SHQIPTARËT NË KORDINATA KOMBËTARE DHE POLITIKE NË LUFTË PËR BASHKIM OSE DEZINTEGRIM

SHQIPTARËT NË KORDINATA KOMBËTARE DHE POLITIKE NË LUFTË PËR BASHKIM OSE DEZINTEGRIM
SHQIPTARËT NË KORDINATA KOMBËTARE DHE POLITIKE NË LUFTË PËR BASHKIM OSE DEZINTEGRIM

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 14 July 2024 - 14:00

Shkruan: Hakif Bajrami 

1.Kush po mbjell ndasi për krijimin e dy kombeve shqiptare Në vend se të organizohemi dhe të propogandojmë bashkimin kombëtar, një pjesë e intelektualëve kudo nepër viset shqiptare, hapur e propogandojnë ndarëjën e kombit: në shqiptarë dhe “kosovarë”. Shiquar nga ky kënd, më tepër do të kemi vështërsi për me u bashkua, se sa që me luftë jemi ndarë nga okupatori serbian. Së këndejmi, mendoi se më tepër duhet përqëndrohemi në bashkim evolutiv patriotik, hap pas hapi, se sa me ndonjë metodë rrevolucionare. Kjo për faktin se armiku i brendshëm i llumit bajraktarëve dhe armiku i jashtëm i fundrinave neofashiste, në çdo lloj konflikti do të na dëmtone para miqëve dhe para qenjës sonë gjithëkombëtare. Duke e hulumtuar të kaluarën do të mësojmë se, kemi pasur përpiekje për bashkim kombëtar sidomos në rrafshin e arsimimit, por nuk kemi pasur asnjë përpiekje për bashkim politik në historinë tonë kombëtare.E vërteta, i vetmi front që ishte një lloj lufte fiktive për bashkim kombëtar ishte ngjarja me rastin e shpalljës Ahmet Zogollit mbret i të gjithë shqiptarëve. Por, edhe këtë akt intrigat dhe dorëlirësia e mbretit që bëri koncesione sidomos atyre që e luftonin pas shpine, e që atë intrigë e dinte në detale, ishte në esencë, armiku më i egër i dezntegrimit të luftës kombëtare në njomësinë e tij.

 

Ajo luftë, qysh më 1939 çuditërisht mori bazamet ideologjik. Nga ajo kohë, po edhe më parë pjesërisht, edhe partitë tjera që do të dalin në sqenën historike, do të zhytën në ideologji. Të gjitha partitë pra ishin të prirura dhe të rreshtuara të luftojnë, në vend të zhvillimit ekonomik dhe emancipim kombëtar, ashtu si e projektuan Rilindasit, do të plasohën pas ideologjive të tyre që mund të quhët edhe antikombëtare. Kush po i krijon “dy kombe” sot pas tërë asaj lufte për mbijetesë, nga një komb që është shqiptaria, është sot pyetje e pyetjeve që disi po injorohet, por sa më shumë që po forcohet ndienja shtetërore e dy shtetetve, aq më i pamundur vjen e bërët së paku ideali i bashkimit kombëtar, si rrugë realiste. Lidhur me këtë, droj se do të na përfshijë historia e shembullit i sindromit Austriako-Gjerman, ku shteti ka primaritet mbi kombin. Së këndejmi, në vend se të mirremi me idealin e bashkimit kombëtar, me miliarda investime hargjohën në rrafshin e forcimit tarafeve politike, të cilat kanë bazamnet ideologjik, e që ai bazamnet shkon deri në armiqësi në mes tyre. Si shembull eklatant, po e marr realitetin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut sot, po edhe kundërthënjet që po i dikton Tirana zyrtare, duke e përkdhelë Beogradin armik të Shqiptarisë. E vërteta, në Maqedoninë e Veriut, këto javë u luftua një parti, që rreshtimin e bërë drejtë për një çerek shekulli për shqiptari. Ndërsa ndasia ideologjike e shterri në parcializim faktori jashtë saj në stilin: pak import nga Tirana, më shumë eksport nga Prishtina. E vërteta filozofike, e ngritjës godinës kombëtare atje në një mënyrë u dezintegrua dhe u plasua në flialë të Beogradit, sepse përbrenda diktoi elementi joshqiptar, i cili vetëm se nuk ka forcë se do të vepronte shumë më egërsisht se sa Beogradi.

