Politika kosovare a mos po e 'fut' Kosovën në 'Librin Gines të Rekordeve' për 'moskonstituim të Parlamentit'?

Politika kosovare a mos po e 'fut' Kosovën në 'Librin Gines të Rekordeve' për 'moskonstituim të Parlamentit'?
Politika kosovare a mos po e 'fut' Kosovën në 'Librin Gines të Rekordeve' për 'moskonstituim të Parlamentit'?

Skender Kapiti

  • 27 May 2025 - 08:13

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Dshtimi për 21-tën herë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës ka shkaktuar pasoja psikologjike te opinioni kosovar por edhe dëm për imazhin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Opinioni publik shqiptar dhe ai ndërkombëtar po habiten me zhvillimet më të fundit në Kosovë ku politika kosovare as për 21 seanca nuk qe në gjëndje që të zgjedhë kryetarin e Kuvëndit.Kjo përbën ndoshta një rast unikal në botën demokratike ku politika e shtetit të Kosovës nuk është në gjëndje që të zgjedhe kryetarin e Kuvëndit.Përgjegjësia kryesore bie mbi Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen , pra e shumicës e cila nuk toleron por mbetet kokëfortë dhe ngul këmbë vetëm që kryetar parlamenti të bëhet një individ i parapëlqyer nga kryetari i Partisë Albin Kurti, a thua se Haxhiu dhe vetëm ajo patjetër dhe domosdoshmërisht duhet të jetë kryeparlamentare.

 

Mirëpo Kurti nuk e kupton se kjo për të do ketë kosto politike, dhe se ai dhe Vetëvendosje do konsumohet akoma dhe më shumë politikisht. Ndoshta Kurti tinëzisht punon që më mirë të ketë një krizë parlamentare , që të moszgjidhet Kryetari i Parlamentit, me qëllim që të mos vijë një krizë qeveritare më pastaj ku ai mund të mos zgjidhet kryeministër gjë që atij dhe karrierës së tij do t’i kushtonte shumë.

Në rrethanat kur ai nuk ndjehet aspak mirë edhe nga rënia e reputacionit dhe e besueshmërisë së tij te aleatët perendimor, ndoshta edhe ai mund të dëshirojë kalimin në opozitë dhe më pastaj është i lirë të dalë e të duket si patriot që vetëm ai i bën të mirën për Kosovën sic vepronte edhe më parë kur ishte në opoztë,por që në pushtet ai edhe njohu Kosovën shtet, njohu edhe simbolet e tij dhe që hoqi dorë edhe nga pseudokauza e tij për Bashkim Kombëtar.Dhe këto ai i beri vetëm për interesa pushteti dhe egoizmi.

Po të shikohet nga ana tjeter, nga opozita në Kosovë është për të ardhur keq që ajo nuk përmirësohet dhe as nuk rinovohet, nuk ndahet nga e kaluara e saj politike pasi për meritë të asaj politike populli i Kosovës i dëboi nga pushteti dhe i ndëshkoi rëndë, dhe as nuk janë dhe as nuk kanë as alternativë të besueshme për të marrë pushtetin.

Dhe së fundi them se kjo është politika shqiptare në tërësi si një politikë e papjekur politikisht e moralisht, politikë injorantësh, hipokrite, e korruptuar, e papërgjegjshmme dhe që është e gatshme që të sakrifikojë edhe interesin kombëtar vetëm për interesa dhe për përfitime personale politike dhe pasurore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".