
Lexoni edhe:
Fatkeqësisht edhe sot kemi shqipfolës që punojnë për politikën Beograd-Moskë
Shkruan: ANALISTI-Nijazi Halili
Mendimi im ndoshta nuk do të ishte demokratik që të shkohet me një kandidat të vetëm në zgjedhjet për Kryeministër.
-Konsideroj se strukturat e partisë mund të kishin edhe ndonjë kundërkandidat, dhe kjo do të ishte më demokratike, sepse kjo formë e nominimit për Kryeministër mund të shkelë lidhjet dhe parimet e demokracisë. Por, në fund, ishin ato "strukturat e partisë" që, njëzëri, mbështetën nominimin për Kryeministër të zotit Albin Kurti.
Fatkeqësisht edhe sot kemi shqipfolës që punojnë për politikën Beograd-MoskëLexoni edhe:
Në shtetet më demokratike të botës, si edhe tek ne, secili ka të drejtën e lirë të shprehjes, dhe çdo shmangie nga kjo formulë shkel parimet dhe ligjet e demokracisë. Prandaj, të jem i sinqertë, kritikat duhet të pranohen nga të gjithë, pavarësisht se nga kush adresohen. Ato janë të natyrshme në kushtet dhe rrethanat ku jemi duke jetuar, pasi jemi shtet pluralist, ku fjala dhe mendimi i lirë duhet të respektohen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".