 

Ky fakt, ndoshta pa vetëdie, pa Tiranë dhe pa Prishtinë ka ndodhë, por jo pa dieni dhe hapje të “xhepit interes”, të qëndrimit të filialës Sorosit me qendër në Tiranë, atje ku agjenti i Stanishiqit dirigjon sqenën politike pa asnjë konkurencë. Madje ajo agjneturë në disa mjetet të informimit dirigjon, madje edhe kërcnohët. Kombin shqiptar dhe “kombi kosovar”, në peshojën e ndërgjegjës kombëtare, po e luftojnë jo njësoj por në harmoni të plotë qarçet politike dhe rreligjioze serbe dhe lakejtë shqipfolës, qe dy shekuj, pa mbarim.Këtë e mbështes në bazë të dokumenteve dyshekullore. Prandaj, në lidhje me këtë, ndarja në:Albanec dhe shqiptar (diku nepër dokumente është shiftari), lufta për “Komb Kosovar”, le të dihet se ka lind aksidentalisht nga disa daskallë dallkauk që nuk dijnë asgjë nga historia e filozofisë, por edhe nga sociologjia politike e ndërtimit të kombeve. Atyre publikisht ua shtrojë pyetjën: nëse shqiptarët e Republikës Kosovës po u quajkan “Kosovarë”, atëherë si do t` i quajnë ata “ideologë me namë” shqiptarët e Preshevës, të Maqedonisë dhe Malit Zi. Po, ky ogur zezonë, dihet ku i ka rrënjët, dihet se është për çdo ditë realitet që përdorët, sidomos në shtypin e Shqipërisë, madje dihet se është mbeturinë e transformuar në prototipin separatist historik: “Albanci i shiptari”, ku kumbar ishte PKJ dhe Dushan Mugosha. Madje, nominimet kosovar dhe shqiptar, janë bërë modë injorance në mjetet e informimit, dhe ka rrezik që ky infektim të avansohet në malarje, në smundje ngjitëse e që tani për tani po fundksionin si ideologji mekatronike, sidomos nepër mediume dhe nepër kabinete të mykura politike. Ky orientim, po dëshmohet se ka shkelur shumë tragjikisht mbi të gjitha palgët e kombit tonë, shumë të lashtë pellazgo-ilir. E vërteta, shqiptarinë nuk mundën ta ndajnë as okupatorët: romakë, bizantinë, sllavë, turqë, es fuqitë evroiane nepër kongerese e koferenca, të paktën si emër dhe realitet historik.

 

Po, dihet se popullin tonë, në vijim kombin tonë, e ndanë për kohë të caktuara tokësore dhe ideologjike, sidomos okupatorët e kohës së re, por kurrë nuk mundën ta shporrin ndienjën e tërësisë për: një popull, një gjuhë, një alfabet, një shkollë, një komb me prejardhje pellazgo-ilire, një histori, një Falmaur, një Hro kombëtar dhe nevojë për një shtet me një kryeqytet, një gazetë gjithëkombëtare, një radiotelevizion kombëtar e që të gjithë e kanë një themelues gjithë përfaqsues, gjithë përfshirës në një mënyrë: një akademi kombëtare dhe një sistem shkollor, por në aspektin paksa rrelativ rrealist, sespe lluksin e bashkimit apsolut, nuk e kanë as kombet tjera shumë më të fuqishme, e që kanë provuar të arrijnë qëllimin e krijimit të shtetit të tillë unitar-integral, madje të zgjëruar, por dihet se si kanë përfunduar ato përpiekje. Vërtetimi i unitetit kombëtar gjithëshqiptar në vepër më 1999 Nëse studiohën dokumentët e kohës, shqiptarët kurrë nuk e kanë pasur unitetin kombëtar më të lartë se sa që e kanë dëshmuar gjatë luftës lavdishme të vitit 1999. E vërteta, ajo kohë tregoi se solidarësia dhe bashkimi kombëtar, është një mundësi që pushon në gjirin e popullit, mundësi ajo që shtrohet para çdo shqiptari në çdo lohë , e që ai moment historik të ndodhë një ditë, kuptohët në kushte tjera, sepse për atë çast historik, janë bërë shumë vepra urtie. E vërteta, ai bashkim, nuk duhet të ndodhë në dëm të asnjë populli, për faktin se trojet shqiptare nga kongresi i Berlinit e deri te Konferenca e Pairisit (1878-1946), kanë ardhur duke u tkurrë, tragjikisht. Bje fjala, ne sot nuk do të ishte e logjikshme ta kërkojmë Nishin apo Selanikun, e që ishin qytete-krahina me një numër majftë të lartë banorësh shqiptarë. Por, është e logjikshme të veprojmë në bashkimin e trojeve shqiptare në një Shqipëri natyrale, obligim ky që nuk e skajon si borqli askend. Pse e theksova vitin e solidarësisë kombëtare, vitin 1999.

