Me asnjë kompetencë të vetme për Asociacionin që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit, Hovenier e deklaron se edhe Amerika garanton

Me asnjë kompetencë të vetme për Asociacionin që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit, Hovenier e deklaron se edhe Amerika garanton
Me asnjë kompetencë të vetme për Asociacionin që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit, Hovenier e deklaron se edhe Amerika garanton

Hajrullah Ternava

  • 14 November 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani kur po ofrohet koha e miratimit të draft-statutit të Asociacionit, dhe kur ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier na fton që të filloj procesi i Asociacionit, e kur dihet që shteti i Amerikës është më meritori që ne tani jemi si shtet i pavarur, bëhet pyetja se a duhet ne ende të kemi dyshime për këtë Asociacion, që vet ambasadori Hovenier na bind se ky Asociaciacion është në përgjithësi në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

-Tani është thirrja e fundit e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, që sa më shpejtë dhe pa vonesë të fillon procesi i bërjes së Asociacionit, një kërkesë që do të duhej marr seriozisht, për ta bashkuar dhe unifikuar gjithë spektrin politik të Kosovës, sepse pavarësisht faktit që draft-statuti akoma nuk është me detaje i publikuar, Hovenier ka garantuar se ai dokument është plotësisht i harmonizuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nuk përmban kompetenca ekzekutive që emitojnë Republikës Srpska në bonjë, është zgjidhje e balancuar e modeleve evropiane dhe nuk paraqet asnjë rrezik për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Madje Hovenier, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm për ta pranuar si tërësi draft-statutin e Asociacionit, se drafti do të bëhet publik në një kohë të përshtatshme.

“Kryeministri Kurti na ka bërë me dije që është i gatshëm ta pranojë si tërësi draftin e Asociacionit. Dhe në një kohë të përshtatshme, jam i sigurt se publiku do ta ketë mundësinë ta vlerësojë draft-statutin. Ajo kohë do të përcaktohet në koordinim me Qeverinë e Kosovës dhe emisarin Lajçak”, është shprehur Hovenier. Përndryshe, ambasadori amerikan ka shtuar se është i habitur me numrin e njerëzve që po e komentojnë draft-statutin pa e parë atë, dhe ka deklaruar dhe siguruar se draft-statuti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Një deklarim i ambasadorit amerikan është dëshmia më e fortë që kosovarët pa hezitim dhe dyshime duhet ta miratojnë Asociacionin e paraparë që duhet të miratohet, dhe me këtë do të përfundoj edhe koha e dyshimeve rreth kësaj çështje të deri tashme, dhe definitivisht nga ky miratim do të vjen deri te pajtimi i paraparë sipas marrëveshjes së Ohrit, dhe pas kësaj periudhe do të filloj një jetë e re më e rehatshme për të gjithë qytetarët e shumë shteteve të Ballkanit, e sidomos të Serbisë dhe Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".