
Lexoni edhe:
Zeqa: Kurti, bashkë me opozitën, mbajnë përgjegjësi për bllokimin e Kuvendit
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Ne qeveritë demokratike Evropiane planifikimi i bugjetit përgaditet gjithmonë në bazë të nevojave që ka shteti në atë periudhë kohore si dhe planeve strategjike qoftë të zhvillimit ekonomik, kulturor , mjeksor por edhe planifikimi për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.Rritja e buxhetit të ushtrisë duhet të bëhet karshi gjendjës financiare dhe nevojave aktuale që ka shteti i Kosovës.
Zeqa: Kurti, bashkë me opozitën, mbajnë përgjegjësi për bllokimin e KuvenditLexoni edhe:
-Rritjen e buxhetit e shoh si pozitive për faktin se Republika e Kosovës duhet të ketë edhe ushtrinë e saj e cila duhët të jetë e përgaditur për mbrojtjën e Kosovës kuptohet në këtë rast në bashkëpunim me Ushtrinë e Natos.Por kjo nuk do të thotë se të lihet anash edhe sektorët e tjerë të zhvillimit të Kosovës siç është ekonomia,mjeksia,arsimi dhe shumë resorë të tjerë ku një shtet mund të ecë përpara. Një qeveri për të ecur përpara duhet të ketë profesionistë të përgaditur në të gjitha drejtimet e zhvillimit të shtetit. Është fatkeqësi se kuadrot e afta dhe të përgaditura në Republikën e Kosovës ato nuk vijnë në shprehje për të dhënë mendimin e vet profesional se si mund të ecë përpara dhe të zhvillohet Kosova.
Na mbyti militantizmi partiak.E kjo shihët qartë kur një Parlament mblidhët 18 herë dhe nuk mundet me e themelu vetvetën. Atëherë shtrohët pyetja si po e shohin të tjerët anarkinë totale në Kosovë Për fund e kam një këshillë për politikanët:Inatet politike me njëri- tjetrin mbani nëper shtëpitë e juaja dhe nëper zyrët e partive tuaja politike. Në momentin që hyni në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës atëherë nuk jeni militantë partiak, por jeni shërbyes të popullit të Kosovës, dhe këtë shërbim duhet t´ia bëni të gjithë qytetarëve pa dallime partiake.Por shërbimin më të madh duhet të ia bëni shtetit të Kosovës sepse Kosova nuk ka kohë të mirrët dhe ti duron tekët dhe inatet e juaja politike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".