 

E theksova në rend të parë sepse bijtë dhe bijat më të mirë të kombit nga Shqipëria Bregdetare, e veshën unifërmën e UÇK-s dhe u betuan se do të vdesin për lirinë e Kosovës, në një front me vllazërit e tyre shqiptar në luftë për çlirim. Po nuk është poenta vetëm këtu. Por, kombi shqiptar në Shqipëri, në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës e në diasporë në atë vit të krenarisë në luftë, dhe tragjedisë që pësoi populli i Kosovës, dëshmoi solidarësi aq të lartë sa që ajo kohë (ai vit), do të mbetët shembull për të gjitha epokat që vijnë, por ndoshta edhe për të gjitha kombet që kanë nevojë për liri dhe dinitet njerëzor. Mjerishtë, atë solidarësi ushtrake dhe popullore, sot nuk e kemi si çështje obligative kulmore. Prap po e theksoi, pa asnjë urrejtëje ndaj cilit do popull, se mikëprita që tregaun shqiptarët ndaj njeri tjetrit më 1999, ndaj shqiptarëve të Kosovës sidomos, do të mbetët si një elzamplar i paparë humanizmi në histori. Pra, duke vlerësuar sa e si duhet në rend të parë, ne intelektualët dhe institucionet e Republikës Kosovës, të bëjmë luftë civilizuese sot, duke e çmuar drejtë atë humanizëm, dhe atë shembull biblik, madje nuk duhet ta harrojmë e mos ta plasojmë në çdo enciklopedi dhe leksion të kulturës dhe diturisë në tërë globin, aq më parë kur Bota Perendimore, u rreshtua politikisht dhe ushtarakisht në anën e drejtësisë, në anën e shqiptarëve të Kosovës krenare dhe fatmurge, në të njejtën kohë. T

 

ani, shtrohet pyetja, si është e mundur dhe a lejohet që një “ministër” i finansave të venëndosë se sa do të paguhët apo nuk do të paguhët, një luftetarë i lirisë për luftën në Kosovë e që ishte bje fjala luftetar nga Shqipëria ose nga SHBA, e gjetiu. Të kuptohemi, kam punuar në një segment të UÇK-ës, sa që në çdo çast kam mundur të vritëm. Po, kurrë nuk më ka shkuar mendja, se cila do të jetë pozita apo paga ime pas fitorës. Ne të Shtabit Adem Demaçit, të gjithë si një, jetonim dhe punonim që një ditë në Kosovë të lind dielli sikurse lind në Zvicër, apo në Shqipëri, bje fjala. Dhe për këtë fakt kemi shkruar dhe debatuar. Në lidhje me këtë, ata luftetarë (oficerë dhe ushtarë që erdhën nga Shqipëria sidomos, jo vetëm që mendoi por do të luftojë gjithëmonë, që të dihet vlera e tyre ekvivalente dhe kolektive për lirinë e Kosovës, duke filluar nga Tahir Sinani, Endrit Cara deshmorë e plotë të tjerë, dhe shumë patriotë të tjerë si oficeri i lartë Shpëtim Golemi me djal, si kreator të luftës së drejtë. E vërteta, dikush do të më pyet: se sa vlerësohesh sot për kohën sa veproja në Zyrën Politike të UÇK-ës, të drejtuar nga Adem Demaçi. Po përgjigjëm, publikisht. Vlerësohëm vetëm sa ta kam një kartelë, në formë letërnjohtimi se: jam njëfar veterani i UÇK-ës për me më ndejtë Gjykata Speciale e Hagës (për Kosovën) mbi kokë sikur të isha krimnel. Madje, ta që e themelan Specialën… mund të na bëjnë me një dëshmi të rejshme, me ndonjë dëshmitar të mbrojtur, sepe Evropa e Gjergj Fishtës nuk i ka ndryshuar veset se si: “të vdesim e në çka duhet të konvertohemi”!.

