
Lexoni edhe:
Partitë e PAN-it, kanë kërkuar ndihmën e SHBA-së, për largimin e Kurtit nga pushteti
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Stabiliteti i rajonit të Evropës Juglindore do të jetë gjithmonë i rrezikuar dhe asnjëherë nuk do të ketë paqe deri sa Evropa dhe Amerika e lejojnë Serbinë të bëjë politika të dyfishta. Ajo, në një anë, politikën dhe marrëdhëniet e vërteta i ka me Rusinë dhe punon sipas këshillave që i jep politika ruse, kurse takimet me politikën e Bashkimit Evropian i ka si takime rutinore ose takime për të përfituar ndonjë fond nga Bashkimi Evropian.
Partitë e PAN-it, kanë kërkuar ndihmën e SHBA-së, për largimin e Kurtit nga pushtetiLexoni edhe:
-Me këtë dëshiroj të them se nuk ka stabilitet në rajon nëse BE dhe, në veçanti, Amerika nuk e kërcënojnë Serbinë me masa të rrepta. Por, në anën tjetër, është shumë e dhimshme se një pjesë e politikanëve shqiptarë janë aq të paditur sa ende nuk e kanë kuptuar, apo nuk dëshirojnë ta kuptojnë, se lufta me Serbinë nuk ka marrë fund. Një thënie e vjetër thotë:
"Se nëse dëshiron paqe, përgatiu për luftë!"
Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare nuk duhet të qëndrojnë duarkryq dhe duhet të punohet shumë në forcimin e ushtrive si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Është një fat i mirë që e kemi ushtrinë e NATO-s në Kosovë, por kjo nuk do të thotë se ne shqiptarët duhet të rrimë duarkryq dhe t’i numërojmë sa ushtarë të KFOR-it kemi. Megjithatë, me ato mundësi që kemi, dhe me një bashkëpunim me Amerikën, duhet, hap pas hapi dhe pa bërë shumë zhurmë, ta forcojmë ushtrinë e Republikës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".