Këshilli Prokurorial i Kosovës në shërbim të nëntokës kriminale mban peng zgjedhjen e Krye Prokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës në shërbim të nëntokës kriminale mban peng zgjedhjen e Krye Prokurorit të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës në shërbim të nëntokës kriminale mban peng zgjedhjen e Krye Prokurorit të Shtetit

Gani Qarri

  • 01 December 2023 - 17:09

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Përveç se është cilësuar, proces i parregullt dhe i manipuluar, vëzhguesit nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare, kanë evidentuar të paktën “10 shkelje në procedurën e përzgjedhjes së Krye Prokurorit”, ndërsa e para e shtetit pati theksuar se ka qenë edhe e shantazhuar dhe ka marrë edhe kërcënime nga disa persona për mos-dekretimin e Isufajt. Kështu që Historia e konkursit të pa finalizuar për kryeprokuror të shtetit, nga një proces i kundërshtuar dhe alarmuar si krejtësisht i pa rregullt nga shoqëria civile dhe ambasadat e huaja në Kosovë, me manipulimet e vet Këshillit Prokurorial, po futet në përvjetorin e dytë. Këshilli Prokurorial i Kosovës me kohë ishte paralajmëruar të përgatitet për përsëritje të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të shtetit, sepse, gjetjet e shkeljeve në proces kandidimi, intervistim dhe vlerësim, madje ishte avancuar kandidati që nuk e ka merituar.

 

Presidentja e vendit, gjatë një konference për media, muajin e kaluar, sqaroi publikisht se nuk e ka dekretuar për Kryeprokuror të ri të Shtetit, Blerim Isufajn, për shkak se procesi i përzgjedhjes, në tërësi, nga të gjithë vëzhguesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, përfshi edhe ambasadat e shteteve mike në vendin tonë, është cilësuar, proces i parregullt dhe diskriminues, të cilat kanë evidentuar mese “10 shkelje në procedurën e përzgjedhjes manipuluese të Kryeprokurorit”! Ndaj dhe habit fakti se pse zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit, nga vet Këshilli Prokurorial i Kosovës, po futet në rrugë pa krye, dhe deri kur do të lejohet të vazhdojë loja e inkriminuar e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me mbajtjen peng të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të shtetit?! Madje megjithëse presidentja Vjosa Osmani e ka bërë publik dhe fuqiplotë vendimin e saj për mos dekretimin e kandidatit Blerim Isufaj, Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk tregon asnjë shenj se është duke vepruar për ti dhënë zgjidhje këtij problemi që vetë e kanë ngatërruar deri në këto përmasa vërtetë të dyshimta dhe shqetësuese. Dhe në fakt me veprime të tilla, duket se prokurorët e korruptuar, po i frikësohen jashtë çdo mase, zgjedhjes së një krye timonieri të pastër në krye të këtij institucioni, i cili obligohet ti adresojë përgjegjësit individual dhe kolektiv, në mënyrë që të marrin fund manipulimet dhe të mos lejohet më tej, që prokuroria të vazhdojë rolin e avokatisë dhe strehës mbrojtëse të nëntokës së krimit të organizuar, në vend. Përndryshe në vend që, pas vendimit të Presidentes për mos dekretim të Blerim Isufajt, KPK-ja të shpallë konkurs të ri apo ta rishikojë gjithë procesin dhe strukturën e kandidatëve me kujdes të shtuar, duke përfshirë edhe procesin e vlerësimit dhe të poentimit, më 1 nëntor, KPK-ja e kishte dërguar përsëri, edhe për herë të dytë emrin e Isufajt për dekretim për Kryeprokuror tek presidentja Osmani, përkundër se kjo kishte refuzuar ta dekretojë me 17 tetor, duke konstatuar me fakte, procesin e përzgjedhjes, të parregullt dhe të manipuluar. Për aq më tepër Presidentja e vendit gjatë një konference për media muajin e kaluar, sqaroi publikisht se nuk e ka dekretuar për Kryeprokuror të ri të Shtetit, Isufajn, për shkak se procesi i përzgjedhjes, në tërësi, nga të gjithë vëzhguesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, përfshi edhe ambasadat e shteteve mike në vendin tonë, e kanë cilësuar, proces të parregullt dhe diskriminues. E përveçse është cilësuar, proces i parregullt dhe i manipuluar, vëzhguesit nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare, kanë evidentuar të paktën “10 shkelje në procedurën e përzgjedhjes së Krye Prokurorit”, ndërsa e para e shtetit pati theksuar se ka qenë edhe e shantazhuar dhe ka marrë edhe kërcënime nga disa persona për mos-dekretimin e Isufajt. Kështu që Historia e konkursit të pa finalizuar për kryeprokuror të shtetit, nga një proces i kundërshtuar dhe alarmuar si krejtësisht i pa rregullt nga shoqëria civile dhe ambasadat e huaja në Kosovë, me manipulimet e vet Këshillit Prokurorial, po futet në përvjetorin e dytë. Këshilli prokurorial i Kosovës me kohë ishte paralajmëruar të përgatitet për përsëritje të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të shtetit, sepse, gjetjet e shkeljeve në proces kandidimi, intervistim dhe vlerësim, madje ishte avancuar kandidati që nuk e ka merituar. Aktualisht ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vazhdon të mbetet Besim Kelmendi, i cili megjithatë, i ka edhe kompetencat e plota të Kryeprokurorit, ndërsa Blerim Isufaj mbanë pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Më 20 prill të këtij viti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në seancën plenare, kishte “sulmuar” publikisht Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për përfshirjen e tij edhe në mbulimin e rastit të vrasjes së zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës. Një ish prokuror i cili, sipas kryeministrit është i mirënjohur në skenën tonë publike që rastin e vrasjes së Dino Hasanajt, ish-shefit të AKP-së, e kategorizojë si "vetëvrasje", ndërkaq rastin e vetëvrasjes së Hamdi Sopa-jt, ish-drejtorit të informimit në Kryeministri, e shndërrojë në "vrasje”! Një ish prokuror që siç shprehet kryeministri i vendit, nuk e ka të fituar në Gjykatë asnjë rast, i njëjti, tani me imponim nga KPK, dëshiron të bëhet edhe Kryeprokuror shtetit, akt që kryeministri është zotuar se nuk do të lejohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online