 

Sot, mendoi se për Luftën e UÇK-ës, një komison profesionistësh do të duhej për t` i kategorizuar luftetarët: ata nepër istikame dhe ata që e kanë ideuara dhe ndihmuar. E unë jam veteran i diesë dhe ndihmës, por që kam dëshmuar kur duhej më 1998 (në Mynhen) me fuqinë e argumentit për kombin tim, në cilsinë intelektuale shkencore, me faktin se askush nuk me ka detyruar por me dëshirë dhe përgjegjësi, iu kam përgjegjur thirrjës së zërit atdheut, ashtu si na fton në çdo çast HYMNI KOMBËTAR. E ata, që nuk iu përmbajtën Hymnit Kombëtar, le t` i brenë ndërgjegja, deri në vdekje. Por, mos të harrojmë se obligimi kombëtar-Hymni Kombëtar nuk e amneston askend nga ata shqiptarë që kanë pasë moshë dhe shëndet. Në këtë drejtim e shtroi një pyetje shtesë: sa shqiptarë oficerë të karierës dhe ushtarë të rëndomët patën luftuar për lirinë e: Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës. Po, janë shumë shqiptarë. Po, sa slloven, kroatë dhe boshnjakë erdhën për të na ndihmuar neve, dihet se asnjë. E ky fenomen ndër shqiptarë nuk është dukuri vetëm për luftën e fundit 1997/99, sepse edhe më 1916 në luftën e Çana Kalas (Dardanele) shqiptarët luftuan për Ata Turkun. Dokumenet thonë se në atë luftë të drejtë mbrojtëse ishin 32000 “arranutë…” Por të kuptohemi se asnjë oficerë, asnjë ushtar turk, bile me origjinë shqiptare, nuk erdhi për të luftuar për çlirimin e ish vatanit tyre! Sigurishtë se fare pak atje flitej për robërinë e Kosovës, prandaj… E vërteta, 21 avionët e Turqisë kemjaliste nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999, duhet të pranohët se ishin shumë aktiv dhe efektiv ndaj caqeve fashiste serbiane, për çlirimin e Kosovës. Por, duhet shtuar se ajo ndihmë kolektive erdhi me urdhër të Presidentit Klinton dhe të gjitha forcave demokratike Perendimore. A ka nepërkëmbje të dimenzionit të luftës UÇK-ës Lidhur me këtë, mendoi se dimenzionin e luftës së UÇK-ës jo në tërësi por në një masë e kanë nepërkëmbur disa individë, sepse luftën çlirimtare jo vetëm që e kanë sabotuar një masë jo e vogël e shqiptarëve, por luftën e UÇK-ës e kanë urrejtë një pjesë e pacifistëve “institucionalist”, tmerrësisht. E ky pozicion, nuk mbetët vetëm në këtë pikë gjeometrike të urrejtjës, por disa përfaqsues të luftës nepër istikame, e që janë veteranë të vërtetë, pas çlirimit u pasuruan mjaftë mjegullshëm, e pasuria e tyre, për kushtet e Kosovës është jonormale, sepse disi në gjiun e këtij populli, që është mishëruar dhe adaptuar me varfëri me shekuj, pasuria e dikujtë po vërehet se e ka depalsuar në një masë vetë luftën çlirimtare, të cilën profesionalisht e çuaj NEO LUFTË, sepse është zhvilluar denjësisht me diersën e ballit, sepse tërë Kosova është e përgjakur e që tregojnë varrezat e njoma kudo pranë rrugëve. Në lidhje me këtë, edhe çështja e nepotizmit dhe korrupsionit, devalvimin e mundshëm të luftë,s e ka kthyer në inflacion të “partiotizmit” vetëquajtur. E vërteta, të kuptohemi se UÇK nuk ka luftuar që të gjithë të jemi “të varfur një soj, të jemi të pasur njësoj”. Por realitetin populli po e kërkon të jetë i dlirë dhe i merituar, sepse UÇK është shenjëtria shqiptare, si ajo e Skenderbeut. Por sot, kur ndihët se filan LUFTETARI, si invalid që është, i mungon ndonjë gjymtryë e trupit, por nuk e ka të sigurtë një standard modest jetësor, do të thoja, është një vrejtëje për tërë godinën shoqërore, e posaqërisht për adminstratën- qeverinë, dhe parlamentin përkatës të Republikës Kosovës. Lidhur me këtë, një çerek shekulli është kohë e mjaftuar, që shumë palgë të pjesës kombit të ishin plasuar vetëm si histori sot për sot, e jo të ndodhë ajo që po trashet para syve tanë, madje veteranëve të vertetë t` u mohohet vlera e tyre nga shteti i tyre.

