Për amnistinë e heshtur të kriminelëve të luftës nga ana e drejtësisë duhet të llogari dhe krerët drejtues të KGJK-së dhe të Prokurorisë së Shtetit

Për amnistinë e heshtur të kriminelëve të luftës nga ana e drejtësisë duhet të llogari dhe krerët drejtues të KGJK-së dhe të Prokurorisë së Shtetit
Për amnistinë e heshtur të kriminelëve të luftës nga ana e drejtësisë duhet të llogari dhe krerët drejtues të KGJK-së dhe të Prokurorisë së Shtetit

Gani Qarri

  • 03 June 2024 - 17:37

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Përderisa Mali i Zi, para pak kohësh futi në burg vet kryeprokurorin e shtetit, edhe në Kosovë, prokuroria speciale, o duhet ta dëshmoi emrin dhe arsyetoj ekzistimin e saj, si dikaster i këtij lloji, duke qenë shumë më aktive e efikase dhe treguar qytetarëve të vendit se ajo është e aftë që ti sjellë kriminelët para drejtësisë, ose duhet të shuhet, e të thirren në përgjegjësi para ligjit dhe shtetit të Kosovës vet këta kuasi-prokurorë më tepër se të çuditshëm dhe shumë të dyshimtë. Prokuroria Speciale, qoftë e tillë, si i thonë...nuk guxon të sorollatet në këtë mënyrë që edhe pas pesë vitesh, aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, të numërohen në gishta”, siç ka deklaruar edhe vet Kryeministri Kurti.

 

Kaluan edhe pesë vjet tjera, si uji nën urë, pa asnjë efekt juridik, pesë vjet plot dhembje e vuajtje të familjarëve nga thirrjet e para për të shfrytëzuar ligjet e favorshme dhe aparaturën shtetërore në dispozicion dhe ngritur aktakuza kundër kriminelëve e autorëve të gjenocidit e krimeve më monstruoze serbe, kundër popullit tonë, pesë vjet pa asnjë rezultat, madje edhe 25 vjet pas luftës, pa vendosjen e drejtësisë për familjarët! Përderisa Mali i Zi para pak kohësh futi në burg edhe ish kryeprokurorin e shtetit, edhe Kosova duhet të veprojë në këtë mënyrë, ngase shteti dhe populli i Kosovës, përfundimisht duhet ta dijë qartë, se kush janë dhe në çfarë mënyre e nga kush janë emëruar kryeprokurori dhe prokurorët në Prokurorinë Speciale, të cilët paguhen nga taksat tona, nga kush ndikohen, kush i ka infiltruar dhe për kënd punojnë këta njerëz, që tërheqin pa asnjë shpjegim flet-arrestet kundër terroristëve serb, nuk ngritin më aktakuza ndaj tyre dhe zhargitin qëllimisht në këtë mënyrë paradoksale, edhe 25 vite pas lufte, ndjekjen e kriminelëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë në vend!? Kjo gjendje, nuk mund as nuk duhet të guxojë më, të shkojë edhe më tej, nën këto “kushte” konspirative, Prokuroria Speciale, qoftë e tillë, nuk mund të sorollatet në këtë mënyrë që edhe pas pesë vitesh, aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, të numërohen në gishta”, siç ka deklaruar edhe vet Kryeministri Kurti.

Amnistia e heshtur e kriminelëve të luftës nga ana e institucioneve të drejtësisë së kalbur të Kosovës, dhe prokuror të cilët kanë tërhequr edhe flet-arrestin kundër krye-terroristit serb Millan Radojçiq, është tradhtia më e madhe kombëtare që po i bëhet edhe sot vendit tonë, pavarësisht faktit se nga udhëheqja e shtetit të Kosovës, Qeveria, dhe Presidenca vazhdimisht kanë bërë thirrje që krimet dhe kriminelët e luftës të ndiqen dhe ndëshkohen pasi që Kosova, tanimë ka ndërtuar, plotësuar dhe funksionalizuar edhe infrastrukturën e nevojshme ligjore. Pjesa më e vuajtur të cilët shkaku i mosveprimit të komplet sistemit të pa"drejtësisë" ngelen ende në pritje të prokurorëve e gjyqtarëve të kapur e të korruptuar, e pse jo ndoshta edhe thellë të kriminalizuar, përderisa nuk ndërmarrin asgjë të dukshme dhe konkrete për vendosjen përfundimisht të drejtësisë për viktimat! Madje kjo është hera e tretë gjatë këtij mandati qeverisës që vet Kryeministri Kurti, detyrohet të bëjë thirrje të përsëritura publike dhe adresojë kritika me plot të drejtë, ndaj institucioneve jo-ligj zbatuese për mos ndjekjen e kriminelëve të luftës, i cili sqaroj edhe për qytetarët dhe opinionin e gjerë publik, se përveç stimulimit të mjaftueshëm material, pra pagave të mira me para, për prokurorët dhe gjyqtarët, tani ekziston edhe baza ligjore e përgatitur enkas dhe mese mjaftueshëm, pikërisht për të ndjekur dhe dënuar kriminelët, kudo që ata ndodhen. Madje edhe nëse ata fshihen në Serbi, janë të njohur me emër e mbiemër dhe funksionet që bartnin në kohën kur kanë kryer krimet e gjenocidin ndaj shqiptarëve, gjë që tanimë e mundëson ligji i miratuar në Kuvend, për ndjekjen dhe gjykimin e tyre edhe në mungesë.

