
Lexoni edhe:
Bashkimit Evropian aktivizon sanksione kundër aferave korruptive të Kryeministrit Edi Rama, bllokohen 112 milionë donacione për bujqësinë
Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Neglizhenca e organeve kompetente në Kosove për rastin penalo-terrorist të Banjskës duket se vjen nga një numër i faktorëve që aktualisht nuk tregohen. Prokuroria Speciale është e varur nga këta faktor, edhe pse ligjërisht, varshmëria është jo ligjore dhe e dëmton rendin juridik e sovranitetin e shtetit.
-Në kuadër të faktorëve që ndikojnë duhet përmendur; 1. Mos profesionalizmi i duhur dhe përgatitja e dobët e prokurorëve. 2. Konfliktet e ashpra midis sistemit juridik gjyqësoro-prokurorial dhe pushtetit ekzekutiv. 3. Neglizhenca në kryerjen e hetimeve për aktin terrorist në Banjskë dhe 4. Ndikimi shumë i ashpër nga faktori i jashtëm mbi sistemin prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë. Faktet e tilla duket se kanë ndikuar ashpër në punën e organeve. Prokuroria është kompetente për këtë hetim. Edhe policia e Kosovës bartë përgjegjësi për grumbullimin e provave dhe më pas të ngritjes së akuzës nga ana e kompetentëve. Organet ligjzbatuese i kanë neglizhuar detyrat e veta. Faktori i jashtëm nuk e ka qartësuar çështjen sa duhet të rastit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë . Mendohet se edhe këtu politika dhe diplomacia e kanë zvarritur çështjen. Bashkimi Evropian dhe as shtetet tjera jashtë këtij organizimi nuk e kanë ndëshkuar shtetin serb për aktin e ashpër terrorist.
Ata vetëm e kanë dënuar rastin, por nuk kanë kërkuar dhe nuk e kanë ndëshkuar shtetin serb. Kosovën për rastet e regjistrimit të tabelave e ndëshkuan me masa dënuese. Serbinë as për aktet terroriste nuk e dënuan. Kemi këtu një dizajnim pozitiv të qartë të politikës së BE-së ndaj shtetit serb. Kjo nuk çuditë fare. E pakapshme është mos dënimi i Serbisë nga SHBA-të. z Hill, ambasador i SHBA-ve në Serbi, ende qartë nuk e ka dënuar. Kurrë nuk kërkoi ndëshkim të shtetit serb. Dilet hapur me ideologjinë e "botës serbe" dhe nuk ndëshkohet. Mbahet Kuvendi gjithëserb për bashkimin e "botes serbe" e Serbia nuk ndëshkohet. Kryhen akte terroriste dhe nuk dënohet shteti serb.
Armatosen me armë dhe tërë shteti serb vihet në shërbim të Rusisë e Kinës dhe përsëri shteti serb merret si pozitiv, lavdërohet dhe kërkohet të punoj për t'u anëtarësuar në BE. Ende ndaj Kosovës veprojnë masat ndëshkuese të BE-së. Kështu vërehet dy vijueshmëria e politikës. E karotës ndaj Serbisë dhe e ndëshkimit ndaj Republikës së Kosovës. Këtu dalin faktet pse nuk kemi aktakuzë nga organet kompetente për pjesëtarët e sektit terrorist në Banjskë. Duket se masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe gjatësia e mos dënimit për terroristët serb varet nga dialogu në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo e diskuton tërë çështjen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".