
LETER E HAPUR DREJTUAR PRESIDENTES VJOSA OSMANIT DHE KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI!...


Ismail Muqiqi
Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi.
Tӫ nderuar përfaqësues tӫ Institucioneve tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs: po ju drejtohemi me kӫtӫ letӫr me qëllimin mӫ tӫ mirӫ qӫ pas zgjedhjeve Nacionale tӫ cilat përfunduan me sukses tӫ bashkoheni pӫr tӫ ndӫrtuar kauzӫn e unitetit pӫr ta krijuar njӫ Qeveri gjithӫpӫrfshirӫse qӫ e kӫrkon momenti aktual. Ju drejtohemi juve dy figurave politike qӫ mbani përgjegjësi pӫr funksionimin normal tӫ Shtetit tӫ Kosovӫs duke i lӫnӫ anash tӫ gjitha tendencat, inatet, pӫrqarjet tӫ cilat me shekuj e kanӫ dӫmtuar popullin Shqiptar. Nuk mendoj tӫ bӫhem mӫ i dijshӫm se ju e as mӫ i menqur por kam obligim moral dhe njerëzor si gazetar shumӫ vjeçar, si veprimtarӫ dhe intelektual ti shprehi pikëpamjet e mija pӫr situatӫn aktuale tӫ pasigurisë pothuajse nӫ gjithӫ Globin e cila paraqet shqetӫsim dhe breng pӫr tӫ ardhmen e njerӫzimit. Mendoj se rendi i ri Botӫrorӫ dhe Siguria Globale po del nga binarӫt, e kjo po shihet gjithnjӫ duke u hapur kriza, konflikte, dhe luftra gjithandej Botӫs. Situata ne Bote, pas zgjidhjes sӫ Trumpit nӫ krye tӫ Shteteve tӫ Bashkuara tӫ Amerikӫs e ka humbur ekuilibrin Global nӫ funksionimin e Kӫshillit tӫ Sigurimit dhe Asamblesë sӫ Përgjithshëm tӫ Kombeve tӫ Bashkuara. Kompromiset qӫ kanӫ filluar tӫ bӫhen me luftӫn nӫ Ukrainӫ po e trimërojnë agresionin e Rusisӫ si dhe rehabilitimin e Putinit karshi Bashkimit Evropian dhe Shteteve Demokratike tӫ Botӫs. Çdo kompromis nӫ favor tӫ Rusisӫ e rrezikon paqӫn nӫ Ballkan duke e nxitur (trimӫruar) Serbinӫ pӫr ta realizuar projektin famëkeq pӫr krimin e Serbisӫ sӫ madhe.
E nderuara Presidente dhe i nderuar Kryeministӫr situata nӫ Ballkanin nӫ tӫ cilin po jetojmӫ ekzistojnë tri kriza tӫ cilat mund tӫ shpërthejnë nӫ njӫ luftӫ tӫ armatosur me pasoja tӫ paparashikueshme. Kӫto ditӫ Serbia po pӫrballet me protesta, demostrata, bllokada tӫ rrugӫve me greva tӫ punӫtorӫve tӫ cilat paraqesin rrezikӫ pӫr destabilizim e kӫtij Shteti. Kete situat munda ta keqpërdor Vuqiqi duke hapur nje konflikt te ri. Republika Serbe e Bosnjӫs e cila udhӫhiqet nga Presidenti Millorad Dodik ӫshtӫ njӫ vatӫr e shpӫrthimit pӫrmanent e cila pritet tӫ marrӫ kahje tӫ destabilizimit, kӫto ditӫ kur ndaj Millorad Dodikut do fillojӫ gjykimi nӫ Sarajevӫ si njeri i cili paraqet kӫrcӫnim pӫr stabilitetin nӫ Ballkan dhe mӫ gjerӫ. Nӫ anӫn tjetӫr Kosova ӫshtӫ e rrezikuar nga politika fashiste e Beogradit e cila me vite e ka dislokuar