
Lexoni edhe:
Interesi madhor i shtetit duhet të mbrohet stoikisht dhe besnikërisht, me dinjitet dhe guxim për veprim
Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani
Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nga Franca apo edhe Gjermania, është politik dhe në kundërshtim me aktet relevante dhe funksionale të KiE. Kosova legalisht bazuar në rregullativën e KiE i plotëson të gjitha kriteret bazë dhe procedurat teknike. Asociacioni është obligim i brendshëm vendor, pra nevojë vendore e Kosovës, nëse vlerëson se janë plotësuar konditat bazë që nuk prekin rregullimin Kushtetues. Asociacioni nuk mund të jetë në asnjë mënyrë kriter për anëtarësim në KiE.
Kosova vazhdimisht po mbahet nën presion, në mënyrë të planifikuar, sepse po dëshirohet që të arrihen disa qëllime ndërkombëtare. Mendoj që ky presion do të vazhdon të mbetet akoma në fuqi. Politika kushtetuese dhe shtrënguese është arsye dhe mjet për të gjetur zgjidhje në situata të pakëndshme politike. Serbia nuk mundë të kushtëzohet sepse nuk e ka ende akçes në BE. Madje Aleksandër Vuçiq u deklarua për politikë neutrale në mes lindjes dhe perëndimit, apo Rusisë, Kinës ,Indisë dhe perëndimit. Kjo politikë deri tash ka pasur dhe po ka sukses. Serbia nuk ka kurrfarë interesi serioz të jetë pjesë e BE-së. Nëse e shohim nga aspekti i zhvillimit ekonomik,
Serbia e ka një ekonomi që nuk është aq e dobët kur krahasohet me vendet e rajonit. Ka kredi dhe merr kredi ndërkombëtare, nga BE merr disa donacione, e pikërisht ky është interesi i Serbisë. Pra nuk ka interes jetik për anëtarësim në BE. Me këtë politikë të sjelljes neutrale ndaj lindjes dhe perëndimit, po vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në raport me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, dy vende që po i mban nën tensione. Presidenti Serb Aleksandër Vuçiq asnjërin problem nuk është i disponuar dhe i gatshëm që ta zgjidhe, sepse nuk pajtohet me realitetin aktual. Politika e Vuçiqit është që mundë të definohet vetëm si politikë e status- quos, politikë pauze, jo përkushtim por tensionim,jo zgjidhje dhe pritje për momente tjera historike për të nxjerr dobitë shtetërore.
Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nga Franca apo edhe Gjermania, është politik dhe në kundërshtim me aktet relevante dhe funksionale të KiE. Kosova legalisht bazuar në rregullativën e KiE i plotëson të gjitha kriteret bazë dhe procedurat teknike. Asociacioni është obligim i brendshëm vendor, pra nevojë vendore e Kosovës, nëse vlerëson se janë plotësuar konditat bazë që nuk prekin rregullimin Kushtetues. Asociacioni nuk mund të jetë në asnjë mënyrë kriter për anëtarësim në KiE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".