Albin Kurti, pavarësisht pozicionit politik, para ligjit është i barabartë me cilindo qytetar të Kosovës

Albin Kurti, pavarësisht pozicionit politik, para ligjit është i barabartë me cilindo qytetar të Kosovës
Albin Kurti, pavarësisht pozicionit politik, para ligjit është i barabartë me cilindo qytetar të Kosovës

Xhevat Meha

  • 08 March 2025 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Çdo veprim që ka të bëjë me ndonjë figurë politike potencialisht mund të ketë nuanca politike. Mirëpo, prokuroria e shtetit është e detyruar të veprojë në përputhje me procedurat ligjore. Shkelja e procedurave është shkelje ligjore. Kur ka dëshmi të mjaftueshme për të ndërmarrë ndonjë procedurë ligjore, ata kanë detyrim ligjor që të veprojnë. Mosveprimi në këto raste është shkelje ligjore nga ana e prokurorisë.

 

-Kryeministri Kurti, pavarësisht pozicionit politik që ka, para ligjit është i barabartë me cilindo qytetar të Kosovës. Përfaqësuesit politikë të cilësdo parti politike, në krahasim me qytetarët e rëndomtë, kanë detyrime të rritura rreth zbatueshmërisë së ligjit. Duhet të demonstrojnë vullnet politik për zbatimin e ligjit barabartë nga të gjithë. Përveç kësaj, përfaqësuesit politikë, me shembullin e tyre, i drejtojnë qytetarët tjerë se si duhet të sillen karshi zbatueshmërisë së ligjit.

Se a ka nuanca politike ftesa e prokurorisë në këtë rast, verifikohet me faktet që prokuroria dëshmon në paraqitjen e dëshmive. Kur ka dëshmi të mjaftueshme, bie nuanca politike. Kryeministri Kurti duhet të dëshmojë me shembullin e tij personal vullnetin politik ndaj zbatueshmërisë së ligjit. Si kryeprijës politik, ai ka përgjegjësi të rritura. Nëse Kryeministri Kurti dëshmon vullnet politik të moszbatueshmërisë së ligjit, çka të themi tjetër, përveçse keqardhje për mbi 40% të qytetarëve që kanë besuar në vullnetin politik të tij për zbatueshmëri të ligjit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".