Statutin e Asociacionit të Komunave serbe po e harton ekipi i ndërtuar nga ish -qeveria Avdullah Hotit e lidhur me nëntokën serbe dhe krimin e organizuar!

Statutin e Asociacionit të Komunave serbe po e harton ekipi i ndërtuar nga ish -qeveria Avdullah Hotit e lidhur me nëntokën serbe dhe krimin e organizuar!
Statutin e Asociacionit të Komunave serbe po e harton ekipi i ndërtuar nga ish -qeveria Avdullah Hotit e lidhur me nëntokën serbe dhe krimin e organizuar!

Gani Qarri

  • 28 April 2023 - 16:56

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Përkundër faktit se Danijela Vujiçiq ishte anëtare e partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe deputete në Kuvendin e Serbisë, çuditërisht Qeverinë Hoti, jo vetëm që nuk e ka penguar as ky fakt i trishtë, por ka marrë vendimin që ajo të emërohet edhe koordinatore e Ekipit Menaxhues?! Dhe megjithëse pika e gjashtë parasheh që Ekipi Menaxhues të koordinohet dhe ti raportojë për aktivitetet e tij, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, përkundër faktit se më 18 prill, ministri i ka drejtuar këtij grupi, një ftesë për takim, ai është refuzuar publikisht dhe nuk ka marr asnjë përgjigje. Kështu që me plotë të drejtë dhe shqetësim vërtetë të madh, shtrohet pyetja se çfarë dokumenti mundë të prodhojë, një ekip i tillë, i cili jo vetëm që nuk punon në pajtim me kushtetutën, por nuk vepron as në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Përbërja një-etnike serbe e ekipit menaxhues, madje edhe me përfaqësim krejtësisht të njëanshëm politik, vetëm pro partisë se Aleksandër Vuçiqit është skenar i dizajnuar në mënyrën më cinike, për ta dështuar edhe procesin e hartimit të draft statutit të asociacionit të Komunave me shumicë serbe. E ekipi i formuar njëanshëm nga kriminelët Vuçiq-Radoiçiq, ka anashkaluar dhe injoruar tërësisht edhe qytetarët lojal serb që e kanë pranuar realitetin e ri politik dhe janë integruar në shtetin e Kosovës. Kurse pas publikimit edhe zyrtarisht të përbërjes së ekipit menaxhues, ai është kontestuar dhe kundërshtuar hapur si i pa përshtatshëm dhe i pa pranueshëm edhe nga vet politikanët serb që marrin pjesë në institucionet e shtetit të Kosovës! Për aq më tepër, edhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviç këshilltare në Qeverinë Kurti, ka reaguar ashpër kundër misterit të përbërjes së çuditshme të ekipit menaxhues duke deklaruar publikisht, se aty nuk janë angazhuar profesionistët por njerëzit lojal të Aleksandër Vuçiqit dhe jaranët e kriminelit Milan Radojçiq i cili udhëheq bandat serbe në veri të Kosovës! Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, ka deklaruar plot frustrim se është tepër e tmerrshme, kur shihet se në duart e kujt ka mbetur fati i serbëve të Kosovës, si Danijela Vujiçiq,deputete e SNS-it në Beograd, e cila është caktuar nga Vuçiqi që ta udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit. Kurse fatkeqësia më e madhe sipas zonjës Trajkoviq është fakti se e preferuara e Vuçiqit Danijela Vujiçiq, jo vetëm që nuk është juriste,por nuk ka as kualifikimin adekuate për këtë punë, përveç se është superfanse e Millan Radoiçiqit. Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ekipi menaxhues për hartimin e statutit të kësaj ngrehine antikushtetuese është bërë temë diskutimi tash e një kohë, gjersa për përbërjen e këtij ekipi nuk është diskutuar, pothuajse fare në të kaluarën. Vetëm pas publikimit të disa dokumenteve nga ministri aktual i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është kuptuar, se nga përbërja fillestare, dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Por megjithatë, në kohën sa ka udhëhequr Avdullah Hoti, me vendimin e vitit 2020 të qeverisë së tij, Danijela Vujiçiq ishte futur si anëtarja më e re e këtij ekipi. Madje përkundër faktit se Danijela Vujiçiq ishte anëtare e partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe deputete në Kuvendin e Serbisë, çuditërisht Qeverinë Hoti, jo vetëm që nuk e ka penguar as ky fakt i trishtë, por ka marrë vendimin që ajo të emërohet edhe koordinatore e Ekipit Menaxhues?! Dhe megjithëse pika e gjashtë parasheh që Ekipi Menaxhues të koordinohet dhe ti raportojë për aktivitetet e tij, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, përkundër faktit se më 18 prill, ministri i ka drejtuar këtij grupi, një ftesë për takim, ai është refuzuar publikisht dhe nuk ka marr asnjë përgjigje. Kështu që me plotë të drejtë dhe shqetësim vërtetë të madh, shtrohet pyetja se çfarë dokumenti mundë të prodhojë, një ekip i tillë, i cili jo vetëm që nuk punon në pajtim me kushtetutën, por nuk vepron as në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës. Pra ky ekip misterioz kontrollohet, dirixhohet dhe urdhërohet direkt nga Serbia dhe qendrat jashtë Kosovës, thënë shkurt dhe shqip nga vet zyra e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Beograd dhe strukturat e krimit të organizuar me në krye Milan Radojçiqin, në veri të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"