Shqiptaria, 30 vjet nën regjimin korruptiv të një elite të mbrapshtë politike
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Shqipëria pas vetëshëmbjes së komunizmit në vitin 1992, vëndi prej 34 vitesh tranzicion u zhyt në një sistem korrupsioni, Shqipëria hyri dhe vazhdon të jetë shteti kampion Europe dhe ndër vëndet në krye të listës botërore për korrupsion , vjedhje dhe trafikim droge; si vëndi europian më i prapambeturi në Europë në rrugën e zhvillimit dhe mirëqënies; si vëndi kampion për mosrealizim të standardeve demokratike dhe për largim të shtetasve të saj nga atdheu. Dhe me pak fjalë ky është orientimi që i kanë dhënë Shqipërisë deri tani në vitin 2025 politika dhe politikanët shqiptarë,por edhe vetë shoqëria shqiptare e cila është pajtuar me këtë politikë korrupsioni, janë këta që i kanë dhënë Shqipërisë këtë oprientim të shtrëmbër deri tani në vitin 2025, në këtë tranzicion.
Po kështu edhe elita politike kosovare dhe ajo shqiptare në Maqedoni kanë të njëjtin model e fizionomi korrupsioni, papërgjegjshmërie, tradhtie dhe egoizmi si ajo e Tiranëës.
Shqipëria si shtet dhe si shoqëri është kapur nga korrupsioni. Autore dhe shkaktare kryesisht për këtë realitet janë politika dhe drejtësia e këtij tranzicioni të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një orientim të dëmshëm, të padrejtë,korruptiv dhe të mbrapshtë.Zhvillimet e fundit në Drejtësinë në Shqipëri që kur po funksionon drejtësia e re,SPAK përditë e më shumë po nxjerrin në dritë falimentimin e politikës së vjetër, të qeverisë e pushteit aktual, shoqërisë dhe të shtetit shqiptar nga korrupsioni, nga kjo plagë e rëndë, nga kjo sëmundje epidemike dhe gjithpërfshirëse që ka kapur e paralizuar shtetin, shoqërinë dhe gjithë sistemin në Shqipëri.
Shqipëria tashmë është shndërruar në një vënd apo laborator eksperimental, si shembull global për kultivimin, rritjen, kulturimin dhe zhvillimin e korrupsionit,droges dhe veseve të tjera, gjë që pothuajse ua ka bërë të pamundur karrierën dhe ekzistencën drejtësisë, lirisë, të vërtetës, fisnikërisë, burrërisë, patriotizmit, meritës dhe ndershmërisë.
Politika,Shteti dhe strukturat e tij mirëfunksionojnë vetëm korruptivisht, hajdutërish,tradhtishtt dhe kriminalisht kundër interesave të qytetarëve dhe kundër interesit publik e kombëtar. Ky tranzicion në Shqipnëri ishte dhe vazhdon të jetë i dëmshëm dhe traumatik për Shqipërinë dhe shqiptarët, tranzicion që ka si orientim, që promovoi dhe që instaloi në sistem korrupsionin,padrejtësinë, antiligjin,narkoshtetin dhe hajdutokracinë politiko-pseudodemokratike.
Korrupsioni në Shqipëri ishte bërë ushqim politik dhe kulturë politike masive demokratike, juridike, mediatike dhe shoqërore; korrupsioni në Shqipëri ishte bërë kulturë pandëshkueshmërie.Dhe a do ta ndryshojnë dhe a do të dalin shqiptarët , apo, a do e nxjerrin dot shqiptarët Shqipërinë në votimet e 11 Majit 2025, a do e nxjerrin shqiptarët Shqipërinë nga ky tranzicion, nga ky orientim e zhvillim i gabuar dhe i shtrëmbër politik, demokratik, juridik e social kaq shumë i dëmshëm dhe kërcënues për Shqipërinë?
Gjërat dhe zhvillimet akoma edhe sot edhe pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 tregojnë se pa ndihmën e ndërkombëtarëve, sidomos pa mbeshtetjen vendimtare të SHBA-ve, është e vështirë, pothuajse tërësisht e pamundur që të ndëshkohet ky establishmet politik korrupsioni pavarësisht se shqiptarët nuk e duan dhe as nuk e meritojnë këtë qeverisje dhe këtë elitë politike të korruptuar.Shqiptarët votojnë për demokracionë, por demokracinë, ligjin dhe shtetin shqiptar i ka pushtuar dhe privatizuar korrupsionin dhe një elitë politike e mbrapshtë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