ushtrinӫ dhe policinë afӫr kufijve tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs. Propaganda sistematike agresive, armiqӫsore ndaj Kosovӫs kohӫve tӫ fundit ka marrӫ njӫ dinamik ekstreme pӫr ta pushtuar Kosovӫn. Roli i faktorit ndӫrkombӫtarӫ, pӫrkatӫsisht i Institucioneve tӫ Bashkimit Evropian pӫr ta ruajtur paqӫn ӫshtӫ limituar dhe zbehur skajshmӫrisht. E kjo u pa edhe tani kur Presidenti Trump e bojkotoi Bashkimin Evropian ndaj zgjidhjes sӫ problemit tӫ Ukrainӫs. Tӫ nderuar ne populli i Kosovӫs jemi dӫshmitarӫ i vuajtjeve, i sfidave, i gjenocidit dhe jemi ata tӫ cilӫt mӫ sӫ shtrejti e kemi paguar fakturӫn pӫr Liri dhe Pavarӫsi. Duke i radhitur disa nga argumentet propozoj qӫ zonja Presidente ti ftoni partitӫ politike nӫ kabinetin tuaj ato tӫ cilat janӫ pjesӫ e Parlamentit pӫr tӫ arritur njӫ konsensus (marrӫveshje politike) pӫr ti krijuar Institucionet e reja tӫ cilat do tӫ marrin pӫrgjegjӫsi Shtetӫrore dhe Kombӫtare pӫr ta ruajtur Republikӫn. Mӫ thotӫ mendja se ӫshtӫ momenti qӫ tӫ krijohet njӫ Qeveri e unitetit pavarӫsisht programeve politike tӫ cilat nuk duhet tӫ ishin pengesӫ pӫr njӫ unitet mӫ tӫ madh pӫr zhvillimet e ardhshme politike e strategjike qӫ e presin Kosovӫn. Mӫ thotӫ mendja se Qeverinӫ e re duhet ta krijoj partia e cila ka marrur shumicӫn e votave tӫ elektoratit por ӫshtӫ e rrugӫs qӫ nӫ Qeveri tӫ vijnӫ njerӫz me bakground me meritokraci, intelektuale, profesionist, njerӫz me pӫrvojӫ edhe nga partitӫ tjera tӫ opozitӫs apo nga shtresat intelektuale dhe akademike qӫ ja dojnӫ tӫ mirӫn vendit. Ka ardhur koha qӫ ta ndryshojmӫ vetӫdijen per ta krijuar njӫ Moratorium Politik dhe Kombӫtar pӫr njӫ periudhӫ tӫ caktuar gjithӫpӫrfshirӫse derisa lӫvizjet qӫ po ndodhin gjithandej e tӫ cilat po e godasin rendin e ri Botӫrorӫ tӫ marrin kahje pӫr Sigurinӫ Globale tӫ Njerӫzimit. Andaj tӫ nderuar pӫrfaqӫsues tӫ dy Institucioneve tani mӫ pӫrgjegjӫse nӫ detyrӫ keni pӫrgjegjӫsi para popullit dhe Republikӫs sӫ Kosovӫs qӫ te përafroheni pӫr njӫ unitet tӫ vӫrtetӫ Nacional nӫ kӫto kohӫ tӫ vӫshtira kur nӫ vazhdimӫsi jemi tӫ kӫrcӫnuar nga armiku shekullor i cili nuk po ndalet edhe tani pӫr tu rikthyer nӫ vendin ku i bӫri krimet. Kalkulimet e debateve politike neper televizione se kush mban vijat e kuqe e kush do tӫ bӫhet President apo Presidente e ardhshme nuk qojnӫ asnjӫ peshӫ karshi zhvillimit dhe sigurimit tӫ Sovranitetit dhe Integritetit tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs. Andaj ӫshtӫ koha e historisӫ tӫ reflektoni. Ju faleminderit pӫr mirӫkuptim pӫr qӫllimin mӫ tӫ mirӫ.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".