KRYETARI I SERBISË NAZIFASHISTE PROVOI NË ASAMBLENË E OKB GJENOCIDIN NË SREBËRNICË TA MBULOJË ME FLAMUR TË PËRGJAKUR

KRYETARI I SERBISË NAZIFASHISTE PROVOI NË ASAMBLENË E OKB GJENOCIDIN NË SREBËRNICË TA MBULOJË ME FLAMUR TË PËRGJAKUR
KRYETARI I SERBISË NAZIFASHISTE PROVOI NË ASAMBLENË E OKB GJENOCIDIN NË SREBËRNICË TA MBULOJË ME FLAMUR TË PËRGJAKUR

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 26 May 2024 - 14:56

Shkruan: Akademik Prof DR Hakif Bajrami 

Gjenocidin në Kosovë nuk ka flamur që e mbulon, ja faktet! Pranojeni krimin- pendohuni për fajin dyshekullor ndaj shqiptarëve serbianë! Oj Serbi je bërë horrë pa çare, Aleatët gjithnjë po i blen me pare. Që nga sot bota e dijti, Në çafë të rrinë gjenocidi. Është i rëndë si plumbi i pushkës, Të rrinë në kurriz samar i mushkës. Kurrë, s` ka ilaq që ta shero, Ke bërë krime, e tash vajto! Turp drejtuesit e turp flamuri, Nuk ke fytyrë- jeton si uri. Vetë ke zgjedhë m` u mbështet për mri. Mizoritë i ke bërë ka kohë, Kujt si dhimbësh asnjë trohë. Miqë nuk ke po jeton me ves, Krimi në tru kurrë nuk të vdes. Nuk ndien plagët e përjetimet, Po krekosësh e po i ujitë krimet. E thefsh çafën kah je nisë, Në breg t` greminës jasht lirisë.

Ndalu i herë se largë je shkua, Je pa miqë po kush me t` msua. E ke Rusinë që s` është më e mirë, Ke hy në krime me dëshirë. Shiqoj numrat çka po të thonë, Je buzë vdekjës nuk është vonë. (84)*(shkruar më 23 maj 2024, në Gërmi në ora 9, parashikim) Nga titulli na imponohet pyetja, ku i ka rrënjët gjenocidi serbian ndaj fqinjëve, qe dy shekuj pa pushim. Në hulumtimet e mia, urrejtjën ndaj shqiptarëve, kam provuar ta gjejë tek serbianët, në dëshirën për të dalur Serbia në det. Pra, në fillim e kam përjashtuar urrejtjën ndaj popullit. Por, kur i kam lexuar 37 programet e tyre kundër shqiptarëve, kam kuptuar se kemi të bëjmë me një popull që popat dhe lakmia megalomane në të cilën e plason Rusia, e ka konvertuar që edhe humbjën ta quaj sukses. Po, diagnoza urrejtëse serbiane ndaj shqiptarëve nuk mbaron me kaq. Ajo është sterholluar në shkrime dhe ngadal është ngjizuar në mentalitetin popullor, pa të cilin mentalitet tash nuk mund të jetojë si derri në baltën e ndyrë të kanalizimit. E vërteta, në fund të shekullit XX-të urrejtja serbiane shpaloset hapur, se i ka rrënjët kryesisht në: “ Librin e kaltër”, që do të thot se qarçet serbiane menjëherë filluan ta luftojnë Kushtetutën decentraliste (1974), sepse asprironin të konvertohet tërë Jugosllavia në serbianë, përmes pushtetit cenrralist ndaj sllavëve me një anë, dhe kërrbaçit ndaj shqiptarëve, në anën tjetër. Ai lloj i konvertimit serbian nga viti 1976 (Pllava Knjiga), metastazoi me Memorandumin e Akademisë Serbe më 1986; shpaloset më 23 mars 1989 me suprimimin e Kushtetutës Kosovës 1974; eskaloi me Mitingun e shovinizmit më 28 qershor 1989 në Kosovë; vuloset me Programin e Luftës Milosheviq-Tuxhman në mars 1991 në Karagjorgjevë; promovohët në kokën e Fyrerit serbian S. Milosheviq me moton: Samo naredi Sllobodane, içiemo do Lubljane më 1992; përfundon me nënshkrimin e një Marrëveshje luftënxitëse në Dejton më 1995, sepse e fitojnë me gjenocid Republikën serbe në Bosnje; përfundon me nënshkrimin e kapitullimit në Kumanovë më 10 VI 1999 kur Kosova definitivish çlirohet nga Serbia; Por Serbia mbetet e zvarrë dhe e kompromituatuar, pasi “Vozhdi i saj gjenocidal”, “ndrroi