosovës gjendet para falimentimit
Republika e Kosovës gjendet para falimentimit

Muhamet Kelmendi

  • 29 April 2023 - 09:01

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Më 2 maj do të vjen një draft Statut i Asociacionit që ndërtohet në hapësirën territoriale të Kosovës nga Serbia. Dhe, këtej, do të kemi një draft Statut të shtetit të ri serb në Kosovë. Ndërsa, dihet se ky Statut nuk guxon të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Nuk lejohet të ketë pushtet ekzekutiv dhe as të krijohet një pushtet i tretë. Këto janë faktet që do të tregojnë se ku gjendet z.Kurti!

-Në skenën politike të Kosovës, me 24 Prill u paraqit nga Kryeministri i Kosovës, z. Kurti, informacioni se, "statutin e Asociacionit nuk dinë kush e përpilon dhe se atij nuk iu ka lejuar ta përpilon të njëjtin".

Ky informacion u zgjerua dhe doli në shesh komisioni për hartimin e statutit për Asociacion. U pa se komisioni përbëhet kryesisht nga serbët që i takojnë pushtetit aktual në Serbi. Kryesuese e komisionit qenka Daniela Vujovic e partisë së kriminelit të luftës Vuçiq. E dhëna se Kosovës nuk iu lejua si shtet ta përpiloj Statutin e Asociacionit është papërgjegjësi totale e Qeverisë së Kosovës. Të thuhet, " nuk u lejuam ta përpilojmë Statutin", tash disa ditë para takimit më 2 maj në Bruksel, në mes z. Kurtit dhe kriminelit të luftës Vuçiqiq, ku pjesë e agjendës është edhe prezantimi i draftit të Statutit për Asociacion, është jo vetëm papërgjegjësi politike e Qeverisë Kurti, por edhe një veprim feminor i Kurtit në dialog. Padituri totale!! Apo! Ky veprim përmban shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës. Ekipi është dashur të jetë i Qeverisë së Kosovës, e jo që në ekip për Statut të jenë anëtarët e partisë së kriminelit të luftës Vuçiq; nga një shtet tjetër, për shtetin e Kosovës. Pyetja paraqitet: Çfarë bëri z. Kurti në Bruksel dhe në Ohër?

Shkoi atje për të arritur "fitore të "Piros"!

Apo!

Shkoi në dialogim për të mbrojtur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës që e la në baltë dhe e vendosi në "pazar". Mos shkoi atje për të shprehur dokordësinë për Asociacion! Është tejet e rrezikshme forma e punës së bërë nga shteti serb për Asociacion në Kosovë. Ku është parë kjo në botë! Nuk ka fare bazë juridike, as kushtetuese, sikundër s’ka rast të njëjtë në botë, që dikush tjetër të harton draftin e Asociacionit që do të ndërtohet brenda shtetit tjetër, si në Republikën e Kosovës.

Kjo është bazë për largim nga pushteti i Qeverisë Kurti.

Madje është edhe bazë për përgjegjësi jo vetëm politike, por edhe penale. Më 2 maj do të vjen një draft Statut i Asociacionit që ndërtohet në hapësirën territoriale të Kosovës nga Serbia. Dhe, këtej, do të kemi një draft Statut të shtetit të ri serb në Kosovë. Ndërsa, dihet se ky Statut nuk guxon të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Nuk lejohet të ketë pushtet ekzekutiv dhe as të krijohet një pushtet i tretë. Këto janë faktet që do të tregojnë se ku gjendet z. Kurti!

Më 2 maj bëhet vazhdimi i punës së Qeverisë ose ikja me "bisht nën këmbë" të z. Kurti nga Qeveria e Kosovës. Statusi i Asociacionit përcakton gjithashtu edhe të ardhmen Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, apo i copëtuar dhe i ndarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".