 

Ky shembull i ngjanë rastit kur fëmia malltretohët nga prindi. Nëse më 1999 shqiptarët e japin provimin kombëtarisht, sido që të mirret, sespe edhe në brendi të Kosovës kishte saboterë, prandaj ata që erdhën për të luftuar për çlirimin e Kosovës, luftën tonë e kanë bërë më famëlartë në një anë, por sabotimin e kanë bërë më tragjik-më të kobshëm, në anën tjetër. E ky realitet le të mbetët si letërnjohtim se çka jemi si tërësi. Lidhur me këtë, lufta kundër luftës, politikishit mund të thuhet, pa asnjë ekivok, se jo vetëm popullit, por edhe kombit tonë, nuk i ka prerë sopata në një vend, gjatë historisë, qoftë në aspektin e nivelit politik, qoftë në aspktin rreligjioz, qoftë në aspektin shkollor deri më 1908, kur e fituam Alfabetin kombëtar, apo më 1972 kur e fituam Gjuhën shqipe standarde. Publikisht pra, shqiptarët bëjnë sot tregti politike mëhallash dhe rregjionesh dhe rregjionesh, dhe mu për këtë si pasojë historike, jemi të përqarë në pesë shtete ende, si vetë e qyqës, me fajin tonë, të paktën. A na kanë faj fqinjët që sot në Kosovë nuk e kemi një gazetë ditore, që e finason shteti,bjen fjala. Mund të themi se jo. Por ata maksimalisht i kanë shfrytëzuar dhe po i shfrytëzojnë ndasitë tona politike, realitetin tonë të shprastive, në të gjitha fazat historike, ashtu si po refletohën ndasitë e krerëve të pushteteve dhe partive, para syve tanë të shterrrur ndoshta, prandaj për sovranitetin tonë do të kemi edhe pazare, që shumë lehtë mund të shitemi, e kur të shitemi si mall, dihet se më pazare nuk ka, ose do të kemi pazare por me vargojë gjaku siç na ka ngja. E kujtoi, se një pjesë e fajit këtu qëndron në sielljet e akademive dhe univerziteteve e instituteve kredibile kombëtare e shtetërore.Pazaret pra nuk do të janë pa fajin e disa individëve, që mund të thuhet se me bagazhin e tyre krijues janë institucione kombëtare, por që në tavolinat politike kanë vlerë zero, sepse me çmime shumë të lira po bërën simpatizant të partive, të cilat të paktën nuk po i ndihmove, bile të mos përgojojnë, dëmi u dihet. Turpi nuk shkon përtej hapësirës që sot të ndihët si zë i lig i këtillë. Shiqoni, si janë rreshtuar disa persona që e kanë jetën finansë apsolute, me grada dhe pozita individuale, klanore, do të thoja edhe morale “shkencore”. Ata janë bërë, në një mënyrë gati të atillë sa që shtihën si pronar të shtetit, në vend se të jetë kombi pronar i hostorisë shtetërore, këta e spjegojnë historinë si kult të individit dhe aspak si duket nuk kanë mësuar nga totalitarizmi.