jetë” në rrethana misterioze në Shveningen, ku për gjenocid në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, do të denohej me burg të përjetëshëm. E vërteta, siellja e politikanëve edhe e popullit serbian, pas aprovimit të Rrezolutës për gjenocid në Srebernicë më 23 maj 2024 në Asamblenë e OKB, hapur u tregua se kemi të bëjmë me një smundje “misterioze” të pasherueshme serbiane, kemi të bëjmë me një popull belagji, i cili fajin e quan fitore, për faktin se drejtuesit e saj kanë kulturë idiocive. Në sallën e Kuvendit Botës (OKB), më 23 maj 2024 u votua se: “Serbia ka bërë gjenocid në Srebernicë duke i maskruar 8372 perosna boshnjakë për dy ditë dhe ata në BESË të paqruajtësve holondaez më 11 korrik 1995; Kvota prej 84 shteteve të civilizuara që votuan se Serbia ka bërë gjenocid, votë kjo që obligon shkruasit e librave shkollor që ta plasojnë për ta mësuar gjenratat në vijim, është akuza më e rëndë, sepse gjyqi i gjykatës ka afat, por gjyqi i historisë është i pavdekshëm. Në sallën e Kuvendi t të Botës 68 shtete abstenuan nga votimi, në anën tjetër. E vërteta, këto shtete i ka drejtuar dymendësia dhe politika e jo e vërteta. Kurse 19 shtete ishin kundër shpalljës së Serbisë shtet gjeocidal. Lidhur me këtë, vet fakti se në KS. OKB shkoi kryetari i Serbisë, tregon se gjenocidin e ka organizuar Serbia dhe atë makabritet e promovoi me Flamur, para tërë Globit! Kështu teatrizimi në sallë, sido që të kuptohet nga pushtetarët serbian si “patriotizëm”, njëherit shënon notën se Rrezoluta e GJENOCIDIT, do t` i peshojë në qafë dhe tru Serbisë, për sa të ketë jetë mbi tokë. Dhe, çuditët njeriu se fare nuk u bëri përshtypje shteteve që votuan kundër se është fjala për 230 000 boshnjakë të vrarë nga solldateska serbiane në Bosnje, pa i llogaritur mizoritë në Kroaci dhe krematoriumin kundër shqiptarëve në Kosovë, krejtë me qëllim që ta serbizojë pjesën më të madhe të ish Jugosllavisë. Flamuri i krimit dhe turpit shekullor serbian u shpalos në sallën e OKB-s nga ata që kanë kërcnuar dhe kanë vrarë gra dhe fëmijë, pleq dhe plaka, “për një serbian 100 boshnjakë të rreligjionit musliman” (patent i A. Vuçiqit dhe atij Hebreut-Henriko Josifit, që më 1990 thoshte: “Luftoni kundër tërë botës se do të fitoni”. Lidhur me këtë, serbianëve në anën tjetër, fare nuk u bën përshtypje që i kanë dhunuar 20 000 femra në Kosovë. Dhe nuk është çudi, sepse serbiani në komunikim e shanë Zotin dhe Nënën e Krishtit. Serbia e merrë përsipër se ka organizuar gjenocidin në Bosnje…. Në vijim po e shënoim një fakt se juridikisht shteti serbian më 23 maj 2024 është shpallur gjenocidal në OKB, me vet faktin se gjenocidin ka provuar të rrelativizojë Aleksandër Vuçiq, kryetar i Serbisë e jo përfaqsuesi serb nga Bosnja. Në vijim po e shënojmë besnikërisht se cili është definicioni i gjenocidit. Të kuptohemi, para aporvimit të definicionit për gjenocidin më 1948 nga OKB, nuk mund të përfshihet çfardo denimi e që i plotësojnë të gjitha kriterët e gjenocidit , por që retroaktivisht nuk ka fuqi asnjë normë juridike. Çka e karakterizon gjenocidin Gjenocid quhet: 1. Vrasja masive e pjestarëve të grupit; 2. Shkatrrimi dhe lëndimi i rëndë trupor apo material i antarëve të grupit; 3. Imponimi i qëllimshëm i kushteve të jetës, me qëllim të shkatrrimit të plotë ose të pjesëshëm të grupit; 4. Imponimi i qëllimshëm i masave të parandalimit