Maloku: Përse nuk iu dha publicitet fjalimit të Presidentes Vjosa Osmani në Bernë?

Maloku: Përse nuk iu dha publicitet fjalimit të Presidentes Vjosa Osmani në Bernë?
Maloku: Përse nuk iu dha publicitet fjalimit të Presidentes Vjosa Osmani në Bernë?

Fadil Maloku

  • 24 May 2025 - 17:05

Shkruan: Fadil Maloku

1. Është pak i çuditshëm, e për gjykimin tim edhe injorues fakti i mos dhënies publicitet kësaj vizite! Jo për për shkakun e ambicieve e synimeve eventuale (normale) që mund t'i ketë Ajo për ta marr edhe një mandat të dytë, por, për shkakun; se Ajo (o njeréz të mirë!) perfaqëson një Republikë të re që kërkon me ngulmë të bëhet e barabart me të tjerët.


2. Nderi që e dëshmoj Zvicëra për Republikën e Kosovës, por, edhe paralelja e Presidentes që e theksoj publikisht për shqiptarët e Luginës së Presheves (që Shqipëria, për dallim nga Kosova e ka edhe obligim Kushtetues!?) me serbët e Kosovës, është dashur fare pa hamendje të transmetohet edhe te publiku shqiptar!


3. Se përse, ndodhi kjo, nuk e di. Ama dyshimet na rriten, kur evenimente të tilla diplomatike që janë puro interes i shtetit e i kombit, thjesht heshten!
Dikush (si thotë populli) nga mediet "po na e pi duhanin tinza"!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".