Simbolik ndarjes së Kosovës, Ura e Ibrit, kërkohet domosdo të hapet pa vonesë

Simbolik ndarjes së Kosovës, Ura e Ibrit, kërkohet domosdo të hapet pa vonesë
Simbolik ndarjes së Kosovës, Ura e Ibrit, kërkohet domosdo të hapet pa vonesë

Muhamet Kelmendi

  • 14 June 2024 - 20:04

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Tash po shkohet nga largimi i simbolit të ndarjes, të Urës së Ibrit. Për këtë u nxor vendimi nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut për hapjen e urës. Punët përgatitore po bëhen. Në këtë kuadër u bë bashkimi i dy partive politike, përkatësisht të VV- së dhe AAK-së. Qëndrimin e Qeverisë me vendosmëri po e përkrah AAK. Kryetari i AAK-së kërkoj zbatimin e vendimit dhe hapjen e urës.

 

Vendosja e qytetarëve serbë në veri nga të gjitha anët e Kosovës është bërë me një plan të mirë studiuar nga nacional shovinistët serb. Këtë plan e përkrahi edhe ushtria franceze që u vendos në veri të Kosovës. Me ndihmën e ushtrisë franceze, nacional kriminelët serb e vendosen kufirin te Ura e Ibrit. Nga veriu i Kosovës u dëbuan rreth 12 mij shqiptare dhe kështu u bë spastrimi i veriut të Kosovës nga shqiptarët. Mbeten vetëm serbët dhe një numër i vogël i shqiptarëve. Për të bërë ndarjen perfektë u tolerua nga ushtria franceze të ndërtohen forca kriminale serbe, të cilat u vendosen në veri, me emërtim"Rojet e Urës". Kjo formë e ndarjes së Kosovës vazhdoj. U tolerua pushteti serb i Serbisë dhe u ndërtuan edhe organet e shtetit serb. U ndërtua një shtet paralel. Ky shtet doli me Marrëveshjen e vitit 2013/15 dhe me Marrëveshjen e vitit 2023 dhe Aneks marrëveshjen e Ohrit.

Me këtë u kërkua edhe ky organizim në asociacion serb. Ura mbeti pika ndarëse e shtetit serb. Nga koha e tillë u mbyll ura për qarkullim. U ndalua çdo lëvizje me makina, përveç të këmbësorëve. Kjo mënyrë e ndarjes së Republikës vazhdoj. Në veri funksiononte pushteti serb, pa ndonjë kontroll. Organet e shtetit serb u ndërtuan. U ndërtua jeta dhe u hapen organet e Serbisë. Kjo formë e pushtetit paralel u forcua. Nga ky pushtet dolën edhe policët e dorëhequr. Lista serbe dhe organet tjera. Pushteti i shtetit të Kosovës u kufizua në veri të vendit. Ky dualizëm, respektivisht, pushtim i veriut, filloj të ç'bëhet me ndërtimin e sovranitetit të Republikës në katër komunat e veriut të Kosovës. U mbyllen disa komuna paralele të Serbisë. U ndaluan shumë veprimtari të shtetit serb. U hapen komunat me zgjedhje ligjore dhe kështu u shtri sovraniteti i Republikës së Kosovës. Tash po shkohet nga largimi i simbolit të ndarjes, të Urës së Ibrit. Për këtë u nxor vendimi nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut për hapjen e urës. Punët përgatitore po bëhen. Në këtë kuadër u bë bashkimi i dy partive politike, përkatësisht të VV- së dhe AAK-së. Qëndrimin e Qeverisë me vendosmëri po e përkrah AAK. Kryetari i AAK-së kërkoj zbatimin e vendimit dhe hapjen e urës. Ramush Haradinaj tha: " Kuvendi gjithëserb përgjigjen meritore duhet ta merr përmes vendimit sovran për Urën e Ibrit". Kështu tregohet sovraniteti. Megjithatë , partitë tjera, LDK dhe PDK, nuk po e përkrahin vendimin e Komunës. Nuk kemi asnjë deklarim politik . Ato po duket se pajtohen me ndarjen.

De-fakto këto dy parti edhe e kanë ndihmuar ndarjen e tillë. Megjithatë, në çështjen e sovranitetit, kërkohet unitet i të gjitha forcave politike. S’ka rëndësi kush është në pushtet. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë bashkëpunim edhe me miqtë ndërkombëtar, në veçanti më Anglinë dhe me SHBA-të. Me atë bashkëveprim shumë më sigurte shtrihet pushteti. Sovraniteti i shtetit ruhet në bashkëpunim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".