Ndaj habit fakti se si përkundër të gjitha mundësive të ofruara nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, kanë kaluar mbi pesë vjet prej kur institucioneve të drejtësisë së kalbur, u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre dhe megjithëse ka pesë vjet, që Qeveria dhe Legjislativi ynë shtetëror, sjellë gjithë këto mundësi për drejtësi më të shpejtë, në sistemin e kapur, pothuajse nuk kanë lëvizur gjërat fare. Pesë vjet të kaluara, si uji nën urë, pa asnjë efekt, që nga thirrjet e para për të shfrytëzuar aparaturën e ligjet e favorshme shtetërore në dispozicion dhe ngritur aktakuza kundër kriminelëve dhe autorëve të krimeve më monstruoze kundër popullit tonë,janë tepër shumë. Sërish pesë vjet pa asnjë rezultat dhe familjarët edhe 25 vjet pas luftës, të ngelen ende në pritje të prokurorëve e gjyqtarëve të kapur, të korruptuar, e pse jo ndoshta edhe të kriminalizuar, pa asnjë drejtësi për viktimat e pafajshme, kjo nuk është e pranueshme dhe nuk duhet të tolerohet! Përderisa Mali i Zi, para pak kohësh futi në burg vet kryeprokurorin e shtetit, edhe në Kosovë, prokuroria speciale, o duhet ta dëshmoi emrin dhe arsyetoj ekzistimin e saj, si dikaster i këtij lloji, duke qenë shumë më aktive e efikase dhe treguar qytetarëve të vendit se ajo është e aftë që ti sjellë kriminelët para drejtësisë, ose duhet të shuhet, e të thirren në përgjegjësi para ligjit dhe shtetit të Kosovës vet këta kuasi-prokurorë më tepër se të çuditshëm dhe shumë të dyshimtë. Prokuroria Speciale, qoftë e tillë, si i thonë...nuk guxon të sorollatet në këtë mënyrë që edhe pas pesë vitesh, aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, të numërohen në gishta”, siç ka deklaruar edhe vet Kryeministri Kurti. Pikërisht kjo papërgjegjshmëri e "drejtësisë" së kontaminuar nga krimi i organizuar, ka detyruar edhe vet Kryeministrin, që të deklarojë me plot të drejtë, se është koha e fundit që të gjitha institucionet e shtetit, e në veçanti, ato të drejtësisë, të angazhohen seriozisht, për të siguruar drejtësi të njëmendtë për viktimat dhe qetësi e shërim shpirtëror për familjarët e tyre, kur dihet mirëfilli se prokurorët e gjyqtarët paguhen mu për këtë arsye nga shteti dhe taksat e qytetarëve! Në përpjekjet tona për drejtësi për viktimat e luftës së viteve 1998-1999, adresimi i krimeve të Serbisë të kryera në Kosovë duhet të jetë prioritet, përderisa edhe sot nga të gjitha masakrat gjenocidi dhe krimet e shkaktuara serbe ndaj qytetarëve të pambrojtur shqiptar, ka dëshmitarë dhe dëshmi të mjaftueshme, të cilat Prokuroria do të duhej t’i kthej në dosje provash për aktakuza për krime, kundër kriminelëve të luftës. Prandaj Republikës dhe popullit tonë, i duhen prokurorë aktivë e të mençur, dhe gjykatës efikas e të ditur, të cilët janë në gjendje të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës, një pjesë të të cilëve u dihen emrat edhe publikisht, e shumë prej tyre njihen edhe nga të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave.

Andaj, bëjmë thirrje sërish që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë, sepse është koha e fundit të sjellin drejtësi për viktimat e luftës”, ka deklaruar i pari i Qeverisë, kryeministri Kurti i cili ka thënë se ana materiale për të mbështetur angazhimin profesional për personelin e sundimit të ligjit është ndër më të favorshmet në shtetet e rajonit! Por fatkeqësisht, sot të gjithë ne jemi dëshmitar, se nga prokurorët e gjyqtarët e kapur e të ndikuar politik dhe të korruptuar deri në fyt, në vend se kjo të vlerësohet dhe shfrytëzohet si stimulim, për të vepruar në interes të drejtësisë, për ndjekjen dhe gjykimin e kriminelëve të luftës, sot edhe pas pesë vitesh të kaluara, mjerisht aktakuzat e ngritura për krimet e luftës, numërohen në gishta! Qeveria e Kosovës, ka rritur buxhetin, andaj bëjmë thirrje që Këshilli Prokurorial urgjentisht të rrisë kapacitetet për adresim të krimeve të luftës, gjykimi dhe dënimi i kriminelëve të luftës është detyrë dhe obligim, për vuajtjet e së kaluarës e shpresën për të ardhmen, për sakrificën madhore të të gjithë atyre që i humbëm në luftë dhe për brezat që po rriten në liri”, ka deklaruar kryeministri Kurti!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".