
Lexoni edhe:
Tërheqja e trupave amerikane do të krijonte një kaos duke i hapur rrugën Rusisë dhe Serbisë
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Në fakt sipas të dhënave të deritanishme mbi votimet e 9 shkurtit, LVV në raport me partitë tjera, ka marrë shumicën e votave dhe doli fitues i qartë i këtyre zgjedhjeve, por duke qenë se përqindja e fituar, sipas votave të numëruara deri më tani, nuk ishte ajo e para 4-tër viteve, shihet qartë se votat e diasporës, veçanërisht për LVV, jo vetëm që janë shumë të rëndësishme, por edhe përcaktuese, për formimin e Qeverisë së re dhe institucioneve të reja shtetërore.
-Por me gjithë pritjen gati tri javëshe, përfundimi i numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor, as që është gati dhe kësaj radhe duket se do të zhargitet, deri në një muaj, nëse jo edhe më tepër.
Ndërsa, fakti se votat e diasporës janë përcaktuese për formimin e qeverisë së re Kurti 3, deklarojë edhe vet ministrja e Drejtësisë dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë të mbajtur ditën e mërkure të 26 shkurtit, në Prishtinë.
Kurse sa i takon çështjes së zgjedhjeve, sado që kryeministri Kurti deklaroi se "ne jemi fitues i qartë" i tyre dhe e kanë obligim formimin e institucioneve, Vetëvendosje megjithëse është në koalicion me partinë Guxo dhe Alternativën, qeverinë e re, pa hy në koalicion me partitë tjera, mund ta formojë vetëm nëse arrin shifrën 49-50 deputetë, në bashkëqeverisje me minoritetet jo serbe të cilat kanë 10 vende në Kuvend dhe ministrin Rashiq, i cili ishte pjesë e Qeverisë Kurti II, si mënyra e vetme për arritjen e shumicës minimale dhe garantimin e krijimit të Qeverisë së re-Kurti III.
Andaj votat përcaktuese dhe leva vendimtare për formimin e Qeverisë së re, janë votat e mërgimtarëve, të cilat nëse vazhdojnë të jenë vota për Kurtin dhe VV-n në përmasat e votave të numëruara nga ambasadat, konsullatat dhe përfaqësitë e shtetit të Kosovës në vendet e jashtme, pa dyshim, se do t`ia mundësojnë kryeministrit Kurti që ta formojë qeverinë Kurti III.
Megjithatë Kurti dhe qytetarët e Kosovës, janë të dënuar për të pritur numërimin me hapat e breshkës, që kësaj radhe KQZ, për habi po bënë dhe certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, që duket se do ta kap një muaj të plotë, nëse jo edhe më tepër, dhe do të mbahet mend gjatë për ngathtësitë, dyshimet dhe ngadalësinë e pandodhur ndonjëherë, në vitet e pasluftës, derisa në Gjermanin me mbi 84 milion banor, qysh në orët e mbrëmjes së ditës, kur u votua, u ditë rezultati, fituesi e mandatari për Qeverinë e re dhe ishte e qartë çdo gjë.
Kështu që, megjithëse jemi njoftuar nga mediat se ka filluar numërimi i votave të mërgatës tonë, edhe procedimi i tyre, po zgjatet e stërzgjatet në mënyrë jo krejt të padyshimtë, e madje fare pakuptimshëm, me të njëjtin avaz, si deri më tani, andaj menjëherë pas certifikimit të rezultateve dhe formimit të Qeverisë së re, puna e parë e institucioneve të reja, duhet të jetë; sqarimi urgjent i çështjeve të stagnimit të procesit, shkaqeve të ngadalësisë dhe përsëritjes së numërimit të votave, si dhe dobësitë e theksuara të kryetarit të KQZ-së dhe komplet stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ngase në zgjedhjet e radhës, njerëzve të tillë dhe një stafi kaq të ç`akorduar, jo vetëm që nuk mund tu shprehet besimi por me një KQZ si ky, as që mund të shkohet në zgjedhje të tjera.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".