
Lexoni edhe:
Zeqiraj: Kosova ka një Presidente me aftësi profesionale dhe guxim intelektual
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Lëvizja Vetëvendosje në këtë rast e ka humbur kredibilitetin. Ajo është dashur që në momentin kur tri herë ka dështuar kandidatura e kandidates Albulena Haxhiu, të ofrojë një zgjidhje tjetër. Ta propozojë një kandidat tjetër për pozicionin e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, dhe në atë moment që partitë e tjera do të kishin vazhduar me të njëjtën strategji të mosvotimit, atëherë faji do të ishte i tyre.
Zeqiraj: Kosova ka një Presidente me aftësi profesionale dhe guxim intelektualLexoni edhe:
-Por edhe Lëvizja Vetëvendosje duhet ta dijë një gjë: që në politikë partitë nuk ia votojnë njëra-tjetrës kandidatët e tyre pa një marrëveshje politike. Ajo, si parti e parë, është dashur që me çdo kusht ta gjejë një kompromis me njërën nga tri partitë shqiptare që ta bëjë shumicën parlamentare dhe ta themelojë parlamentin dhe qeverinë. Ajo duhet ta dijë një fakt: se kur nuk e ke shumicën parlamentare, duhet ndarë pushtetin me të tjerët ose duhet hequr dorë krejtësisht nga pushteti dhe të kalohet në opozitë.
Lëvizja Vetëvendosje duhet që të mos e lërë vendin të bllokuar. Me një fjalë, është fatkeqësi se ky veprim politik i të gjitha partive politike shqiptare në Parlamentin e Kosovës është duke shkuar ashtu siç na do hasmi ne shqiptarëve. Janë duke vepruar ashtu siç e do Kosovën – Serbia: pa parlament, pa qeveri dhe pa institucione. Partitë tona politike janë duke ia hapur rrugën e propagandës politikës serbe që në diplomacinë ndërkombëtare të thotë se “ja, i shihni shqiptarët, nuk janë duke mundur që ta mbajnë shtetin e tyre. Nuk janë të zotët as të formojnë institucione.” Dhe kjo është një papjekuri politike dhe një lojë fëminore e partive tona politike shqiptare në Republikën e Kosovës, të cilat i ngurtësojnë pozicionet e tyre, bash ashtu si e do Serbia – Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".