
Lexoni edhe:
BE kërkon kujdes me urën e Ibrit, Prishtina dhe Beogradi nën presion që ti realizojnë marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin në dialog
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Rusia qysh në Luftërat Ballkanike e deri më sot është paraqitur si vëlla i madh i Serbisë. Një tjetër aleat i Serbisë tash të Vuçiqit është Franca e Emanuel Makronit i cili edhe e vizitojë këtë shtet. Deklaratat e tija në vazhdimësi kanë qenë pro serbe .E para, se ka mundësi që Kosovës nën sanksione shumë të padrejta ti ndalohet liberalizimin nëse nuk e implementon Asociacionin, ishte absurditet i llojit të vet. Tjetër. Ky gjoja behët sikur i kërcënon Kosovën dhe Serbinë, por në fakt këtu bëhet fjalë vetëm për Kosovën që është më shumë se skandaloze. Serbia liberalizimin e vizave e ka moti, ndërsa Kosova me shumë peripeci e pikërisht nga makinacionet politike të Makronit, e fitoj të drejtën e lëvizjes së lirë.
Rusia dhe Serbia janë shtetet që i po i rrisin tensionet politike të shoqëruara më dhunë në rajon, e veçmas në Kosovë për ndarjen e saj mbi baza etnike. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë këto dy shtete agresore i kanë shtuar apetitet për zgjerim territoresh, Rusia për ta kthyer kohën e ish Bashkimit Sovjetik të cilën ngrehinë artificiale e përmbysi Mihael Gorbaqov, ndërsa në anën tjetër Serbia po e vazhdon projektin për formimin e Serbisë të Madhe, ku në këtë Serbi të skicuar moti përfshihen , territoret e Malit të Zi, BH-së , Maqedonisë se Veriut dhe të Kosovës. Rusia qysh në Luftërat Ballkanike e deri më sot është paraqitur si vëlla i madh i Serbisë. Një tjetër aleat i Serbisë tash të Vuçiqit është Franca e Emanuel Makronit i cili edhe e vizitojë këtë shtet. Deklaratat e tija në vazhdimësi kanë qenë pro serbe .E para, se ka mundësi që Kosovës nën sanksione shumë të padrejta ti ndalohet liberalizimin nëse nuk e implementon Asociacionin, ishte absurditet i llojit të vet. Tjetër. Ky gjoja behët sikur i kërcënon Kosovën dhe Serbinë, por në fakt këtu bëhet fjalë vetëm për Kosovën që është më shumë se skandaloze. Serbia liberalizimin e vizave e ka moti, ndërsa Kosova me shumë peripeci e pikërisht nga makinacionet politike të Makronit, e fitoj të drejtën e lëvizjes së lirë.
Serbia nuk është nën masa të sanksioneve ekonomike dhe politike, pikërisht së për këtë po kujdeset Franca. Ky shtet na bëri sherr të madh duke stopuar inkuadrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës që ishim shumë afër. Dhe, natyrisht se as qëndrimet politike të dy ndërmjetëseve te BE-së, në bisedimet Kosovë-Serbi, Borrel e Lajçak, nuk ka mundësi të janë ndryshe, veç qëndrime pro serbe. Serbia dhe Rusia gadi që nuk e kanë futur Ballkanin në luftë, e Vuçiqit si protagonistit kryesor nuk po i mungon as një qime e flokut. Po ndëshkohet Kosova e vogël e cila po mbron sovranitetin,nga apetitet serbomëdha , kurse Serbia po ledhatohet. Serbia më strukturat kriminale në veri, krejt pas luftën nuk pushuan së vepruari më aksionet subversive e shumë të dhunshme për të ndarë Kosovën. Kësaj fryme të destabilizimit i kontribuuan Lajçak, Borrel , Eskobar, Makron të cilët përkrahen bandat serbe , e akuzuan Kosovën për ngjarjet destabilizuese në veri të Mitrovicës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte reaguar ndaj kësaj deklarate amatoreske politike e hileqare, të Emanuel Makronit. Nëse Makron po kërkon më çdo kusht dhe në dëm të Kosovës të ketë normalizim të marrëdhënieve më Serbinë përmes bisedimeve , duke e kushtëzuar Kosovën, më formimin e Asociacionit që e përmendi në Beograd në takim me Vuçiqin, e Serbia pa e plotësuar asnjë kusht bisedimet duhet të ndërpriten.
Dhe, zaten këto bisedime kurrë nuk kanë pasur kuptim as të zhvillohen. Pse? Serbia nuk ka kërkuar kërkim falje për gjenocid ndaj shqiptarëve, nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, nuk e ka hequr nga preambula kushtetuese Kosovën si pjesë përbërëse e Serbisë, nuk i ka paguar dëmet e luftës, dhe as që ka bërë gjë për të pagjeturit shqiptarë si pjesë e marrëveshjes që është. Edhe diçka . Nga perspektiva e shteteve perëndimore ,është që mos të bashkëpunohet më ish kriminelet e luftës, siç është Vuçiqi me kompani. Tolerimi i regjimit autokratik e shovinist të Beogradit, nuk e dërgon rajonin në paqe dhe prosperitet, dhe as që i ndihmon proceset demokratike zoti Makron . Struktura politike e BE-së i ka të gjitha instrumentet konkrete për ti bërë presion Serbisë. Por, më deklarime të tilla të deritashme të Makronit, nuk do të arrihet paqja në rajon, dhe Zoti e dinë kur do të kemi normalizim të marrëdhënieve.
Presidenti francez jo vetëm që po mban kontakte të rregullta më Vuçiqin , por edhe po e armatos atë. Shtrohet pyetja logjike pse? Nëse plasë lufta në rajon siç po e kërkojnë më ngulm Putin dhe Vuçiqin dhe shumë po i kumarisin kësaj lufte ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedime dhe vet Makron, të dalë fitimtare shteti serb. Serbia siç ishte edhe paralajmëruar para vizitës të Makronit Beogradit, do të këtë në dispozicion aeroplanët luftarak Rafal të Francës. Duket së edhe Makroni si gjermani Shulcs, është jetikishtë e interesuar për litiumin serb. Sigurisht në shkëmbim të këtyre marifeteve më litiumin , është ndërmjet Kosova e vogël, si monedhë kusuritje. Edhe kësaj radhe si shumë herë deri më sot, Franca është duke ia zgjatur dorën Serbisë .Franca dhe Serbia po trasojnë partneritet strategjik, kur dihet së Franca është njëra nder shtyllat e BE-së. Presidenti i Francës në takimin më Vuçiqin e përmendi edhe zbatimin e marrëveshjes të Ohrit, sa për sy e faqe, së qëllim primar i Makronit është që minoriteti serb në veri të këtë fillimisht autonomi të gjerë përmes Asociacionit, e më vonë një Republikë Serbe, të kontrolluar nga Beogradi. Gjithë ky sforcim politik jo vetëm i Francës por edhe strukturës të BE-së ,për ndarje të Kosovës, është sirenë alarmi për të gjithë shqiptarët që të bashkohen sa nuk është bërë vonë ,së aleancat e vjetra hileqare duket ashiqare së janë duke ardhur në shprehje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".