Trashëgimia politike kriminale e Vuçiqit synon vetëm grabitje territoresh nga Kosova, nuk ka interes për marrëveshje pajtimi dhe normalizimi

Trashëgimia politike kriminale e Vuçiqit synon vetëm grabitje territoresh nga Kosova, nuk ka interes për marrëveshje pajtimi dhe normalizimi
Trashëgimia politike kriminale e Vuçiqit synon vetëm grabitje territoresh nga Kosova, nuk ka interes për marrëveshje pajtimi dhe normalizimi

Blerim Burjani

  • 18 August 2024 - 08:43

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Serbia gjithmonë ka dashtë të merr akoma territor nga Kosova, por në asnjë variant nuk është angazhuar për marrëveshje rreth të drejtave civile apo politike të minoritetit serb në Kosovë. Ideja dhe doktrina serbe është e njëjtë nga e kaluara pushtuese dhe ekspansioniste, me marr territore të huaja duke i quajtur serbët të diskriminuar. Për të marr territore,për të bërë politikë uzurpuese, abuzuese.

 

Për shtetin dhe politikën serbe me qendër në Beograd, serbët e Kosovës nuk kanë rëndësi sa ka territori të cilin e synon Serbia. që e kërkon pra për të pas mundësi zgjerimi. Territoret e huaja kanë rëndësi sipas kësaj politike. Duke pas parasysh interesin ekskluzive territorial atëherë pak ka rëndësi pakica serbe .Këtë e dijnë edhe ndërkombëtarët, edhe e din se nëse do të vazhdon akoma të pyetet Serbia kurrë nuk do të ndodhë të hapet ura mbi Ibër sepse këtë Serbia e konsideron pikë ndarëse territoriale. Lojëra politike të këtij lloji ka bërë qe 7 vjet pas marrëveshjes për urën mbi Ibër. Pra s’ka gjë për mundësi të akordimit me palën serbe rreth kësaj çështje.

Edhe ata e dinë por është e çuditshme se si po kapen për dialogun, thua se pak është dialoguar për urën veç duhet edhe tash të vazhdohet e kush e di sa të vazhdon të dialogohet. Pra s’ka pasur afate kohor për hapjen e kësaj ure. Natyrisht që tani Vuçiq është në mes të tre problemeve për shkak të litiumit dhe bisedat me Gjermaninë për nxjerrjen e litiumit. Në anën tjetër gjendja në Kosovë që po e mbajnë situatën në qetësi është angazhimi i KFOR-it për urën që po bëhet një komedi, që ura mos të hapet por të mbahet në gjendje të rreme se mundë të ketë trazira imagjinare. Gjendja nuk është më si në vitin 1999. Është një gjendje pra plotësisht ndryshe.

Këto çudira më nuk ekzistojnë. Më mirë do të ishte që KFOR-I vetë ta hapi urën në pajtim të përgjithshëm me opinionin vendore diplomacinë ndërkombëtare dhe jo që sot të vazhdojnë të merren me një urë sikur të jenë fëmijë. Nëse akoma insistohet në marrëveshje të cilën do ta pranonte edhe Serbia për ta hapur urën ajo nuk do të arrihet kurrë sepse kurrë nuk pranon ta bëj Serbia një gjë të tillë. Serbia dhe kjo klasë politike në pushte duan që sa më shumë ta mbajnë gjendjen në një situatë të konfliktit të ngrirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".