Politika kosovare fajtore pse nuk kemi njohje të reja ndërkombëtare, jemi larg anëtarësimit në NATO

Politika kosovare fajtore pse nuk kemi njohje të reja ndërkombëtare, jemi larg anëtarësimit në NATO
Politika kosovare fajtore pse nuk kemi njohje të reja ndërkombëtare, jemi larg anëtarësimit në NATO

Muhamet Kelmendi

  • 17 December 2023 - 08:50

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Realizimi i sukseseve varet kryesisht nga politika brendshme ekonomike, politike dhe shoqërore; varet kryesisht nga ndërtimi i shtetit të lirë, ligjor dhe demokratik. Ndarja e ashpër në qëndrime politike, konfliktet e thella pozitë - opozitë, përcaktimet e paqarta në politikën brendshme dhe sidomos në atë të jashtme, kryesisht në raport me BE-në, me Anglinë, me shtetet demokratike dhe me SHBAnë dërguan në pasivitet dhe dështim të madh.

 

Republika e Kosovës, veç sukseseve, ka edhe dështime në ndërtimin e shtetit dhe në raport me faktorin e jashtëm, në njohje të shtetit sovran në Kosovës. Edhe shtetet mike, si dhe vetë BE e SHBA-të, zgjodhën rrugën e asociacionit, si fakt të përafrimit me Serbi, në vend të presionit ndaj Beogradit dhe, sidomos 5-së së BE-së, që nuk e ka njohur Kosovën. Për shkak të dështimeve në njohje dhe në anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kemi ngecje. Kjo, edhe pse kemi politikë të gabuar të qendrave vendosëse të demokracive perëndimore. Megjithatë, nuk mundë të thuhet se dështimi vjen vetëm nga raportet e jashtme diplomatike, ndonëse është çështje jetike për suksese, por vjen edhe nga gjendja brenda Republikës. Realizimi i sukseseve varet kryesisht nga politika brendshme ekonomike, politike dhe shoqërore; varet kryesisht nga ndërtimi i shtetit të lirë, ligjor dhe demokratik. Ndarja e ashpër në qëndrime politike, konfliktet e thella pozitë - opozitë, përcaktimet e paqarta në politikën brendshme dhe sidomos në atë të jashtme, kryesisht në raport me BE-në, me Anglinë, me shtetet demokratike dhe me SHBA-në dërguan në pasivitet dhe dështim të madh. Politika diplomatike ndërtohet mbi disa faktor, dhe kryesisht të brendshëm. Këtu duhet përmendur: 1. Ndërtimin e një armate ( ushtrisë) së fortë. 2. Zgjidhja e konflikteve të brendshme politike midis pozitës dhe opozitës. 3. Ndërtimi i një ekonomie stabile në vend, me të drejtat sociale. 4. Ndërtimi i një sistemi juridik ligjor dhe kushtetues. 5. Unifikimi i qëndrimeve politike e diplomatike, si dhe përfshirja e shumë faktorëve në diplomaci, duke marrë kuadro nga opozita, shoqëria civile, nga Akademie e Shkencave, e duke shkuar edhe te kuadri i jashtëm. 6. Zgjidhja e taktikave adekuate në diplomaci, çdo herë në përforcim të strategjisë. Natyrisht se ka edhe shumë faktor të tjerë. Politika amerikane qëndron fillimisht në faktin se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë një Republikë tjetër serbe në Kosovë. Asociacioni kërkohej të ndërtohej brenda ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Mirëpo, bazë e këtij ndërtimi ishte njohja de-jure e shtetit, e Republikës. As 5-a e BE-së nuk e njohi Kosovën. Z.Edvard P.Joseph, në Universitetin "Johns Hopkins" ka deklaruar: " Njohja ndërkombëtare e Kosovës shënon fundin e "Serbisë së madhe", duke ndikuar pozitivisht edhe në rajon (...). Kjo është arsyeja pse njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit". Këtë e injoruan ndërkombëtarët. Kosova bëri politikë të gabuar në hapa dhe në taktika të angazhimit politik etj., duke sjellë strategjinë në fillim, pa i përdorur taktikat adekuate. Me këtë u konsumua shumë kohë dhe e detyroj Uashingtonin që të heqi dorë nga njohja de-jure e shtetit. Me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneks marrëveshjen e Ohrit u hoq dorë nga dy çështje madhore: 1. Nga njohja ndërkombëtare e Kosovës, punë që duhej ta bënte BE, sidomos nga ana e BE-se, NATO dhe 2. Nga njohja de-jure e Kosovës nga Serbia. Tash kemi vetëm njohjen de-fakto. Pra, u kalua nga njohje de-jure në gjoja njohje de-fakto, që në realitet është ekzistuese, sepse Republika e Kosovës ekziston, si dhe u la njohja de-jure dhe njohja nga 5-a e BE-së. Këtej nuk iu vunë sanksionet Serbisë për heqjen e Kosovës nga normat kushtetuese serbe. Me këtë iu dha mundësia Serbisë të luftoj në çdo kohë për të rikthyer sovranitetin e shtetit serb në Kosovë. Gabimet tilla e dobësuan Kosovën dhe krijuan edhe konflikte të ashpra të brendshme. Në parlament nuk u arrit kurrë ndonjë bazë unifikimi të qëndrimeve për raportet me shtetin serb dhe faktorët ndërkombëtar. Vazhdoj amullia, paqartësia dhe urrejtja, deri në armiqësi midis pozitës e opozitës. Uniteti mungoj. Tash nga Kosova u pranua ndërtimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe me statut, duke bërë marrëveshje me shtetin serb edhe pa njohje de-jure. Marrëveshja nuk u nënshkrua nga Serbia. 5-a e BE-së nuk po e njeh Kosovën. Është larg, shumë larg anëtarësimi në NATO, në Këshillin e Evropës, në BE dhe në OKB. Si shtet dhe shoqëri kemi shumë dështime. Asociacioni po ndërtohet. Në organet e këtij subjekti po kalojnë kompetencat e komunave plus kompetencat e dhëna me statut. Kështu po ndërtohet një autonomi e gjerë me elemente shteti. Këtu është dështimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".