
Lexoni edhe:
Kosova shteti i parë në rajon që inicion hartimin e Projektligjit kundër Femicidit
Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi
Askush apo krejt pak sot në Serbi po tregon gatishmëri të pranon fajin e luftës, dhe nuk është gati të empatizojë, nuk është gati të pranojë se ka një tregim tjetër, nga ai tregimi i rremë i Serbisë. Vuçiqi ashiqare nuk e dëshiron pajtimin , se kriminelët nuk janë gati për pajtim , por janë gati për konflikte të reja në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi dhe veçmas në Kosovë, të cilën po e kërcënon përditë më luftë. Për fajin e Serbisë, edhe pas 30 vjetësh, politikisht situata ka mbetur e njëjtë, në koalicione politike zgjedhore në këtë shtet ka luftë ndaj popujve jo serb në Ballkan.
Kosova shteti i parë në rajon që inicion hartimin e Projektligjit kundër FemiciditLexoni edhe:
Serbia është peng i politikave të tmerrshme etno-klero –shoviniste Zgjedhjet lokale në Serbi, treguan që presidenti , Aleksandër Vuçiqi, prapë do të shalojë këtë shtet. Dhe më këtë opozitë dhe më këtë vetëdije qytetare, Vuçiqi do të mbetet gjatë në pushtet. Qytetarët në Serbi jo të gjithë por shumica po, kanë mbetur më logjikën e shovenizmit serbomadh, të ngulitur thellë e për shumë dekada në logjikën e tyre , nga SANU dhe Kisha Ortodokse Serbe. Serbia që kemi pasur fatin e keq ta kemi fqinjë, jo që nuk po reformohet, por do të notojë sërish në ujëra të ndyta të grupit të kriminelëve të luftës në pushtet. Dhe, kjo është tregues së popujt tjetër më të drejtë po i quajnë serbët popull gjenocidial. Këtë e vërtetojë së fundi gjithë ajo rezistencë e grupit të Vuçiqit në selinë e OKB-së që të stopohet Rezoluta për gjenocid në Srebrenicë.
Rezoluta mbeti njolla e zezë e Serbisë dhe hipoteka së ky shtet ka bërë gjenocid mbi myslimanet në Bosnje e Hercegovinë dhe mbi shqiptarët e Kosovës, edhe pse TPI-ja në Hagë nuk e dënojë Serbinë e Millosheviqit për gjenocid, e po shihet nga ky hark kohor së është dashur të këtë një vendim të tillë. Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948, e përcakton gjenocidin si një krim të së drejtës ndërkombëtare, ose si "çdo nga aktet e listuara të kryera me qëllim të shkatërrimit, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, racor ose fetar”:Se Serbia e kishte pikërisht këtë qëllim e tregojë lufta në ish –Jugosllavi, ku Millosheviqi me bandat kriminale e terroriste të tij, vrau dhe masakrojë afër 200 mijë boshnjakë në Bosnje dhe mbi 15 mijë shqiptarë të Kosovës. Pati përpjekje të hapura të Serbisë për spastrime etnike të formës të etnocidit dhe urbicidit. Edhe pse gjykata e Hagës nuk e bëri Serbinë fajtore duke mos e dënuar për gjenocid, megjithatë veprimet makabre të saja në terren e bëjnë atë katërçipërisht fajtore për krimet masive në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Kjo gjykatë në këtë veprim automatikisht e lirojë Serbinë dhe Millosheviqin si pjesëmarrës të luftës në Bosnje e Hercegovine dhe në Kosovë .Ky vendim ishte anakronik dhe i çuditshëm i kësaj gjykate ndërkombëtare për krime lufte, kur dihet se më vonë pikërisht regjimi i Millosheviqit u ndëshkua si fajtor kryesor , me ç’rast edhe u bombarduan nga NATO, caqet kriminale serbe në Serbi dhe në Kosovë. Edhe pse kanë kaluar shumë vite , Rezoluta për Srebernicën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit ët OKB-së, i lëshon rrugë rezolutës tjetër për gjenocid ndaj Serbisë, dhe protagonistëve të saj, të cilët janë ulur sot këmbëkryq në pushtetin e Serbisë, si Vuçiq, Sheshel, Nikoliq, Daçiq etj. Edhe zgjedhjet lokale si ato nacionale legjitimuan grupin e kriminelëve të luftës, të cilët do të paraqesin rrezik serioz për paqen në Ballkan, kur dihet së kanë përkrahjen edhe të Putinit, i cili jetësisht është i interesuar edhe për një vatër lufte në rajon. Askush apo krejt pak sot në Serbi po tregon gatishmëri të pranon fajin e luftës, dhe nuk është gati të empatizojë, nuk është gati të pranojë së ka një tregim tjetër, nga ai tregimi i rremë i Serbisë.
Vuçiqi ashiqare nuk e dëshiron pajtimin , së kriminelët nuk janë gati për pajtim , por janë gati për konflikte të reja në BH, Mal të Zi dhe veçmas në Kosovë, të cilën po e kërcënon përditë më luftë. Për fajin e Serbisë, edhe pas 30 vjetësh, politikisht situata ka mbetur e njëjtë, në koalicione politike zgjedhore në këtë shtet ka luftë ndaj popujve jo serb në Ballkan. Lufta në Serbi është bërë koncept ideologjik, e një situatë e tillë më koalicione çfarë po votohet atje, është hapje e llogoreve të reja të luftës. Një konflikt i ri siç po pretendon Serbia e Vuçiqit do të ishte shumë herë më i përgjakshëm dhe më i egër se ai i më parmi në Bosnje dhe në Kosovë. Serbia është peng i politikave të tmerrshme, retrograde, nacionaliste që janë katastrofike edhe për vetë ata , të cilat politika janë krijuar nga liderët e partive politike etno-klero-shoviniste.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".