 

E kultin e individit shqiptarët si duket e kanë dertur në formën: shkoj hasani, erdhi hyseni. Çka është lufta dhe çka është paqa politike Si komb kurrë nuk kemi pasë synim që me luftë gjithëpërfshirëse të dëshmojmë se jemi për një shtet politik të përbashkët, ta kemi një gjuhë letrare dhe një kulturë të jetës në liri, mdje një kulturë të varreve në jetën që na bashkon, në besim. Po, jetën disi me njëqindë perde që nuk shihën, e kemi së bashku, por jo të përbashkët, sepse ne shqiptarët varret i kemi të ndara, sepse na i kanë ndarë rreligjionet, sepse nëse kombi dhe derivatete e tij na bashkojnë, atëherë rreligjionet dhe derivatete e tyre, shumë keq na ndajnë. E në ndarjën e varreve, kanë ndikuar rreligjionet, të cilat kurrë nuk kanë pasur harmoni nirvani në interes të kombit dhe shtetit të përbashkët. Në lidhje me këtë, shtrohet pyetja: a e ndihmon bërëjën e kombit dhe shtetit politika, apo shteti e dikton bërjën e kombit dhe politikës. Itinerari i bashkimit te gjermanët, italianët, francezët dhe kombet tejra, me kulturë të lartë, tregon për nevojën e një angazhimi politik ndërshqiptarë, si rrugë e ngjajëshme që në proces do të evitoheshin gabimet që i kanë bërë të tjerët, por që ai angazhim rrugëtimi në çfar niveli duhet të jetë vetëm intelektualët dhe elaboruesit gjuhësor (do të thot horizontal gjithështresor), mund ta bëjnë, për mos me thënë në permasa të gjakut (AND-ës). Prandaj, shtrohet nevoja që në rrugëtim paksa duhet huazuar histori, nga të tjerët, por në përqindje shumë të lartë, historinë politike dhe kombëtare duhet në tërësi ta krijojmë vet, si godinë origjinale dhe puro arbërore. Bje fjala, shumë kam debatuar për origjinalitetin e demonstratave tona kombëtare 1968-1997 nepër simpoziume. E vërteta, ato veçori i kemi pas izoluar si kulturë arbërore-shqiptare dhe janë pranuar si origjinale, por, po të kishim liri të Shqipëprisë Bregdetare, ajo histori do të ishte krejtë ndryshe, ose nuk do duhej fare të ketë histori qytetare të nivelit tillë kombëtar, e të flasim e shkruajmë vetëm për tubime shkencore. Bje fjala, në simpoziume e kemi shtruar aksiomën se: në asnjë demonstratë arbërore, në viset e robrëruara shqiptare, nuk është ndier ndonjë kërkesë për atentate apo vrasje të ndonjë tirani apo zyrtari bolshevik-komunist. E tiranë dhe zollumqarë kishim mjaftë për të mësuar prej tyre, se si nuk duhet të qeverisët shteti. Po cilat janë pengesat e bashkimit Medoni se jemi ne vet, nga majet e politikës, nga majet lideriste e deri te akadmitë klanore dhe nepotiste si pengesa invalide për kauzën dhe deformimet klanore nga idea e deri te prodhimi final i politikës dhe adeteve të nenëntokës dhe mbi tokës për bashkim kombëtar.