të lindjeve brenda grupit; 5. Bartëja me forcë e fëmijëve të grupit në grupin tjetër; 6. Ndalimi i shkollimit dhe detyrimi që fëmijët të konvertohën duke ndryshuar rreligjionin; 7.Bartëja e kufomave dhe krijimi i kampeve të përqëndrimit nga pjestarët e grupit shtypës nacional. E pra, në bazë të këtyre pjesëve të definicionit të gjenocidit, në Kosovë për dy hsekuj kemi të bëjmë me tri lloje të gjenocidit. Gjenocidi TEORIK, që kanë aplikuar serbët kundër shqiptarëve shprehet me këtë shprehje që prezantohet si teori pa asnjë argument, por që serbët edhe teoretikisht provojnë t` i japin veti të drejtë se kanë detyrë kishtare t` i shfarosin të gjithë shqiptarët e që sipas pushtetarëve serbian janë: “ Një virus që e përbëjnë një turmë pa emër, që banon në vendin pa emër, pa histori, pa letërsi, pa gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha atributët, që njeriun dhe fisin e bëjnë lloj njerëzor. Pra, këta Gegë e këta Toskë, këta melez të tipareve të ndryshme antropologjike, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte, plotësisht e pakuptueshme, bërtet dhe thirret ndër veti në anarki shterrëse. Një pjesë Arbanasëve ka bisht të kalit dhe pjesa tjetër ka bisht të dhisë. Këtë fakt e kanë parë edhe të huajtë kur i kanë vizituar trvat e tyre. E realiteti i tyre shkon deri aty, sa gati të gjithë nuk dijnë çka është krypa, çka është sheqeri”. (Mëso për këtë teori naziste te: Vlladan Gjorgjeviq, Aranuti i Vekike Sile, Beograd 1913. Libri edhe parafashizëm origjinal serbian; shiqo edhe: “Ditari i një diplomati serbian”, i shënuar me dorë më 1953 me titull: “Si nuk duhet trajtuar popujt joserbian, për nevoja diplomatike Jugosllave”.). Ky shembull mbulon çdo pohim se kemi të bëjmë me një politikë që i tejkalon kufijtë edhe të nazifashizmit. Nuk po e teproi, sepse me kujdes e kam lexuar edhe Main Kampin e Hitlerit, kam studiaur Naçertaninë, Megali idenë, madje në origjial, të gjitha por edhe kroatisht dhe shqip. Gjenocidi IDEOR serb mund të përmblidhet në këtë shkrim serbian si: “ Kundër Arbanasëve duhet përdoret aparati shtetëror deri në fund, duke u bazuar në ligje në mënyrë që t` ua helmojë sa më tepër qëndrimin e shqiptarëve në shtetin tonë. Lidhur me këtë helmim janë: gjobat, arrestimet, dispozitat policore duke i denuar shqiptarët në çdo hap, duke ua mveshë se po i preni pyet, duke ua lëshuar qentë, duke i angazhuar në hangari, duke mos ua pranuar tapitë për pasurinë, duke ua caktuar tatimet enorme, duke ua marrë kullosat, duke përjashtuar çdo shqiptar në administratë, duke ua rrënuar muret rreth shtëpive, duke aplikuar masa veterinare që mos të mundën për të i qitë shqiptari bagëtitë në treg dhe duke caktuar taksa enorme, që mos të mundën për ta larë tatimin, duke ua prishur varret, duke i detyruar fëmijët të bëjnë kryq që kanë për pasojë pastaj largimin nga shkolla e që pastaj pason injoranca dhe primitivizmi, duke i aramatosur kolonistët dhe duke i drejtuar ata që që ta zbatojnë rrolin e policisë, duke infiltruar intriga në mes familjeve, duke i djegur kuartet e banimit natën, ashu siç kemi vepruar më 1877në Sanxhakun e Nishit”. (Këtë shovinizëm lexuesi do ta gjejë shkrimet e Vasa Çubrilloviq më 1930, më 1935, më 1937, po edhe më 1944, gjithnjë kundër shqiptarëve, do ta gjejë në shkriemt e Orestie Krstiqit, Gjoka Perinës, Ivo Andriqit, Stevan Moleviqit, në Programin