
Lexoni edhe:
Aziri: Qeveria i ka dhënë rëndësi sovranitetit në kuptimin e aspektit ushtarak
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Për aq sa kemi dëgjuar nga ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe juristë të tjerë, roli i Presidentes në çështjet zgjedhore është i kufizuar. Megjithatë, brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, ajo u përgjigj pozitivisht në kërkesën e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke treguar gatishmëri për takime dhe konsultime me krerët e subjekteve politike.
Aziri: Qeveria i ka dhënë rëndësi sovranitetit në kuptimin e aspektit ushtarakLexoni edhe:
-Dhe, sapo u ftua, Presidentja Vjosa Osmani takoi partitë kryesore parlamentare. Tashmë, ajo është mbi partiake dhe, gjatë takimeve me liderët partiakë, nuk u arrit pajtueshmëri mes tyre. Megjithatë, ajo "la derën hapur" për takime të tjera.
Më vonë, Presidentja Osmani takoi krerët e subjekteve minoritare dhe veç e veç partitë e vogla shqiptare. Fatmirësisht, Kosova ka një Presidente par exelance, me aftësi profesionale dhe guxim intelektual.
Prandaj, si në krye të Presidencës, Vjosa Osmani nuk dështon as ajo, dhe as institucioni i saj, Presidenca, të cilin e përfaqëson. Ndërsa për institucionet e tjera, jashtë domenit të saj, ajo nuk mban përgjegjësi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".