Kur Kuvendi nuk funksionon, deputetët realisht nuk e përmbushin mandatin për të cilin janë zgjedhur

Kur Kuvendi nuk funksionon, deputetët realisht nuk e përmbushin mandatin për të cilin janë zgjedhur
Kur Kuvendi nuk funksionon, deputetët realisht nuk e përmbushin mandatin për të cilin janë zgjedhur

Arsim Aziri

  • 04 June 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Jo, në një kuptim etik dhe publik, kjo nuk është e justifikueshme. Kur Kuvendi nuk funksionon, deputetët realisht nuk e përmbushin mandatin për të cilin janë zgjedhur: Përfaqësimin, ligjvënien dhe mbikëqyrjen ekzekutive. Paga nuk është thjesht një shpërblim ekonomik, por një kontratë sociale, qytetarët i paguajnë për të punuar në emër të tyre.

 

-Nëse ata nuk përmbushin funksionet bazë, kjo krijon mosbesim, dekurajim qytetar dhe perceptimin e një klase politike të shkëputur nga realiteti shoqëror dhe ekonomik.

Kjo varet nga qëllimi dhe konteksti politik. Të dyja mund të jenë të vërteta njëkohësisht për situatën tonë, e cila nënkupton një krizë të rëndë institucionale.

Nëse bllokimi është i qëllimshëm dhe i koordinuar, atëherë kemi të bëjmë me një strategji politike opozitare ndoshta për të nxjerrë përfitime në negociata, për të imponuar kushte, apo për të provokuar krizë e zgjedhje të reja.

Nëse palët nuk kanë vullnet për të ndërtuar kompromis, atëherë kemi të bëjmë me mungesë të kulturës politike demokratike, ku interesi partiak mbizotëron mbi interesin institucional. Kjo gjendje është shumë e dëmshme për vendin tonë, veçanërisht duke e pasur parasysh rendin e ri që po e vërshon botën.

Në të dy rastet, humbësi është qytetari i zakonshëm, ndërsa sistemi vuan nga bllokimi i funksioneve demokratike – kjo është një dëshmi e papjekurisë politike dhe demokratike.

Ama, krejt në fund, nuk duhet të përsëritet më seria e episodeve të dështuara për tentativën e formimit të Kuvendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".