Deputetët nuk financohen për të bërë bllokada, por për të prodhuar rezultat pozitiv

Deputetët nuk financohen për të bërë bllokada, por për të prodhuar rezultat pozitiv
Deputetët nuk financohen për të bërë bllokada, por për të prodhuar rezultat pozitiv

Blerim Burjani

  • 03 May 2025 - 08:51

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Pagat e deputetëve janë të rregulluara me ligj, këta marrin paga për shërbim kualitativ për qytetarët. Kushtetuta dhe ligjet i obligojnë qartë, por bllokadat, shantazhet nuk janë të pranueshme. Ato sjellin gjëra që në zhargonin politik kosovar e emërtojnë politikë. Kjo nuk është politikë. Politika në secilën të sotme moderne paraqet zgjidhje, jo me prodhu skandale, përfitime personale.

 

-Këta deputetë nuk financohen për të bërë bllokada, por për të prodhuar rezultat pozitiv në shërbime që duhet t’i kryejnë për qytetarët. Dështime të kësaj natyre janë të dëmshme.

Për mospjesëmarrje duhet të ketë masa disiplinore. Sa i përket pagesës, duhet të ndryshohet kjo çështje ku paga e deputetit dhe privilegjet tjera janë të papranueshme dhe jo normale. Pagesa duhet të bëhet për pjesëmarrje në seanca dhe nuk mund të ketë privilegje për të vazhduar të marrin paga pas mandatit në baza ligjore të përcaktuara me përqindje të caktuar. Për shërbime ndaj qytetarëve s’mund të ketë privilegje, e krejt për këto shërbime që për shumë vite ishin katastrofale për qytetarët. Po ashtu, si privilegjet për presidentin që janë kundër barazisë ligjore. Këto gjëra nuk i ndryshojnë as nuk kërkojnë t’i ndryshojnë deputetët, pasi që deputeti për këta nuk është shërbim, por pagë mujore. Ka shumë defekte në këtë trajtim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".