Serbia po e luan rolin e 'Kalit të Trojës' në shërbim të interesave ruse që rrezikon paqen dhe stabilitetin e Ballkan dhe të Evropës

Serbia po e luan rolin e 'Kalit të Trojës' në shërbim të interesave ruse që rrezikon paqen dhe stabilitetin e Ballkan dhe të Evropës
Serbia po e luan rolin e 'Kalit të Trojës' në shërbim të interesave ruse që rrezikon paqen dhe stabilitetin e Ballkan dhe të Evropës

Skender Mulliqi

  • 07 June 2024 - 17:57

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Edhe laikët politikës tashmë e kanë kuptuar se Serbinë, e drejtojnë mafiozët, kriminelët e luftës, hajnat dhe faqezinjtë e çdo lloji. Treshen famëkeqe në pushtet, Vuçiq, Sheshel e Daçiq, ishte dashur bota demokratike ti izolon, të mos bisedon më klikën më të urryer millosheviqiane të pas Luftës së Dytë Botërore. Ky grup kriminelësh të luftës në krye dikur me Millosheviqin, e pas tre dekadash me Vuçiqin, e ka kthyer Serbinë në vrimë të zezë të Evropës. Këta faqezi po ngulin këmbë që nga viti 2012 kur ka ardhur në pushtet Vuçiqi, ta kthejnë në rajon gjendjen e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar .Edhe kjo politikë serbe është kontinuitet i politikës fashiste të Millosheviqit, se edhe këta janë i njëjti brumë. Bëhet fjalë për kriminelet të cilët po marrin direktiva nga Putini , për konflikt të ri në Ballkan.

 

Pushtetin e ri pas zgjedhjeve të fundit në Serbi, po e drejtojnë, SNS e Vuçiqit dhe SPS i Daçiqit, dhe kjo tregon se bëhet fjalë për një qeveri kriminale. Këta janë ata të cilët rrënuan Vukovarin, bombarduan Dubrovnikun, rrethuan dhe bombarduan Sarajevën, bënë gjenocid në Srebernicë e gjithandej në Bosnje dhe në Kosovë më masakrat e Mejës, Reqakut , Lubeniqit, Rahovecit, Qyshkut e është vargu shumë i gjatë për ti numëruar të gjitha vrasjet , dhunimet dhe dëmet materiale të gjenocidit serbomadh. Shqiptarët nuk sulmuan asnjë qytete dhe nuk vranë asnjë serb në Serbi. Këtë fakt madhor bëhen sikur e kanë harruar shtetet e BE-së të cilët edhe na ndihmuan në luftën e fundit çlirimtare. Politika e Serbisë është politikë kundër botës perëndimore, është politikë pro ruse dhe pro kineze, gjë të cilën mirë e dinë BE-ja, e po vazhdojnë nga frika e luftës të mbajnë ende nën sqetull një huligan dhe kriminel lufte si Aleksandër Vuçiq, i cili ishte përkrahës i madh edhe i paramilitarit e kriminelit Arkan.

Ky huligan dhe huligani tjetër Sheshel, po i shpallin heronj kriminelët e luftës në Bosnjë, Radovan Karagjiq dhe Ratko Mlladiq, duke iu ngritur buste, dhe duke i vendosur portretet e tyre nëpër murale në gjithë Serbinë , në Bosnje , Mal të Zi dhe në veri të Kosovë. Mos të harrojmë së Vuçiqi, Shesheli dhe Daçiqiqi, janë protagonistët kryesor me Radojqiqin të aktit brutal të Banjskës në veri, më qëllim të ndarjes me luftë të Kosovës. Terroristi Radojqiq , së bashku me Veselinoviqin , Vulinin tash zëvendës kryeministër dikur shef i BIAsë, Belivuk janë të kërkuarit e Interpolit. Presidenti serb, ka zgjedhur metodën gebelsiane të sundimit , jo vetëm në jetën politike dhe ekonomike të Serbisë, por edhe të medieve, prapa të cilave fshihet fashizmi i Serbisë. Në këtë kontest të propagandës së urryer ndaj shqiptarëve nuk duhet harruar rolin e Kishës Ortodokse Serbe, si udhëheqëse shpirtërore të luftës dhe gjenocidit serb në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".