
Lexoni edhe:
Ardhja e kreut të CIA-s në Bosnje, Serbi dhe Kosovë për një klimë më të mirë politike për Ballkanin
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Serbia nuk është mik i BE e as SHBA-ve edhe kjo dihet ata vetëm nëse kanë interesa , nëse Serbia s’ka gjë aty, pra ata nuk kanë çka të presin miqësi nga Serbia. Është e gabueshme sepse Serbia ka synime tjera në raport me blloqet ushtarake. Kjo nuk ofron asnjë garancion përveç luftës në të ardhmen e mundshme. Këto deklaratat e Makronit në Beograd nuk janë aspak optimiste për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë.
Kosova anatemohet e akuzohet ndërsa Serbia lavdërohet dhe gënjehet se ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit , Serbia nuk e njeh këtë marrëveshje por vetëm themelimin e asociacionit , pra s’ka gjë , kjo retorik e Macron nuk sjelle asnjë lloj ndryshimi ne terren, Kosova vepron njëanshëm për zbatim te marrëveshjeve qe 11 vjet gati , a ka seriozitet me këtu? Palët janë kushtëzuar me integrime evropiane, edhe nga ana tjetër ndodhë shitja e aeroplanëve të Francës për Serbinë që janë dy paradokse të çuditshme. Serbia nuk është mik i BE e as SHBA-ve edhe kjo dihet ata vetëm nëse kanë interesa , nëse Serbia s’ka gjë aty, pra ata nuk kanë çka të presin miqësi nga Serbia.
Është e gabueshme sepse Serbia ka synime tjera në raport me blloqet ushtarake. Kjo nuk ofron asnjë garancion përveç luftës në të ardhmen e mundshme. Pra shitja e aeroplanëve nga Franca për Serbinë mund të komentohet si biznes i pastër, por aspak në mbrojtje të paqes.
Tash është koha me i ndal aksionet individuale Qeveria dhe duhet bërë pak politikë e diplomaci. Ura mbi Ibër tash është pothuajse e vetmja gjë që ka mbetur për tu realizuar hapjen e saj Kurti dhe me përfunduar këtë mandat përplot me sfida dhe aksione. Patjetër duhet të ofrohet rasti diplomatik për gjëra të tjera nëse ka mbetur edhe ndonjë gjë tjetër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".