
Lexoni edhe:
Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova propagandë e financuar nga agjentura serbo-ruse
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Marrëveshjet politike shpeshherë nuk janë të përshtatshme për dy shtetet që janë duke zhvilluar negociata. Por një marrëveshje e mundshme pa njohje reciproke është sikur kur digjen drutë, por janë mbuluar gacat nga prushi.
Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova propagandë e financuar nga agjentura serbo-ruseLexoni edhe:
-Dhe kur prushi shpallet, gacat janë aty, mund të ndodhë në çdo moment ndezja e zjarrit, dhe në këtë rast ndezja e një lufte të re. Unë mendoj se në këtë rast politikanët tanë duhet të mendojnë thellë dhe ta bëjnë një projekt të përbashkët, ku ky projekt të jetë projekt i institucioneve të Republikës së Kosovës, si ata që janë në pozitë, po ashtu edhe ata që mbesin në opozitë. Ata duhet të konsultohen me njohësit e çështjeve politike, si shqiptare, po ashtu edhe në konsultime me diplomatët dhe politikanët që ia duan të mirën Republikës së Kosovës.
Një gjë duhet ta kenë parasysh politikanët tanë shqiptarë: Jo vetëm në Amerikë që kanë ndodhur ndryshimet politike, por edhe në Evropë janë duke ndodhur këto ndryshime. Kështu që politikat e Sorosit nuk janë më në trend. Ato duhet të zhduken në trojet shqiptare, dhe duhet të shkojnë së bashku me politikanët që janë përfaqësues të këtyre politikave. Edhe ne shqiptarët duhet të ecim në hap me kohën. Është ardhur koha që të themelojmë një Besëlidhje të Djathtë Shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare, ku në një të ardhme të afërt të jemi partnerë të ngushtë dhe të afërt me Qeveritë e Djathta në Evropë dhe në Amerikë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".