Burjani: Reforma në gjyqësor nuk varet nga Kurti

Burjani: Reforma në gjyqësor nuk varet nga Kurti
Burjani: Reforma në gjyqësor nuk varet nga Kurti

Blerim Burjani

  • 02 April 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Albin Kurti po pretendon se i ka numrat për formimin e Qeverisë, por nuk ka asgjë konkrete. Është e panjohur nëse ai vërtet i ka numrat. Ai ka folur në mënyrë dëshirore, por për momentin nuk ka numra dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Pra, asnjë takim publik i vetëm nuk ka ndodhur me partitë opozitare.

 

-Të nxjerrësh konkluzione pa biseduar me askënd është e natyrës dëshirore. Ajo që dihet tani për tani është se jemi në një ngërç politik dhe institucional.

Reforma në gjyqësor nuk varet nga Kurti. Ai nuk mund të merret me reformën, pasi me këtë çështje merren KGJK dhe KPK. Reforma në sektorin e drejtësisë nuk varet aspak nga Kurti, pasi pushtetet janë të ndara.

Çështja e kompleksit të varrezave të dëshmorëve dhe veprimit për realizimin e tij është dashur të trajtohet shumë më herët. Arsyet mund të jenë edhe teknike, por kjo nuk duhet ta pengojë realizimin e një projekti të tillë. Tani rasti është humbur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".