
Lexoni edhe:
Zeqa: Kosova nuk duhet t’i heqë tarifat për produktet amerikane
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Stërzgjatja në kohë e numërimit të votave dhe çertifikimit të rezultateve, për deputetët fitues, dha shkas për dyshime dhe përfolje. Kjo, në një masë, zvetënoi procesin e qetë dhe të dinjitetshëm, si askund në rajon. Qysh në fushatë, Albin Kurti hodhi idenë e fitores dhe të krijimit të Qeverisë nga LVV, me partnerët simpatikë e besnikë, Alternativa dhe Guxo, të cilat ishin risi në rezultate, respektivisht me 7 dhe 6 deputetë. E gjithë propaganda korale lehaqene e opozitës kundër LVV, nën moton makiaveliste "shpif, shpif, se diçka mbetet", "ra në ujë", madje pati efektin e kundërt — iu kthye opozitës bumerang, duke u mundur dhe dështuar keqas.
Zeqa: Kosova nuk duhet t’i heqë tarifat për produktet amerikane Lexoni edhe:
-Presidentja e artë, Vjosa Osmani, tashmë ka caktuar 15 prillin 2025 si datë të seancës konstituive të organeve përkatëse kuvendore. Kjo urdhëresë e Presidentes zhdavariti opinionin mbizotërues se do të ketë krizë politike në krijimin e pritshëm të Qeverisë. Prononcimet e kreut të LVV, Albin Kurti, dhe të eksponentëve tjerë të saj, se "do të krijojmë Qeverinë Kurti-3, së bashku me partnerët tanë Alternativa dhe Guxo, pa pasur nevojë për opozitën aktuale", nuk paskan qenë thjesht shantazh, por një realitet i pritshëm.
Siç duket, Kurti ka një plan konkret dhe të garantuar për të siguruar votimin e Qeverisë së re dhe konfirmimin e mandateve të fituara në zgjedhjet e 9 shkurtit, brenda një seance kuvendore. Aksionet zhurmuese të LVV-së përgjatë opozitarizmit të saj të bujshëm janë zëvendësuar me veprime të qeta, duke sjellë standarde të reja: "fjalë pak e punë shumë", siç janë mbledhjet e shpeshta, por të shkurtra të Qeverisë. Pra, ka më shumë mundësi realizimi praktik i planit paraprak të Kurtit sesa të mbetet vetëm një dëshirë politike.
Opozita, por edhe LVV-ja, me deklarimet përjashtuese të tyre, e kanë sjellë vendin në pragun e një krize politike. Dhe dëmet për shtetin do të ishin politike, diplomatike, ekonomike e të tjera. Subjektet opozitare të PAN-it kanë humbur besimin për të qenë në pushtet, sepse kanë bashkëpunuar me Listën Serbe, si për vota, ashtu edhe në makro-kontrabandën e mallrave të ndryshme me kamionë-maune, duke e dëmtuar shtetin për miliarda euro, sipas shifrave doganore të Kosovës!
Kurti shpreson edhe në votat e deputetëve me devotshmëri atdhetare, pavarësisht përkatësisë partiake. Sepse askush nuk ka interes për zgjedhje të reja, ngaqë janë të kushtueshme dhe nuk sjellin ndryshime të dukshme. Deputetët që duan prosperitetin e vendit, shtetin ligjor, integrimin në BE dhe NATO e, mbi të gjitha, kanë integritet, tejkalojnë tekat e shefave të tyre partiakë. Votimi i Qeverisë, përkundër përcaktimit partiak të kryetarit, nuk përbën asnjë "tradhti"; përkundrazi, është patriotizëm, dashuri, respekt dhe përgjegjësi për Atdheun tënd. Në rastin konkret, ata që janë për koalicionin LVV–LDK, subjekte këto të pakriminalizuara, me votimin — qoftë edhe pa zyrtarizimin e bashkëqeverisjes — dëshmojnë përkushtim për shtetin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".