 

E që t` i luftojmë pengesat që i krijojmë, mendoi se nuk do të na binte në fie as Nikolla Makiaveli, në kohën e tij apo të sotme, se kush është për fronin e kush për kronin. Me këtë elaborim a duhet të presim diçka nga BOTA SHQIPTARE, me pyetjën: A të bëjmë propogandë se kaq shqiptarë janë në: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi, në Turqi, Greqi, Itali, Gjermani, Zvicër e kudo nepër Evropë dhe sidomos në SHBA e Kanda e deri në Australi?. Po, mendoi se duhet të dihet më tepër se kurrë letërnjohtimi se sa janë shqiptarë nepër botë, po mbi të gjitha sa janë sot shqiptarë në Ballkan. Sepse, faktorët që janë të shkapërderdhur kështu si llogaritemi, gati se dihën se kemi pak vlerë pozitive, por edhe nuk dihën sa kemi antivlera negative. E tjetër çështje është, sa është kualiteti i shqiptarëve sot, sepse për kuanitet ka treguar viti i luftës 1997/99, që ishte sa i luftës por më tepër i saboterëve, sepse sot sipas shumë strategëve evropian po paguajmë haraç, sepse nuk luftuam si komb, por luftuan si çerek kombi.Madje Xhimi Shija në prill-maj 1999 pati pyetur: “Kush kërkon atje ndalimine bombardimeve. E kam shiquar inçizimin dhe kam kuptuar se çka janë në gjendje prijësat shqiptar të bëjnë për fotele…”. E ato tri pjesët tjera të ish saboterëve, prap po diktojnë dhe me kriteriume disi janë pozicionuar si “shpetimtar dhe fitimtar të shekullit për pjesën e tyre të kombit”. E vërteta, ato vite të robërisë thellë (1989-1999), kanë treguar edhe kualitetin e pa përsëritëshëm historik dhe epokal të shqiptarëve. Atë strukturë, të luftetarëve duhet llogartur dhe hulumtuar për çdo eventualitet, kuptohet nga institucionet profesioanle, gjithnjë me pyetjën: Kush ka qëndruar i palëkundur në luftën e drejtë të UÇK-ës, e kush ka qendruar si pengesë e saj. Madje, edhe pasi që filluan bombardimet e NATO-s me 1058 avionë modern, prej të cilëve 780 ishin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bamirësinë e të cilëve kurrë nuk do ta harrojmë sepse na shpëtuan si pjesë e kombit por edhe si komb, sepse okupatori i egër ka pasur plan ta okupojë edhe Tiranën, “mundësi kjo që e kishte siguruar Velko Kadijeviq”, kur e vizitoi Moskën më 1991. Siç shihet shumë të panjohura na presin që t` i mësojmë, që mos të përsëritën. Në lidhje me këtë që u tha më lartë, nuk do ta bëjë as më të voglën përpiekje ta shtrojë elaborimin se cilat janë pengesat e bashkimit, sidomos atëherë kur Bota Perendimore në një mënyrë i përmirësoi gabimet e bëra nepër kongrese dhe konferenca, ku trojet tona janë coptuar herë me luftë e herë me politikë dhe strategji masone, puro politike (1878-1946).

