
Lexoni edhe:
Dialogu me Serbinë mbi baza të barabarta dhe pa presion të BE-së ndaj Qeverisë Kurti për Asociacionin
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Ky skenar mundë të bëhet me qëllim që shteti serb të fiton një pozitë miradije para BE dhe SHBA-ve. Terroristi Radoiçiq nuk do ti dorëzohet Kosovës kurrë. BE, Franca dhe SHBA duket se janë pajtuar që Radoiçiq të përgjigjet për rastin e Banjskës në Serbi.
-Ndryshimet formale ne Serbi rrjedhin nga bashkëpunimi me BE dhe me SHBA-të. Serbia gjendet më mirë se kurrë pranë BE-së dhe SHBA-ve, Anglisë e shteteve të tjera. Me kontratat që u nënshkruan për litium dhe me vizitën e Scholzit dhe në të ardhmen të Macronit në Beograd, de-fakto do të përmirësohet dukshëm pozita e Serbisë. Arrestimi i Radoiçit është çështje që shteti serb do ta bënë vetëm sa për firmë, e jo në kuptim të dhënies së përgjegjësisë penale, pasi që për Serbinë, aksioni terrorist në Banjskë është akt revolucionar. Mirëpo, e gjetur para presioneve të mëdha nga BE dhe shtetet e veçanta që janë mike të Serbisë, si Franca dhe nën presionin amerikan, është çështje që drejton tek fakti i një skenari serb për përgjegjësi penale gjoja të Radoiçiqit në Serbi. Ky skenar mundë të bëhet me qëllim që shteti serb të fiton një pozitë miradije para BE dhe SHBA-ve.
Terroristi Radoiçiq nuk do ti dorëzohet Kosovës kurrë. BE, Franca dhe SHBA duket se janë pajtuar që Radoiçiq të përgjigjet për rastin e Banjskës në Serbi. Këtë e tha edhe Rada Teajkovic. Rada Trajkovic e paraqiti si kusht të z.Macron, arrestimin e Radoiçiqit, që ai ta viziton në të ardhmen Serbinë. Mënyra e tillë e përgjegjësisë është de-fakto lojë e faktorit ndërkombëtar për gjoja përgjegjësinë e Radoiçiqit. Por, me këtë, shteti serb fiton në raport me shtetet e BE dhe me SHBA. Këtë nuk e tha z. Trajkoviç. Ajo e dinë se i tërë procesi do të jetë skenar i inskenuar serb. Natyrisht se të gjithë e dinë se Radoiçiq kurrë nuk do të dënohet në kuptimin e veprës penale të terrorizmit. Megjithatë BE dhe SHBA janë pajtuar me këtë formë vetëm e vetëm për të treguar se edhe shteti serb po i nënshtrohet normave ndërkombëtare. Politikanët e dinë këtë. Nga disa politikan serb po thuhet se kjo bëhet me kërkesën e veçantë të Presidentit të Francës, z. Macron. Një rol të madh këtu po e luan edhe fakti se shteti serb donë investime për minierat e veta, sidomos për litium, që po tregohet jetik për Evropën.
Nënshkrimi i kontratës me BE dhe i memorandumit me Gjermaninë, sikundër edhe vizita që do të behet e Macronit në Beograd, fiton në peshë çështja e dy çështjeve për shtetin serb. E para është Marrëveshja e Brukselit dhe Aneks marrëveshja e Ohrit, dhe së dyti, dhënia gjoja e përgjegjësisë së Radoiçiqit si udhëheqës i grupit terrorist në Banjskë. Janë këto dy çështje që janë të ndërlidhura me pozitën e shtetit serb në drejtim të integrimeve euroatlantike. Pozita e shtetit serb me skenarin e kërkuar për rastin Radoiçiq fiton në peshë. Nuk del më asnjë fakt që është pengesë për integrime dhe investime në Serbi. Hapen portat e BE-së dhe të shteteve për investime dhe për integrime. Nuk del më asnjë pengese ndaj shtetit serb. Mirëpo, me këtë nuk do të thotë se do të ndryshon politiken ekspansioniste ndaj Kosovës dhe çështjes së realizimit të botës serbe. Përkundrazi! Kështu fiton në peshë shteti serb dhe i krijon kushtet më të mira për botën serbe. Kjo do të mbetet pikësynim i pa diskutueshëm për Serbinë. Këtë e provon Deklarata që u nxor në Kuvendin e Serbisë për çështjen e popullit serb. Serbia nuk heq dorë nga bashkimi i Republikës serbe me Serbinë. Kurrë nuk do të pranon shtetin e Kosovës. Ripushtimi është pikësynimi kryesor dhe jetik për Serbinë.
Edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut gjinden në planin serb për botën serbe. Këto mbesin çështje evidente dhe historike për Serbinë. Në këtë as BE, as SHBA dhe as Anglia nuk kërkuan ndryshim të politikës. Janë shumë simbolike apo të themi formale kërkesat ndaj Serbisë. Po kërkohet që ndryshimi të jetë për politikë të jashtme e jo për sigurimin e paqes në këtë pjesë të Evropës. Këtë po duket se e ka kuptuar shteti serb dhe natyrisht se kështu edhe do të vepron në raport me jashtë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".