Meha: Mbrapa privatizimit të KEK-ut qëndron rrjeti i fshehtë serbo-rus

Meha: Mbrapa privatizimit të KEK-ut qëndron rrjeti i fshehtë serbo-rus
Meha: Mbrapa privatizimit të KEK-ut qëndron rrjeti i fshehtë serbo-rus

Xhevat Meha

  • 01 May 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Se rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikim zinxhiror në rritjen e shumë çmimeve të tjera, është diçka gjerësisht e ditur. Me interes është të dihet burimi nga vjen rritja e çmimit dhe si mund dhe si duhet të luftohet kjo rritje.

 

-Rritja e çmimit të energjisë elektrike buron nga privatizimi i KEK-ut shumë vite më parë. Privatizimi është kryer përmes një mega skeme korruptive. Mbrapa këtij privatizimi qëndron rrjeti i fshehtë serbo-rus. Ky rrjet i fshehtë serbo-rus, që nga pak vite pas përfundimit të luftës, ka shtrirje deri në nivel kontrolli nëpër pothuajse të gjitha institucionet e Kosovës. Këtë shtrirje vazhdon ta ketë edhe tani. Partitë politike kanë krijuar qeveri e kanë ndërtuar opozitë, por kontrolli i rrjetit serbo-rus ka vazhduar të mbetet i pacenuar, për faktin se edhe partitë politike janë të kontrolluara nga ky rrjet.

Ky rrjet serbo-rus, me këtë rritje të çmimit, siguron arritjen e dy synimeve: Rritjen e pacenuar të fitimeve të kompanisë që ka privatizuar KEK-un, dhe rritjen e vuajtjeve për qytetarët e Kosovës, në fakt për qytetarët shqiptarë të Kosovës.

E gjithë kjo u vërtetua nga shpalosja e sotme nga ZRRE se rritja nuk prek qytetarët serbë në veri të Kosovës.

Luftimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike mund të bëhet vetëm përmes luftimit të veprimtarisë së rrjetit të fshehtë serbo-rus në Kosovë. Disa të ashtuquajtur politikanë deklarojnë se duhet të iniciohet shkarkimi dhe zëvendësimi i Bordit të ZRRE-së. Kjo mund të ofrojë vetëm përmirësim të përkohshëm dhe të pjesshëm për qytetarët e Kosovës. Nëse nuk largohet veprimtaria e rrjetit serbo-rus në Kosovë, ky rrjet do të vazhdojë punën e njëjtë, vetëm me maskime të reja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".