Të respektohet vendimi i sovranit, të hapët urgjentisht ura e Ibrit simbol i qytetit të bashkuar të Mitrovicës dhe jo i ndarjes

Të respektohet vendimi i sovranit, të hapët urgjentisht ura e Ibrit simbol i qytetit të bashkuar të Mitrovicës dhe jo i ndarjes
Të respektohet vendimi i sovranit, të hapët urgjentisht ura e Ibrit simbol i qytetit të bashkuar të Mitrovicës dhe jo i ndarjes

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 03 June 2024 - 19:45

 Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

Kërkesa e asamblistëve të Komunës së Mitrovicës së veriut për hapjen e urës mbi Ibër është tepër me vend dhe duhet hapur sa më parë për lëvizjen e qytetarëve të lirë pa dallim etnie, pa dallim feje. Kjo urë e turpit e këtij shekulli nuk duhet mbajtur e mbyllur assesi. Në fund të fundit, është e drejt me Kushtetutën e vendit dhe duhet mbrojtur çdo cep të Kosovës që është në tokën tonë. Kosova tashmë është vend i pavarur i pranuar më tepër se gjysma e botës demokratike dhe ajo duhet të mbroj tokën e saj.

 

Kur jemi te ndarja, Evropës duhet t´i vije turp dhe jo vetëm Evropës por tërë botës demokratike vetëm për një gjë, sepse neve na kanë borxh dhe duhet përmirësuar atë që na e kanë bërë me hile dhe na kanë ndarë padrejtësisht . U drejtohemi publikisht Bashkimit Evropian dhe botës demokratike se në asnjë vend të botës nuk ka komb që është ndarë padrejtësisht se si komb shqiptar që na kanë ndarë me gërshërë hartash dhe na kanë copëtuar në pesë shtete që tani po i kujtojmë dhe po ia ri përkujtojmë se Shqipëria ndahet me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, me Luginën e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, me Çamërinë dhe Malësinë në Malin e Zi. Pra, shqiptarët që jetojnë në këto pesë shtete dhe kufizohemi shqiptarët me shqiptarët. Dhe, merreni me mend se edhe tani në këtë shekull akoma flitet se si dëshirojnë të na ndajnë neve shqiptarëve në Kosovë, në shqiptarët e veriut dhe në shqiptarët e jugut.

Po a ka turp më të madh se kjo. Në anën tjetër flitet për bashkim, lëvizje të lirë të qytetarëve dhe kur vije fjala për shqiptarët, po kjo Evropa kurvë druan se pi u humbë ura mbi lumin Ibër e do të bëhet rrezik dhe hallakamë, pa pëlqimin e Serbisë. -Përse? Kjo është toka jonë dhe në ato pjesë kanë jetuar shqiptarët me shekuj se këtë tokë na e ka lëne Zoti hise dhe me vite të tëra që nga pas lufta të mos këtë të drejtë një qytetar shqiptarë i Kosovës të mos guxoj të shkoj as në pragun e shtëpisë së tij, të mos guxoj as ti vizitoj varret e të parëve të tij. A kjo nuk është tepër turp dhe më tepër se turp kur flitet për lëvizje të lirë të qytetarëve pa dallim. Pra kjo urë nuk duhet të jetë simbol i ndarjes së qytetarëve,por duhet të jetë simbol i lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe të jetë urë e lëvizjes së lirë dhe jo urë e përçarjes dhe konflikteve. Duhet të përkujtoj se nga pas lufta deri më sot janë disa marrëveshje që janë bërë dhe të gjitha kanë mbetur vetëm në letër dhe asgjë më shumë. Kjo urë kur të lirohet , natyrisht që edhe serbët mundë të lëvizin të lirë këndej jugut. Ata askush as që i ndalë dhe as kush nuk e rrezikon jetën e tyre. Natyrisht se bëhet fjalë për ata që nuk kanë bërë krime në popullatën e pafajshme shqiptare që kanë jetuar me shekuj në ato troje.

Askush nuk po flet për rrezikim të tensioneve dhe rrezik jetësh të qytetarëve, thjeshtë po kërkohet të hapet ura mbi Ibër për çdo qytetarë të Kosovës pa dallim dhe akoma të bisedohet për urë të ndarjes dhe përçarjes kjo është më tepër se turp. Më herët ishte një marrëveshje, për heqjen e barrikadave dhe asgjë nuk u bë më shumë. Prandaj është koha që tani duhet sa më parë që është e mundur të lirohet ura mbi lumin Ibër për të gjithë qytetarët e vendit të Republikës së Kosovës, për shqiptarët, serbët, bëshnjakët dhe për të gjithë të tjerët që jetojnë në këtë pjesë të vendit. Mjaftë na kanë ndarë deri më sot dhe besoj se çka është mjaft është mjaft. Në fund të fundit, ato janë pjesë të vendit tonë që duhet mbrojtur me Kushtetutën e vendit dhe të dihet se kush është Zot shtëpie dhe jo kush do të hyj e të dal dhe të bëhet hallakamë dhe sallamadi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".