Pra, nga ajo luftë e përmirësimit duhet të mësojmë shumë. Pse po paksohet numri i shqiptarëve në trojet etnike Sot, besohet se është i dyfisht numri i shqiptarëve jashtë trojeve etnike shqiptare në tërë Ballkanin, e që në 40 vjetët e fundit janë arratisë nga vendi. Në lidhje me këtë, shtrohet kërksa: sa do të jetë gjenerata pasuese e tyre, total e humbur, sepse ngadal por sigurt kultura kombëtare po tjetërsohet në historinë globale, për ta dhe në ta, sepse shqiptarët po ngarkohën me pesha që asnjë kurriz njerëzor, nuk i mbanë dot. E para syve tanë, po defilon forografia e: mjekrrave dhe veshave të tmershme për syrin tonë modest,brenda vendbanimeve tona, e ne i tolerojmë. Po jo vetëm kaq. Para syve tanë po defilon kultura e territ (mbulesës) dhe lakiriqsisë, e dy kestremeve prostitucionale, sepse kulturën tonë virgjër duhet ta ruajmë jo si një legjendë, por si një realitet që na ka mbajtur vertikalisht gjallë dhe pa ia krrusur kurrë askujtë kurrizin në total. Po, shqiptarëve të robëruar u kujtohet kur na determinonin si duhet t` u japim fëmijëve emra, si duhet të vishemi, si duhet të jemi jugosllav, si duhet të vdesim e cila gjuhë është e zotit, e kur do të vijë dita nga jugosllavët të fillojmë të konvertohemi në serbianë. Pra të gjitha këto “bestitni” i përmbysi lufta e UÇK-ës me vargojë gjaku dhe me vuajtje biblike duke u arratisë në të katër anët e botës, sidomos më 1999. Po sot në liri, parlamentet tona shtetërore po aprovojnë ligje, rregullore, por nuk po e debatojnë kurrë nivelin dhe kulturën e jetësës, adetët dhe zakonet që na kanë mbajtur të pamposhtur si popull e si komb në gravurën historike. Pra, shqiptarët në dukje të parë, nuk po largohën nga vetëvetja, por po largohën nga trualli e që sigurisht një pjesë jo e vogël e tyre, pas një gjysëm shekulli nuk do të quhën shqiptar fare. E vërteta, ky rezonim pesimist nxirret nga shumë shembuj që sot shqetësojnë. Shiqoni se si na kanë hy në modë fjalët e hueja sidomos në mjetët e informimit, me kaq “dituri” të atyre që ishin qerrelarës nepër Evropë dhe piata pastues nepër kafene të kontinentit të vjetër të Gjergj Fishtës famë lartë. Bje fjala, sot në Turqi ku ka më së shumti shqiptarë të eksportuar, nga dhuna shtetërore serbiane, më sa kam mësuar nga hulumtimi dhejtë vjeçar, gjenerata nën 16 vjetë nuk e dinë asnjë fjalë shqip.

 

Madje, edhe ato shkolla solide që i kishim nepër Evropë deri dje, sot disi janë mbyllë ose janë kah propogandohën si të pavlera, duke mos harruar edhe klubet shqiptare me emra heronjësh kombëtar, pa dallim. Kush na ka faj për deshtimet Nëse nuk duam të tregoheni pesimist, duhet patjetër ta mendojmë faktin se Gjenerata e 1981 e krijoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në embrion, e krijoi UÇPMB e Preshevës dhe UÇK Maqedonisë Veriore. Pra, kemi me çka të mburremi, sepse ajo vepër nuk erdhi nga qielli, por nga tradita e ladishme e luftës së Gjergj Kastriotit, e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, e luftërave të drejta 1910-1999, me peronalitete të dlira luftetarësh në ball. Lidhur me këtë nëse Gjergj Kastrioti-Skenderbeu për 25 vjetë nuk u nda nga lufta e drejtë për liri, atëherë Adem Demaçi për një jetë të tërë nuk u nda nga lufta politike dhe më në fund ushtarake dhe diplomatike për bashkim kombëtar. E këto dy luftëra obligojnë, sidomos obligon lufta e Adem Jasharit me FAMILJE. Pra, fajët për çdo deshtim duhet kërkuar vetëm te mosorganizimi i jonë, mos puna, mos ndarja e punës, mos respektimi i funksioneve, mos lufta për idealin e bashkimit politik dhe kombëtar, pa alternativë, por gjithnjë dhe në permanencë që mos të sillemi me të tjerët ashtu si janë siellur robëruesit me neve me shekuj. P

ra,mund të mësojmë fare majftueshëm vetëm nga vetëvetja jonë popullore, kombëtare dhe familjare. Shkrimi i kushtohet: Ditës së Rrevolucionit të Ferizajit ku ishin 60 000 burra të gatshëm të vdesin për liri dhe demokarci, më 13 korrik 1908. Ai Kuvend, që para se të fillonte me një minutë e përkujtoi tërë historinë e lavdishme popullore e kombëtare, por që nuk e harroi as ndikimin nga Rrevolucioni demokratik francez, më 14 korrik 1789. Lavdi kombit shqiptar, respekt miqëve dhe sidomos SHBA-ve famëlarta!