Florini ka përmbushur borxhin ndaj lirisë së Kosovës dhe UÇK-së !

Florini ka përmbushur borxhin ndaj lirisë së Kosovës dhe UÇK-së !
Florini ka përmbushur borxhin ndaj lirisë së Kosovës dhe UÇK-së !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 07 August 2023 - 18:58

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Mirëpo, qe    25 vjet në kohë paqeje së bashku me prindërit, me familjarët dhe me bashkëluftëtarët e Ilir Konushefcit dhe të Dr.Hazir Malajt,  është duke pritur  për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për vrasjen makabër të këtyre dy heronjve të kombit shqiptar.

S’ka dyshim se ngritja e një procesi të tillë gjyqësor,   do të hetonte dhe  zbulonte vrasjen e këtyre dy heronjve të UÇK-së, Ilir Konushefci (gjenerlamajor) dhe Dr. Hazir Malaj (mjek), të vrarë në një pusi në rajonin e Tropojës. Më 9 maj 1998. Mirëpo, fatkeqësisht shteti shqiptar ende nuk ka urdhëruar Prokurorinë, që të fillonte një proces gjyqësor  për të zbardhur engigmën 25-vjeçare të vrasjes së këtyre dy heronjve të Kosovës.

 Edhe Florini sikurse këshëriri i tij, Adrian Krasniqi, asgjë nuk kurseu për UÇK-në dhe për lirinë e shtrenjtë të Kosovës së Shqipërisë Etnike

Pikërisht, Adriani dhe Iliri ishinë ata, që Florin Krasniqin e bindën dhe e motivuan se  lufta e tyre ishte e drejtë  dhe e ligjshme për çlirimin dhe për shkolonizimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste gjenocidale (1912-1999).

Ndaj, nuk ka asnjë dilemë se, Florin Krasniqi (kushëriri i heroit të rënë të UÇK-së, Adrian Krasniqi) me veprën e tij patriotike në shërbim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, u dëshmua si një  nga mbështetësit dhe furnizuesit  më potencialë  të grumbullimit të armëve të UÇK-së (1998-99) në diasporën  shqiptare të Amerikës, patrioti dhe atdhetari i patrembur, biznesmeni i njohur në Nju-Jork, Florin Krasniqi ka merita të mëdha historike, politike , kombëtare dhe diplomatike, që  bashkëveproi, bashkëpunoi e bashkëkoordinoi ngusht me Mërgatën  Shqiptare në Nju-Jork… e gjetkë të Amerikës, si dhe ndikoi te  qarqet politike  shtetërore të Amerikës (jo vetëm politikisht, diplomatikisht, por edhe ushtarakisht të ndërhynin kundër trupave pushtuese barbare dhe gjenocidale serbe, me ç’rast në saje të bombardimit luftarak “78 ditësh” e detyruan Serbinë agresore dhe gjenocidale të kapitullonte dhe të tërheqet  përgjithmonë nga Kosova shqiptare. Këtë e  vulosi “Marrëveshja e Kumanovës e datës 9 qershor 1999, e arritur mes NATO-s dhe ushtarakëve pushtues kriminelë serbë me gjeneralin e tyre Nebojsha Pavkoviq në krye, të cilin Tribunali i Hagës (themeluar më 1993 nga OKB-ja)  në vitin 2009 e dënoi me “22 vjet për krime të luftës  në Kosovë”.

Pikërisht, Konferenca e Rambujesë me në krye Madeleine Albright (ish-sekretare e Departamentit Shtetëror Amerikan)  ishte ajo, që  në mars të vitit 1999 e njohu botërisht (duke u bazuar në rregullat dhe në parimet e së drejtës humanitare ndërkombëtare) , e ndërkombëtarizoi UÇK-në si Organizatë legjitime dhe legale në luftën kundër pushtuesit gjenocidal serb në Kosovë (1989-1999). Këtë, de fakto dhe de jure e provoi edhe ndërhyrja e aviacionit luftarak të NATO-s,  që më 24 mars deri më 10 qershor 1999 e bombardoi Serbinë dhe Malin e Zi-RFJ-në e Slobodan Milosheviqit, me ç’rast Kosova u çlirua përgjithmonë nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Nuk ka dyshim  se, gatishmëria dhe vullneti i Florin Krasniqit nga Nju-Jorku i Amerikës, që të vete në Prokurorinë e Tiranës për të deponuar dëshminë e tij, se kush dhe pse i kanë vrarë heronjtë e Kosovës: Ilir (H) Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj në rajonin e Tropojës (te përroi i Poravës së Fierzès) së Shqipërisë, më 9 maj 1998, duhet  mbështetur dhe marrë në konsideratë edhe nga qeveria e Shqipërisë, edhe nga qeveria e Kosovës, sepse  pas 25 vitesh, do të bëhej e mundur, që insituticonet dhe organet e sistemit të drejtësisë në Tiranë dhe në Prishtinë, që t’ia zbardhin fytyrën drejtësisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe humanizmit të dy shteteve demorkatike, siç janë Shqipëria dhe Kosova, aleate  të denja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Evropës së integruar demokratike perëndimore.

