Kurrë shqiptarët e Kosovës nuk do të lejojnë që Serbia të shpërblehet me territore shqiptare

Kurrë shqiptarët e Kosovës nuk do të lejojnë që Serbia të shpërblehet me territore shqiptare
Kurrë shqiptarët e Kosovës nuk do të lejojnë që Serbia të shpërblehet me territore shqiptare

Skender Kapiti

  • 31 December 2024 - 06:11

Shkruan: ANALISTI-Skender Sadri Kapiti

Shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës nuk mund të ketë, pasi tri komunat shqiptare të Luginës së Preshevës janë komuna shqiptare të Kosovës Lindore,dhe nuk janë komuna serbe pavarësisht se sot janë nën shtetin serb.

-Pra nuk mund të bëhen shkëmbime ndermjet trojeve shqiptare të Kosovës shqiptare me troje shqiptare të Kosovës Lindore.Shkëmbimi i trojeve nuk është gjë tjetër vetëm një formë djallëzore që i shërben ndarjes së Kosovës, ku Serbia kërkon që të marrë nga Kosova territoret më të pasura me minerale dhe me burime ujore.Kurrë shqiptarët e Kosovës nuk do të lejojnë që Serbia dhe gjenocidi i saj të shpërblehet me territore shqiptare.

Tendenca për shkëmbimi të territoreve që në fakt është ndarje e Kosovës është varjanti më i sigurtë që çon në konflik të ri mes Kosovëse Serbisë.Nuk mund të ketë shkëmbim territoresh shqiptaro-shqiptare ,por duhet bashkimi i trojeve shqiptare sepse ky është problemi i pazgjidhur në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".