Katundet e Kosovës pa blegtori!...

Katundet e Kosovës pa blegtori!...
Katundet e Kosovës pa blegtori!...

Ismail Muçiqi

  • 12 October 2023 - 13:48

Shkruan:Gazetari: Ismail Muçiqi

Viteve të fundit nëpër katundet e vendbanimeve gjithandej Kosovës numëri i kafshëve (i lopëve), i deleve, i dhive, është duke u zvogëluar me të madhe. Ky fenomen shumë shqetësues po ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e popullsisë e cila edhe kështu po ballafaqohet me qmime të larta të artikujve ushqimorë e sidomos me cilësinë e dobët të bukës (të grurit). Ky ndryshim i traditës së dikurshme kur pothuajse qdo familje nëpër katundet e Kosovës ka kultivuar – mbajtur së paku nga një lope qumështore për nevojat e përditshme të ushqimit të domosdoshëm për mbrojtjen e shëndetit të familjes. Tani banorët e shumë fshatrave dhe vendbanimeve rurale tani për shkak të mos mbajtjes së lopëve rrallë here kanë mundësi të ushqehen me qumshtë të cilin duhet blerë nëpër dyqane apo markete me qmime shumë të larta. Vite me radhe nga vendet e ndryshme te Botes nga Brazili, Amerika Latine, nga India, importohet mish me prejardhje te dyshimte, i konservuar me vite neper frigoriferë apo bodrume te ndryshme. Mendësia apo botëkuptimi i njerëzve se mund të jetojnë edhe pa blegtori është e dëmshme dhe e gabueshme në të gjitha aspektet e jetës. Kosova ka probleme të shumta në cilësinë e ushqimit të shëndoshë për qytetarët. Vite me radhë për shkak të cilësisë së dobët të grurit dhe kontrollit jo sistematik nga organet përkatëse Kosova konsumon bukën me cilësinë më të dobët në rajonin e Ballkanit.

Fabrikat e bukës dhe furrtarët privat gatuajnë jashtë standardeve dhe normave teknologjike të ushqimit duke na shitë bukë, (brumë) me sasi të madhe aditivi i cili e rrezikon shëndetin e qytetarëve. Mjerisht në tregun e Kosovës importohen mallra dhe artikuj ushqimorë nga viset e ndryshme pa kontroll ose importi bëhet fare formal pa ndonjë analize laboratorike se qfarë është cilësia e artikujve ushqimorë qfarë përbërje kanë, nga cila fabrikë prodhohet dhe sa i ndihmojnë shëndetit të popullsisë. Askush nuk qanë kokën për analiza të domosdoshme për ta bërë matjen apo përmbajtjen e llojeve të barërave të cilat përdoren për spërkatjen e bimëve me plotë kimikale.

Qytetarët e Kosovës konsumojnë për qdo ditë ushqime të llojeve të ndryshme nëpër kuzhina dhe restaurante private të cilat vite me radhë nuk janë kontrolluar asnjëherë nga inspekcioni higjenik sanitarë. Niveli i higjienës dhe i pastërtisë nëpër lokalet ku përgatitet ushqimi është për tu dëshiruar. Prandaj të gjitha këto të meta në konsumimin e ushqimit po ndikojnë edhe në shëndetin e përgjithshëm të popullsisë së Kosovës. Sot pothuajse qdo i treti qytetarë ka probleme shëndetësore nga hipertensioni, nga diabeti, nga sëmundjet e ndryshme të lukthit apo deri tek tumoret. Prandaj prioritet kombëtarë i Shtetit të Kosovës përkatësisht i Qeverisë të Kosovës do duhej të ishte mbrojtja e shëndetit të popullsisë përmes si program nacional strategjikë të sigurimit të ushqimit cilësorë (të shëndosh) për qytetarët e vendit. Mendësia primitive e një pjese të popullsisë në emër të transformimit (të civilizimit) duke e lënë anash bujqësinë apo shkatërruar blegtorinë është gabim në katrorë si në aspektin shëndetësorë atë ekonomik dhe në planin strategjik të Republikës së Kosovës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".