
Lexoni edhe:
Jasharaj: Nëse ndodhin grevat dhe protestat faji nuk është më i SBAShK-ut
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Deklaratat e tilla janë vijëzim i punës që duhet bërë Prishtina dhe Beogradi. Nga faktori ndërkombëtar po kërkohet respektimi i marrëveshjeve dhe mos veprime të njëanshme të Prishtinës. Tërheqja e vërejtjes është e qartë. Prishtina dhe Beogradi kërkohet të fillojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Të gjithë kërkuan që askund mos të rrezikohet paça. Në veçanti iu kërkua Republikës Serbe në BiH dhe klikës së Vuçiqit në Beograd të qetësohen dhe mos të hapin në këtë anë të Evropës front të ri të luftës.
Jasharaj: Nëse ndodhin grevat dhe protestat faji nuk është më i SBAShK-ut Lexoni edhe:
Kundruall Kosovës dhe kryesisht urës së Ibrit kemi mendime dhe qëndrime konkrete që në kohët e fundit janë dhënë nga shumë faktor ndërkombëtar. Ato janë për nga përmbajtja të njëjta, por dallojnë në ashpërsi dhe në kohë që jepen. Në vizitën e z. Makron, Presidentit të Francës, në Beograd u shpreh mendimi për mos hapjen e urës dhe u kërkua formimi i Asociacionit të pranuar me marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit të vitit të kaluar dhe më herët. Edhe në Prishtinë erdhi shefi i CIA-s dhe kërkoj që në hapjen e urës të ketë kujdes Prishtina dhe mos t'i rrezikoj ushtarët e SHBA-së në veri të Kosovës. Shefi i CIA-s amerikane ishte edhe në Beograd dhe në Bosnje e Hercegovinë. U kërkua kujdes i veçantë e klikës së Vuçiqit dhe të mos rrezikohet paqja në Ballkanin Perëndimor. Në Kosovë erdhi edhe ndihmës-sekretari i NATO-s për operacione, z.Thomad Giffus.
Nga z. Giffus u kërkua rrugëdalje nga gjendja aktuale. Edhe nga ndihmës-sekretari i NATO-s u diskutua në Prishtinë hapja e urës së Ibrit. U kërkua në takime që mos të ndërmerren veprime të pa koordinuara. Lidhur me raportet Prishtinë-Beograd, z. Giffus, tha: "Është esenciale që Prishtina edhe Beogradi të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të zgjidhur çështjet e mbetura. Ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje të gjitha palëve të implementojnë marrëveshjet e arritura pa vonës(...)". "Siç dihet ne jemi kundër veprimeve të papritura dhe të pa koordinuara, posaçërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun e dhunës, e cila cenon sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, dhe rrezikon trupat e KFOR-it". Deklaratat e tilla janë vijëzim i punës që duhet bërë Prishtina dhe Beogradi.
Nga faktori ndërkombëtar po kërkohet respektimi i marrëveshjeve dhe mos veprime të njëanshme të Prishtinës. Tërheqja e vërejtjes është e qartë. Prishtina dhe Beogradi kërkohet të fillojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Të gjithë kërkuan që askund mos të rrezikohet paça. Në veçanti iu kërkua Republikës Serbe në BiH dhe klikës së Vuçiqit në Beograd të qetësohen dhe mos të hapin në këtë anë të Evropës front të ri të luftës. Kërkesat ishin të qarta. Priten veprime konkrete.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".