fashist të “Zborit”-Dimitrije Lotiqi, i cili më 1939 shkroi program specal për shfarosjën e hebrenjëve, me çka më 1942 Serbia e Nediqit u shpall “Juden Frei”! Gjenocidi PRAKTIK serbian është i shprehur në shkallën me eklatante më 1877 në Toplicë, ka vazhduar më 1913 në Kosovë, ka metastazuar më 1919 në Rugovë dhe Lindje të Kosovës, ka shpërthyer më 1945 në Drenicë, sa që kufimat futëshin në akull të Lumit Drenica. (hulumto dok. në AVIIB, Ratana Arhiva 1945-Drenica). Gjenocidin Serbia e ka shprehur (zgjëruar) sidomos më 1998/99 në tërë Kosovën, me këto programe: Toka e djegur; Koridoret përplasëse dhe Patkoi.  Në saje të këtyre programeve, nga 1338 fshatra të Kosovës, Serbia më 1998/99 i bombardoi 1008 katunde shqiptare deri në tri herë, për ta kthyer Kosovën në tokë të djegur. Serbia zyrtare (lexo oficeër e saj i vrnë nepër kazermat e Jugosllavisë 135 ushtarë shqiptarë, kryesisht në gjumë. (Shiqo: Prof Qazim Berisha, Ushtarët shqiptarë të vrarë në AJ 1951-1983, Mitrovicë 2021. Me biografi për seicilin, në 350 faqe; Shiqo: Hakif Bajrami, Zavere i zloçini UDB Jugoslavije prema albancima 1945-1966, Pristina 2006). Gjenocidi praktik faktohët me këta shembuj: Sa i takon “Koridoreve përplasëse” si pasojë e toks së djegur, Serbia i deportoi jashtë Kosovës 993 588 civilë shqiptarë, prej tyre më pak se 1% nuk ishin shqiptarë por boshnjakë, romë dhe turq. Lidhur me këtë, sipas argumenteve në Shqipëri janë deportuar 507 800 shqiptarë. Në Maqedoni me dhunë shtetërore janë deportuar 362 520 shqiptarë, romë dhe turq. Në Mal të Zi deportohën 72 025 shqiptarë dhe boshnjakë. Në Bosnje deportohën 21000 shqiptarë dhe boshnjakë. Në Kroaci deportohën 4000 shqiptarë. Në Slloveni deportohën 3450 shqiptarë, në Francë deportohën 6300 shqiptarë, në Itali deportohën 10 000 shqiptarë, në Gjermani deportohën 14000 shqiptarë, në Britani deportohën 3300 shqiptarë, në Suedi deportohën 7000 shqiptarë, në Norvegji deportohën 8000 shqiptarë, në Finlandë deportohën 2800 shqiptarë, në Danimarkë deportohën 2800 shqiptarë, në Belgjikë deportohën 9000 shqiptarë, në Turqi deportohën 18 000 shqiptarë dhe turq, në SHBA deportohën 6100 shqiptarë, në Kanadë deportohën 3200 shqiptarë, në Australi deportohën 3500 shqiptarë, në Zvicër deprotohën 4100 shqiptarë, në Zelandën e Re deportohën 600 shqiptarë, në Izrael deportohën 450 shqiptarë.  Kjo masë është nxierr nga kampet e përqëndrimit në: Bllacë e pastaj janë deportuar në Stankovec dhe në Çegran dhe shtëpi private në Maqedoni. Deportimi jashtë Shqipërisë (nga Kuksi) dhe ata që ishin në familjet private shkuan në të gjitha anët e botës ku ka bujari dhe ngrohtësi njerozre e humane. Në këtë shkrim nuk po i prezantojmë diegjët e shtëpive të banimit dhe pasurisë shqiptare. (Shiqo: Nedoverseni mir,Beograd 1998; Shiqo: Lufta kundër luftës, Tiranë 2001). A do të jetë në Ist River në rend dite edhe gjenocidi serbian në Kosovë më 1998/99 Më 23 maj 2024 në Ist River ndodhi historia. E vonuar por ndodhi. Kështu pas shumë peripetive, Asambleja e OKB e nxorri në sheshin e drejtësisë një tragjedi njerëzore që në të ardhmën do të quhet Srebernicë. Lidhur me këtë, në çdo enciklopedi, po edhe nepër libra shkollor do të hynë si ngjarje tragjike e fillim shekullit për OKB-ëa, që më në fund qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendet që e begatojnë demokracinë e vërtetë, fituan në moral, nderë