Dëshmia e mirëpritur e Florinit do të ndihmonte procesin gjyqësor, të organizuar qoftë në Tiranë, apo në Prishtinë për të zbardhur enigmën 25-vjeçare  të vrasjes së Ilir Konushefcit dhe të  Dr.Hazir Malajt.

Sipas deklaratës së Florin Krasniqit, Ilirin dhe Hazirin i ka vrarë dora e zezë kriminele e kontrabandistëve shqipfolës për llogari dhe përfitim parash, jo Serbia, siç shkruhet qe 25 vjet në media të ndryshme.

Për vonesën 25-vjeçare të mosnxjerrjes në bangën e zezë të dorasëve të ilirit dhe të Hazirit, të  cilët  më 9 maj 1998  te Përroi i Poravës së komunës së Fierzës,  i vranë në një pritë të organiozuar dhe të planifikuar në hollësi për likuidimin e gjeneralmajorit, Ilir (H) Konushefci dhe të Dr. Hazir Malajt.

Politika fiktive e Fatos Nanos   e ka bllokuar shtetin e së drejtës dhe po ngulfat sistemin demokratik.Këtë regres autokratik dhe monarkik nuk e do as Amerika e as BE-ja !

Ky është konstatim i shumicës dërrmuese të mediave shqiptare në Ballkan (1998-2023). Mirëpo, drejtësia e Shqipërisë ende nuk ka ndërmarrë asnjë vendim konkret për të vërtetuar se, kush e ka bllokuar së vepruari sisitemin e drejtësisë dhe të gjyqësisë në Shqipëri për të zbuluar kriminelët terroristë të Ilir Konushefcit dhe të Dr. Hazir Malajt.

Në lidhje me mospenalizimin juridik ligjor të deritashëm-vonesën 25-vjeçare ndaj këtij atentati terrorist kriminal, të kryer ndaj heronjve të pavdekshëm, Ilir Konushefci dhe Dr.Hazir Malaj, “golden guy” i UÇK-së, Florin Krasniqi shpalon këto teza konstatuese, të cilat nuk i kemi lektoruar për hir të ruajtjes së origjinalitetit të burimit të cituar medial “Sinjali.com”  :  1) “Është dëshpërim i thellë që edhe pas 24 vjetësh, një çerek shekulli, shteti shqiptar i ka krejt informacionet, ama krejt, krejt…kush ka qenë, ku ka qenë, dhe nuk e fillon një hetuesi, nuk i arreston disa njerëz qe bredhin rrugëve të Tiranës gjithë ditën, apo të Belgjikës ose të New York-ut; 2) Dy janë vra, vëllëzërit Demiri. Njëri është vra aty, njëri më vonë, njëri ka vdek me duket, tre ose katër tjerë qe kanë qenë në bashkëpunim janë gjallë dhe shëndosh e rahat, kërkush nuk i ngacmon. Shteti shqiptar i din emrat, mbiemrat, ku jetojnë edhe çka bojnë edhe nuk i arreston; 3) Nuk dihet se kush ka qenë vrasësi, këta kanë qenë katër vetë në pritë, njëri është plagos e është kthy, kur janë kthy janë kthy me përforcime, i kanë marrë edhe tre tjerë, është histori shumë e gjatë, ky emision nuk mjafton me i shpjegu pjesëmarrësit, por fajtor kryesor për vrasjen dhe mos-zbulimin e vrasjes së Ilir Konushevcit është shteti shqiptar; 4) Bindja ime është se Beslim Demiri, Agim Demiri dhe tre njerëz tjerë që janë gjallë, kanë dalë atë natë me fitu pare, lekë…nuk është dora e zgjatur e Serbisë qysh bëjnë trillime e fantazi, NO. Ata kanë dalë për lekun edhe gjithçka ka shku keq edhe vazhdon me shku keq, qekjo është përgjigja ime; 5) Shteti shqiptar ka dështu edhe vazhdon me dështu për një qerek shekulli për mos-zbardhjen e vrasjes së Ilir Konushevcit, shumë e thjeshtë. Unë jam në dispozicion kurdo Prokuroria e Shqipërisë, një telefon ma bënë, katër orë mos me pas trafik jam në Prokurori të Shqipërisë. Me dokumente, me fotografi e me letra, me çka të dojnë. Kjo është çështje e Prokurorisë, jo e një studio televizive. Prokuroria nuk don me vepru, se po të vepronte atëherë shqiptarët kanë me e pa realitetin e një ngjarje shumë të keqe, shumë të keqe…që ka ndodhur mes shqiptarëve, por jo prej dorës së zgjatur të Serbisë“[1]

