
Lexoni edhe:
Dhelpëria e Lajçakut ishte e strukturuar
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Këto ditë, Kryeministri Kurti deklaroi se qeveria e re do të votohet në të njëjtën ditë kur do të votohet për Kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit. Diçka e pazakonshme, pasi deri tani nuk kemi pasur një praktikë të tillë.
Dhelpëria e Lajçakut ishte e strukturuarLexoni edhe:
-Votimi i qeverisë në të njëjtën ditë me votimin për Kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit, në kushte normale, mund të prodhojë njërën nga këto dy situata:
Votimi i qeverisë arrihet, kuptohet nëse janë numrat e nevojshëm, ose
Votimi nuk arrihet.
Deklarata e Kryeministrit Kurti se qeveria do të votohet do të duhej të bazohej në sigurinë se ai i ka numrat e nevojshëm dhe se qeveria do të kalojë në votim, ose në sigurinë se ai nuk i ka numrat për ta votuar qeverinë. Nëse Kurti ka bërë një deklaratë të tillë pa pasur siguri se i ka numrat për të kaluar votimin e qeverisë, kjo përbën një papërgjegjësi të madhe ndaj besimit të mbi 40% të qytetarëve të Kosovës. Kjo do të ishte shumë e pandershme ndaj kësaj pjese të qytetarëve.
Nëse Kurti e di se nuk i ka numrat për të kaluar qeverinë në votim dhe megjithatë bën deklarata të tilla, kjo është e papërgjegjshme dhe e pandershme jo vetëm ndaj mbi 40% të qytetarëve që i kanë dhënë besimin, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës, për faktin se, në kushte normale, ai do të duhej të ishte Kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".