dhe drejtësi. Me fjalë tjera, të gjitha krimet e mëparëme tash e tutje do të mbesin nën hie dhe çështja e Srebernicës do të studiohet nga shumë aspekte, dhe, kjo për faktin se në BESË të OKB ka ndodhë krimi më monstruoz në një vend të vogël, pas Luftës Dytë Botërore. Së këndejmi, a do të jetë Sreberinica dhe Flamuri serbian që u shpalos në sallën e OKB-ës “fanar” që i ka dy anë: me një anë është shkelqimi, për ata që e votuan PRO DENIMIT, sepse krimi u denua. Po edhe ata që abstenuan, e mundësuan kvorumin për t` u bërë shumica e nevojshme që ka votuar-84 me 68 abstenime. Vota kundër Rrezolutës historike është ana e peshës së turpit të Flamurit serbian i cili është i përlyer me gjak të njomë jo vetëm në Srebernicë, i cili që moti është i kompromituar në krime edhe më monstruoze në rastin e Kosovës, nga viti 1912 e këtej, e që do të mbetët në histori si një njollë që ua kanë lërë në qafë serbianëve dhe anës kulturës tyre ideiocive. Lidhur me këtë tragjedi njerëzore, po e shënoi edhe këtë fakt e që e shpreh eprori politik dhe ushtrak serbian më 1941: “Do jam shumë i lumtur kur Kosta Peçanac dhe Drazha Mihajloviq me Nediqin, me japin urdhër: Llapi, Sitnica, Ibri dhe Drini do ta bartin dy muaj koka dhe plisa të shqiptarëve” ; Shembulli i dytë në Majevicë të Bosnjës janë konzervuar tri bure sy të Boshnjakëve , ndërsa 11 gropa varresh masive të Boshnjakëve dhe shqiptarëve të Bihorit në janar të maskuara nga janari i vitit 1943”.). Të shohim me fakte se si janë siellur serbianët ndaj shqiptarëve sa herë që i kanë krijuar kushtet për vrasje masive.  Tragjedia shqiptare është trefish më e egër se sa ajo në Bosnje për dy shekuj rresht Serbia në saje të Marrëveshjeës sekrete të 15 janarit 1877 në mes Wjenës dhe Peterburgut hyri në Sanxhakun e Nishit dhe për 28 ditë (1-18 dhetor 1877) i shfarosi 714 katunde dhe 6 qytete shqiptare, duke përfshirë edhe një pjesë të kazas Gjilanit, Preshevës, Prishtinës, me që rast u shënua shpërngulja e 350 000 personave nga vatrat e veta. Ishte kjo tragjedia më e kombëshme për Ballkanin gjatë shekullit XIX-të. (Ditarin e Faik Efendisë e kam botuar në detale me kohë. Faiku ishte drejtor i Shkollës lartë shqiptare në Arbans të Kushimlisë për 23 vite). Në ditar janë shënuar edhe varret nepër çdo lokalitet të Sanxhakut Nishit. E vërteta, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte organizuar nga Ymer Prizreni dhe shokët etij që ishin mësimdhënës në Arbanas të Kushumlisë. Sot, nuk ka lokalitet malor në Veriun e Kosovës që nuk ka toponime me emrin: Kolibat e muhaxherëve. Ato mizori i kemi prezantuar nepër simpoziume nepër Jugosllavi dhe jashtë saj, jo për urrejtje, por me kërkesë që mos të përseritët krimi. Por siç shihet nga historia tragjike nuk ka shënuar ndalje kurrë. Faktet flasin pamëshirëshëm, se gjenocidi ideor serbian kurrë nuk ka pushuar. E vërteta, shqiptarët ishin mësuar me ERRFITË turke 1881-1912, prej të cilave shtetërrethime rrallë se shpëtonte ndonjë vend kryengritës apo ndonjë patriot shqiptar si drejtues i saj. E vërteta, kulmi i mizorive turke shënohet më 1910 me urdhëresën: “ËRRFIA” (Shtetrrethim). Dihet se çka ka ndodhur ndaj popullit nga ana e Shefqet Turgut Pashës. Por, për ta kuptuar më saktësisht në vijim po e shënojmë vetëm një detal të teoriticentit socialdemokrat Llav Trockit i cili e përshkruan okupimin e Shkupit nga soldateska