Me gjithë kritikën objektive vlerësuese të Florin Krasniqit, se shteti shqiptar “mban përgjegjësi” për “konservimin”  dhe për falimentimin e deritashëm 25-vjeçar të  procesit gjyqësor ndaj Ilir Konushefcit dhe të Dr. Hazzir Malajt, këto teza nuk përbëjnë prova materiale juridike gjyqësore derisa vetë ndonjëra nga gjykatat përkatëse në Tiranë dhe në Prishtinë, të nxjerrë aktvendimin e formës së prerë, se cilat kanë qenë motivet dhe shakqet e vrasjes së heronjve të Kosovës, Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj.

Mirëpo, pavarësisht se çfarë aktvendimi i Gjyakës, të jetë miratuar, kryesorja është që sa më parë të jetë e mundur të flasë drejtësia si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, sepse askush nuk ka të drejtë të vihet mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi shtetin, dhe të urdhërojë bllokimin e  procesit gjyqësor të heronjve të kombit: Ilir Konushefci dhe të Dr. Hair Malaj. Thjesht, në sistemib demokratik, siç është ai në Shqipëri e në Kosovë, askush (qoftë ai edhe Fatos Nano) nuk ka të drejtë absolute, që të fshehë  krimet e askujt, sepse bie ndesh edhe me të drejtën e brendshme, edhe me atë ndërkombëtare. Me një fjalë, qeveria e sotme e Shqipërisë nuk duhet lejuar që shteti të vihet nën hipotekë dhe nën sanksione për hir të vendimit politik dekretues të Fatos Nanos(ish0kryeministër), që edhe më tej të fshihet vrasja e heronjve të UÇK-së: Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj. Përkundrazi, qeveria shqiptare, duhet të urdhërojë, që menjëherë të ngrihet procedura hetimore kundër vrasësve të Ilirit dhe të Hazirit.

Pra, pavarësisht se  kush është ai, qoftë  edhe ish-kryeministri Fatos Nano (ashtu si e kritikojnë masmediat qe 25 vjet), për të cilin thuhet se ai me dekret politik ka  “betonuar” një proces të tillë gjyqësor, ka bërë vepër penale, sepse  në mënyrë flagrante ka shkelur ligjin dhe kushtetutën e vendit (duke mohuar të drejtat dhe liritë e njeriut si një nga postulati kryesor i së drejtës ndërkombëtare dhe i Kartës së Kombeve të Bashkuara), si dhe ka shpërfilluar përgjegjësitë dhe detyrimet e shtetit ndaj respektimit të objektivave dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Nëse kjo vërtetohet nga Prokuroria e Tiranës, atëher֝ë, del se shteti i së drejtës dhe rendi demokratik janë në rrezik, ngaqë mbi to ka dalë politika dekretuese e “monarkut” Fatos Nano, i cili  si duket për ta shpëtuar veten dhe bashkëpunëtorët e tij ka bllokuar procesin gjyqësor qe 25 vjet ! Kjo, praktikisht, do të thotë se Fatos Nano me vetëdije dhe për ineteresa të tij personale dhe  të ndonjë grupi të interesit, tërë sistemin e drejtësisë e ka “paralizuar” , duke e vën shtetin nën hipotekë, se gjoja Shqipëria “është përgjegjëse” për zvarritjen 25-vjeçare të mosngritjes së procesit gjyqèsor   për t’i dënuar krimenlët vrastarë të Ilir Konushefcit dhe të Dr. Hazir Malajt (1998-2023).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".