Tërheqja e trupave amerikane do të krijonte një kaos duke i hapur rrugën Rusisë dhe Serbisë

Tërheqja e trupave amerikane do të krijonte një kaos duke i hapur rrugën Rusisë dhe Serbisë
Tërheqja e trupave amerikane do të krijonte një kaos duke i hapur rrugën Rusisë dhe Serbisë

Nue Oroshi

  • 04 March 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Trupat amerikane në Kosovë dhe përgjithësisht në trojet ku ka shqiptarë janë engjëjt mbrojtës të sjelljes së lirisë së Kosovës si dhe të mbrojtjes së sigurisë. Mendoj se trupat amerikane do të qëndrojnë në Kosovë, pavarësisht nga rreziku i ndonjë marrëveshjeje për ridefinimin e kufijve në Evropën Juglindore. Nëse fillohet me këtë ridefinim, atëherë në Evropën Juglindore apo në Ballkan mund të kemi një shkrirje të disa shteteve.

 

 

-Tërheqja e trupave amerikane do të krijonte një boshllëk dhe një kaos të papërshkrueshëm, duke i hapur rrugën Rusisë dhe Serbisë për të dominuar në Evropën Juglindore, ashtu siç ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria etnike nga 74,000 kilometra katrorë u zvogëlua në 28,000 kilometra katrorë. Unë mendoj se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

E nëse fillon ndonjë ridefinim i shteteve në Ballkan, ne shqiptarët duhet të përgatitemi për zgjerimin e trojeve tona në 74,000 kilometra katrorë. Por kjo arrihet duke forcuar shtetet dhe duke krijuar miq, e jo duke i bërë miqtë tanë armiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".