serbiane në tetor 1912 me këto fjalë: “Torturat më të mëdha i psonin gartë shqiptare, tëcilat përdhunoheshin, lidheshin dhe pasi bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzana, u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirej fëmia, vëndosej në maje të bajonetës ose hujëve.Pas masakrimit serbët pinin verë dhe këndonin duke hedhur valle. Kishte raste që gjatë ahengut e mbledhnin gjakun e viktimave dhe uronin njeri tjetrin për mizorinë më të përkryer, duke i therrur viktimat më me shpejtësi “ . I tërë ky krematorium serbian është i mbështuellur me Falmuirin e Serbisë, edhe atëherë. Po jo vetëm kaq, 395 anije “private” evropiane kanë bartur shqiptarë në Anadolli deri me fillimin e Luftës Parë Botërore.Në publikimin: “Dokumenti o spolnoj politici Kraljevine Serbije, K. VII, Sv. 1, Beograd 1980, f. 617/618”, jipen të dhënat për çdo muaj se sa shqiptarë jnë larguar nga vatrat e veta. Në fund jipet rekapitullimi se: 320 907 persona shqiptarë janë bartur në Anadolli me dhunë, për shkak të terrorit serbian. (Shiqo edhe: Studimin e Ndre Mjedës; Leo Fraindlingut, Golgota shqiptare si dhe artikullin special të “ T` he New York Times, 31 XII 1912; Shiqo edhe Arkivin e Wjenës 1913 për konvertimin e shqiptarëve musliman dhe katolik në ortodoks në Rrafshin e Dukagjinit.). Lidhur me këtë tragjedi, dokumentet e Kryqit Kuq të Llozanës alarmojnë se më 1912-1915 shpërngulën nga viset etnike shqiptare 500 000 shqiptarë. Jo vetëm kaq, me procedurë të shkurtër janë ekzekutuar 150 000 njerëz. Edhe më konkret, sipas argumenteve që ruajnë arkivat e Serbisë dhe Malit ZI gjatë viteve 1912-1915 numri i të vrarëve nuk është publikuar saktësisht kurrë. Sipas, argumenteve që kanë mbetur nga: “Shoqata e Imamëve musliman” në Vilajetin e Kosovës janë hapur 31000 varre, kufomat e varosura kanë qenë të coptuara me bajonta dhe thika speciale. Zakonisht, njerëzit janë prerë në qafë”, thuhet në raporte. Të vrarët, thuhet në raporte nuk kanë bërë kurrfar rrezistence, por ploja mbi ta ka ndodhë vetëm pse janë shqiptarë. Në këtë kasaphne solldatët serbian kallnin shtëpia të mbuluar me kashtë, kurse civilët duhej të digjeshin brenda. Vetëm në Gazimestan, oficerët serbian me një batalon i ekzekutuan 500 burra shqiptarë më 28 Qershr 1913. (Shiqo: Bahri Cani, Cvijetin Milejviq, Kosmet ili Kosova, Beograd 1995, artikullin e Dr Hakif Bajramit, f.156 në gjuhën serbe). Pra, le të dihet se serbianëve me kohë u kemi dëshmuar se janë kah e vazhdojnë znatin e vjetër të krimeve.( Shiqo: Gjenocidi ndaj shqiptarëve, publikim autorial i botuar më 1994 nga Akademia e Kosovës, nën udhëheqjën e Akademik Gazmned Zajmit; shiqo: Hakif Bajrami, Libri i bardhë, Tiranë 1992 në katër gjuhë. Botim i UNIKOMB-it). Krimet serbe në mes Dy Luftërave Botërore 1918-1941 Me flamurin e krimit Mbretëria SKS (Jugosllave) në mes Dy Luftërave Botërore i deprtoi në Turqi 260 000 shqiptarë, të cilët nuk kishin lidhje me kombësinë tuke. Ata shqiptarë të pambrojtur, isa ishin në trojet e veta, shin të destinar që të transportohën në tri kampet e përqëndrimit për shqiptarë në fillim: Nish, Leskofc dhe Nikshiq. Në pronat e tyre komesari Mihajllo Ceroviq me qendër në Mitrovicë i sistematizoi 17679 familje sllave, të cilat sipas statistikës zyrtare ishin 85 000 persona të përkatësisë sllave, ku kishte edhe rusë. Ata nuk paguanin kurrfar takse. Ishin të