
Lexoni edhe:
Shtetet anëtare të BE-së, të marrin vendim pozitiv, lidhur me heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës!
Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri
Fillimisht vendosja e masave (nga vet BE-ja) ka qenë një hapë tejet absurd dhe jo i mirë menduar, çka tregon mjaftueshëm edhe për logjikën e njëanshme me të cilën e ka parë Kosovën, kohëve të fundit, veçanërisht në rastin e Banjskës. E cila njëherit për vet BE-n ka qenë dëshmia kryesore për ta vlerësuar objektivisht e me sytë e vet politikën destruktive të Beogradit zyrtar.
-Kosova gjithherë ka respektuar normat universale mbi të cilën shtetet në konflikt aplikojnë për t'i zgjidhur problemet ndërmjet vete dhe prapë një vullnet i tillë sikur nuk është marrë mjaftë në konsideratë.
Masat ndaj Kosovës konsideroj se kanë qenë të padrejta dhe në thelb paraqesin një thyerje të neutralitetit të referuar, dhe një gjuhë të tillë asnjëherë s'mund ta pranoj Kosova dhe autoritetet e saja, duke pasur për bazë e mision zbatimin e normave kushtetuese, njëherit edhe baza nga e cila rrjedhë i tërë funksionaliteti shtetëror. Kosova vazhdimisht është nën funksionim kushtetues, dhe gjithë parametrat aktual dëshmojnë se vazhdimësia e saj tregon për demokraci të mirë shëndetshme, çka është shndërruar në shembull rajonal.
Në krejt këtë situatë, është Serbia ajo e cila do duhej të ishte nën presionin e masave ndëshkuese, mbase është pikërisht politika e saj e mbështetur nga vet Rusia, ajo e cila ka vendosur kushte për për rikthim të situatave konfliktuale, diçka për të cilën është dashur të reagoj vet komuniteti ndërkombëtar, në mënyrë që të mos shpërthej vala e cila ka marrë hov në Ukrainë. Kjo gjendje, apo logjikë njëherit po rikthen në domosdoshmëri nevojën emergjent për fuqizim të shteteve të dobëta në aspektin ushtarak, referuar shtetit tonë dhe rëndësinë që duhet ta ketë ky dimension tepër me rëndësi.
Bashkimi Evropian, gradualisht po e dëshmon se politikat e saja jo gjithherë po luajnë mbi rolin e neutralitetit, madje politikat e fundit shpeshherë kanë ditur të mbështetin vende që konsiderohen potencialisht shkaktare të vatrave konfliktuale. Mbi këtë bazë është gjykuar së fundi edhe shteti ynë, anipse ka ndërmarrë veprime që kanë quar në fuqizimin e rrjetit ballkanik, një kontribut solid drejt paqës evropiane, jo edhe Serbia është gjendur brenda kësaj logjike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".