
Lexoni edhe:
Tërheqja eventuale e trupave amerikane do të thotë mobilizim për europianët
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Ardhja e presidentit Trump në pushtet duhet të shihet me kujdes, veçanërisht për qasjen e tij krejtësisht direkte, që mund të prodhojë shumë pasoja për shtetet në zhvillim, siç është rasti i Kosovës. Sado pak, ne si vend e njohim qasjen e tij, të përnjëhershme dhe direkte, duke mos e pasur fort në konsideratë të kaluarën tonë, dhe duke i dhënë rëndësi kështu të ardhmes, që politika e tij praktikisht del të jetë e atij orientimi.
Tërheqja eventuale e trupave amerikane do të thotë mobilizim për europianëtLexoni edhe:
-Sa i përket tërheqjes eventuale të trupave ushtarake nga Kosova apo Ballkani Perëndimor, konsideroj se më shumë është një lloj frike-propagande që është duke u shpërndarë dhe financuar nga agjentura serbo-ruse, për të ndaluar disa politika më kombëtare, siç mund t'iu atribuohen pushtetit aktual, për të cilat Serbia është në kundërshti të thellë. Amerika, në deklaratat e saj të vazhdueshme, qëndron e çeliktë për këtë çështje, ama konsideroj se kjo propagandë ka zanafillë sllave, dhe pretendimi i tyre merr formë kur dihet opinioni i presidentit Trump, i cili është paksa shkurtër dhe i drejtëpërdrejtë, duke mos pasur qasjen e atyre paraprakë. Këtë dimension përpiqen ta përdorin agjenturat ruse dhe, besa, edhe serbe, dhe njohja e qasjes së udhëheqësisë së Kosovës, që është strikte dhe më kombëtare, arrin ta shndërrojë një relacion të Kosovës me Amerikën në një pikë kritike dhe të dëmshme për vendin tonë. Kjo qasje, dorën në zemër, është ushqyer edhe nga politika opozitare, dhe një diskurs i tillë sot ka marrë dhenë dhe po përpiqet të paraqitet si ndëshkues për vendin tonë, e që realisht nuk është i vërtetë dhe i saktë. Politika aktuale është si kurrë më parë në vija të politikës së Amerikës, dhe çfarëdo zhvillimi apo ndërrimi të pushteteve, këndvështrimi për vendin tonë do të jetë i njëjtë, veçanërisht atyre që në politika janë më kombëtarë dhe popullorë. I këtillë ka qenë ky i tanishmi. Një pushtet për shtet dhe sovranitet gjithnjë ka qenë i mirëpritur nga Amerika!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".