armatosur dhe kishin aso privilgjësh sa që cila tokë u pelqente kishin mundësi që ta përvetësojnë. Pushteti serbian nepër viset shqiptare për çdo katër muaj (më 1919-1941) organizonte ndiekje të shqiptarëve përmes ushtrimeve ushtarke. Në këtë mënyrë 182 katunde shqiptare janë bombarduar nga dy e tri herë. Kapabandat si: Punisha Raçiq, Toma Popoviq, Savë Batarja, Miliq Krstiqi e Bozhidar Oficeri bënin grara se arma e cilit po kishte mundësi me një plumb t` i largojë nga jeta edhe nga 10 shqiptarë për njëherë. (Shiqo informatat: “RAD” Beograd 1928; Shiqo vrasjet e programuar të personaliteteve shqiptare si: Zef Lush Marku 1920, Ramë Vllasa 1923, Azem Galica 1924, Bajram Curri 1925, Nazim Gafurri 1928, Shtjefën Gjeçovi 1929, Hasan Prishtina 1933, Sherif Voca 1941 etj.). Lidhur me këtë, në Klubin serbian në Beograd, do të shënohet edhe kjo kërkesë më 1935: “Për t` i larguar të gjithë shqiptarët nga Kosova duhet organizuar natën sulme të befasishme sikurse kemi orgaizuar më 1877 dhe 1878 në Sanxhkaun e Nishit. Me të gjitha mjetet duhet penguar shpërnguljën e shqiptarëve në Shqipëri, sepse ata pastaj do të krijojnë rrethana që të kthehën. Me gjithë atë nga vit 1919-1941 në prefekturat e Shqipërisë janë isntaluar 28 665 persona. ( Për këtë tragjedi shiqo: AVIIB. P. 17.K. 95. A, d. 1, pov nr. 429; AJ. S. 14. K. 101, Kampet e Përqëndrimit, në Nish janë 604 familje shqiptare, kryesisht gra dhe fëmijë të kryengritësve etj.). E vërteta gjatë okupacionit fashist qarqet serbiane në Bihor organizuan gjenocid duke i likviduar 3415 perosna nepër shtëpia, plus 1230 persona u vranë duke u larguar rrugëve gjatë dimrit (janar 1943. (shiqo: Komisioni shtetëror i kryesruar nga Qazim Bllaca dhe Bedri Pejani në Arkivin e Tiranës). Krimet serbe në Kosovë 1945-1966 Sipas Seksionit të pashaportave nga viti 1949 e deri më 1966 si pasojë e terrorit shtetëror jugosllav në Turqi janë shpërngulur 414 500 shqiptarë. Ky argument paraqet anën e sakt të organizimit gjenocidit ndaj shqiptarëve. E vërteta tragjedin shqiptare e ka përciellur gazeta maqedone “Nova Makedonija”, e cila i ka botuar edhe emrat e familjeve të shpërngulura, e të cilat janë botuar si publikim i posaçëm më 1996, në Prishtinë. Po në këtë vit janë botuar rrezultatete e hulumtimeve me temë GJENOCIDI SERBIAN NDAJ SHQIPTAREVE sipas etapave në librin: H. Bajrami, Dëbimi i shqiptarëve në Turqi, (dokumente), Prishtinë 1997. Planet e Serbisë për kolonizimin e viseve shqiptare me sllavë Hulumtuesit serbian kanë botuar libra se Serbia nga viti 1879 me Ligj ka kolonizuar viset shqiptare të Sanxhakut Nishit. Kolonizimi ka zgjatë deri në vitin 1897. Kryesisht instaloheshin kolonistë nga Mali i Zi. Dokumentet e proveniencës serbiane, vërtetojnë se janë serbizuar gati 714 katundet shqiptare të Sanxhakut Nishit, deri më 1912. Sipas dokumenteve serbiane nga viti 1912- 1915 në Vilajetin e Kosovës, zona okupuese serbiane janë kolonizuar 21000 serbianë . Ndërsa në Zonën okupuese malazeze janë kolonizuar saktësisht 6115 malazezë, kryesisht në Rregjionin e Rrafshit Dukagjinit. Në kohën 1912-1915 janë bombarduar 132 katunde shqiptare. Gjatë viteve 1918-1941 Serbia i bombardoi 182 fshatra shqiptare. Ndërsa, sipas “Urdhërsës për kolonizimin e Kosovës” (1920), Serbia i grabiti 381 245 hektarë tokë shqiptare. Kjo siperfaqe e tokave shqiptare u është ndarë përmes dhunës policoro ushtrake me dirigjime të komsarit Mihajllo Cervoviq 17679 familjeve sllave. Më 1938 Mbretëria Jugosllave solli ligjin që një familje sllave në Kosovë mund t` i ketë deri në 45 hektarë tokë pune. Kurse shqiptarëve me ligj dhe rregullore u kufizoi se mund t` i kanë 0. 