Me Qeverinë, nuk ka asociacion të komunave me shumicë serbe

Me Qeverinë, nuk ka asociacion të komunave me shumicë serbe
Me Qeverinë, nuk ka asociacion të komunave me shumicë serbe

Blerim Burjani

  • 09 June 2024 - 08:58

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Atë që ka thënë Kurti për draft statutin e Asociacionit është për të bërë hajgare me atë draft. Ai thotë draftin që e bëj unë e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa atë që e ka bërë Lajçak le ta dërgon në Komisionin e Venedikut. Me Kurtin pra nuk do të ketë fare Asociacion. Kurti do ta hapi edhe urën mbi Ibër dhe ky do të jetë fundi i këtij mandati nga Qeveria Kurti. Mendoj se me tipin e Albin Kurtit nuk luhet lehtë.

 

Serbët e kanë bojkotuar regjistrimin civil. Kjo mundë ta vështirësoj edhe planifikimin e zhvillimit të politikave lokale, madje edhe hartimin e ato dokumenteve dhe planeve afatgjata strategjike për zhvillimin lokal komunal. Kur jemi tek draft statuti për komunat me shumicë serbe, për këtë organizim kemi në qarkullim propozime të shumta, katër prej tyre por që e kanë fatin e njëjtë vetëm të qëndrojnë në sirtarët e pritjes. Me Qeverinë Kurti s’do të ketë asociacion. Pra s’do të ketë ndryshime fare. Deri në fund të këtij mandati vetëm edhe ura mbi lumin Ibër mbetet të hapet dhe me këtë përfundon plotësisht edhe politika e qeverisjes së Albin Kurtit në veri. Pra ky është pikësynimi i Albin Kurtit. Kurti e mendon ndryshe çështjen e këtij drafti që e ka sponsorizuar BE.

Atë që ka thënë Kurti për draft statutin e Asociacionit është për të bërë hajgare me atë draft. Ai thotë draftin që e bëj unë e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa atë që e ka bërë Lajçak le ta dërgon në Komisionin e Venedikut. Me Kurtin pra nuk do të ketë fare Asociacion. Kurti do ta hapi edhe urën mbi Ibër dhe ky do të jetë fundi i këtij mandati nga Qeveria Kurti. Mendoj se me tipin e Albin Kurtit nuk luhet lehtë. Atë është fakt se e mashtruan në një mënyrë për anëtarësim në KE dhe kjo ka sjellë shqetësim dhe indinjatë nga Albin Kurti. Mendoj se qarqet ndërkombëtare gabuan me mos anëtarësim të Kosovës, ndonëse është fakt që ndërkombëtarët nuk i pranojnë gabimet e tyre asnjëherë por vendosin imponimin dhe kushtëzimin e tyre, dhe kjo është qasje shumë e gabuar. Ata duhet ta dinë që për Serbinë s’munde ta japin Kosovën. Herët apo vonë do ta kuptojnë se kjo qasje ishte dështim i tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".