E zbulon analisti: Ekzistojnë tri rrugë politike për të dalur nga kjo bllokadë e pakuptimtë në Kuvend

E zbulon analisti: Ekzistojnë tri rrugë politike për të dalur nga kjo bllokadë e pakuptimtë në Kuvend
E zbulon analisti: Ekzistojnë tri rrugë politike për të dalur nga kjo bllokadë e pakuptimtë në Kuvend

Nue Oroshi

  • 31 May 2025 - 09:06

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Presidentja Vjosa Osmani e ka filluar veprimin e saj që i takon me Kushtetutë. Ajo i ka tubuar në një takim kryetarët e partive politike dhe ka biseduar për krizën institucionale në Republikën e Kosovës. Nëse kjo krizë tentohet të zgjatet pa kufi nga partitë politike në Kosovë, detyra e presidentes është që me një letër ta njoftojë Gjykatën Kushtetuese për vlerësueshmërinë e mandateve të deputetëve dhe zëvendësimin e tyre me deputetë të rinj nga lista e partive politike që vijnë pas deputetëve aktualë, të cilët, duket se në këto rrethana po e vetëdjegin mandatin e tyre duke mos e konstituar Parlamentin e Republikës së Kosovës.

 

-E tash ekzistojnë tri rrugë politike që duhet të dilet nga kjo bllokadë e pakuptimtë. E para është kompromisi shumë i shpejtë dhe gjetja e një zgjidhjeje, së paku të themelohet Parlamenti i Kosovës. Nëse kjo nuk ndodh shumë shpejt, zgjidhja e dytë është zëvendësimi i deputetëve aktualë me deputetët e rinj nga listat e partive politike, krahas mandateve që kanë marrë partitë politike në zgjedhje. Dhe varianti i fundit, por shumë i dëmshëm për shtetin e Kosovës, është shkuarja në zgjedhje të reja.

Nëse ndodh një veprim i tillë dhe shkohet në zgjedhje, është mirë që mos t’u mundësohet 120 deputetëve aktualë që të kandidojnë përsëri për një mandat të ri, por të konsiderohen si deputetë që e dëmtuan interesin e shtetit të Kosovës dhe të mos kenë mundësi ligjore të marrin mandat të ri, sepse të njëjtit mund ta përsërisin të njëjtin veprim përsëri në dëmtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës edhe pas zgjedhjeve të reja që eventualisht mund të mbahen përsëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".