40 ari tokë për antar të familjës shqiptare, për me ia bërë të pamundur ekzistencën. Madje më 1938 Mbretëria Jugosllave bëri Konventë me Republikën e Turqisë që nga viti 1939 e deri më 1944 të shpërngulën me detyrim të gjithë shqiptarët e ish vilajeteve të Kosovës dhe Manastirit. (Shiqo:Neni 2 i botuar në Librin: Hakif Bajrami, Konventa Jugosllavo-Turke 1938, Prishtinë 1982 në “Gjurmime Albanologjike”). Pushteti serbian gjatë viteve 1945-1966 në Kosovë i kolonizoi 12300 familje sllave. Ato familje sllave sipas dokumenteve të pushtetit serbian i kishin 6400 persona, të cilët do ta ushtrojnë tërë pushtetin shtetëror. E vërteta, pasi që më 8 shkurt 1945 u vëndos Diktatura ushtrake në Kosovë, pa asnjë argument, Beogradi e solli Kolonel Sava Derleviqin si guvermator ushtrak, me përkatësi serbiane. Ndërsa në krye të politikës Kosovës e solli Gjoka Pajkoviqin me përkatësi malazeze. Jo vetëm kaq, më 1949 Beogradi në Shkup e themeloi një Qeveri marionetë me në krye Apostol Tanefin, përmes të cilit synohej serbizimi i Shqipërisë Bregdetare. Ndërsa në Anadolli për çdo ditë për 16 vjet me radhë shkuan si pasojë e terrorit shtetëror 414 500 shqiptarë. Serbia gjatë viteve 1945-1997 i organizoi 72000 procese gjyqsore kundër shqiptarëve, me qëllim që të largohën nga varat e tyre. Serbia më 1992, me ligj sanksionoi që ta ulë përqindjëne popullsisë shqiptare në 49% për fillim, në mënyrë që gjatë shekullit XXI ta serbizojë Kosovën plotësisht. (Shiqo: Programin e Partisë Arkanit dhe aneksin e Partisë Socialiste Serbe që e drejtonte S. Milosheviq). Serbia nazifashiste gjatë viteve 4 korrik 1992 e deri më 10 qershor 1999 i depërtoi me dhunë shtetërore nga Kosova 993 588 shqiptarë, duke llogaritur edhe varrezat masive nepër Kosovë, duke llogaritur se me sistemin e: “Tokës djegur” u bombarduan 1008 lokalitete të Kosovës. Serbia për të humbur gjurmët e gjenocidit në prill dhe maj 1999 i barti një sasi të kufomave deri në Btajnicë të Beogradit, duke llogaritur edhe kufomat që u dogjën në Obiliq dhe Zveçan. (Shiqo: Josef Martinsen, Bunari smrti na Kosovu,Pristina 2006; Jahja Lluka, Bllaca `99, Shkup 2024). Përfundim: vërtetimi i gjenocidit serbian në Kosovë më 1999 mund të dokuemntohet pa ndonjë mund hulumtimi. Gjenocidin e vërtetojnë varrezat masive nepër Kosovë, nga Prekazi e deri në Makofc të Prishtinës, ku njerëzit janë prerë nga serbianët publikisht me sharrë. (shiqo; Prof Dr Nusret Pllana, Terrori i Serbisë pushtuese 1844-1999, 2001 Prishtinë, dhe 9 ribotime në: shtatë gjuhë botërore). E verteta, Serbinë mizore e pret edhe Rrezoluta vijuese për gjenocidin në Republikën e Kosovës, posa të anatarësohemi në OKB, me ndihmën e shteteve demokratike. Lidur me këtë asnjë qeveri e Kosovës, po edhe kuvendet nuk e kanë sqaruar në opinion rëndësinë e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nga viti 2010. Si duket me këtë inercion edhe institucionet shekncore dhe kulturore të Republikës Kosovës, nuk janë në krye të detyrës së shekullit, sespe drejtësia është në anën e Kosovës. Me respekt, shkrimi iu kushtohet: Martin Lluter Kingut dhe NËNË SHËN TEREZËS!