Oroshi: A do të kemi një qeveri me militantë partiakë, apo një profesionale?

Oroshi: A do të kemi një qeveri me militantë partiakë, apo një profesionale?
Oroshi: A do të kemi një qeveri me militantë partiakë, apo një profesionale?

Nue Oroshi

  • 06 June 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Duhet të dimë se çfarë nënkuptojmë me rol dytësor. Rol dytësor nuk është posti i kryeparlamentarit dhe as ai i zëvendëskryministrit. Ndarja e qeverisë duhet të bëhet në dy aspekte: aspekti i parë është fuqia elektorale që kanë partitë nga zgjedhjet e dalura më 9 shkurt 2025, dhe aspekti i dytë janë kuadrot që posedojnë partitë politike.

 

-Në këtë aspekt, kur të ndahen postet në qeverinë e re, LDK nuk do të jetë parti dytësore, por parti e cila bashkëqeveris në një koalicion të barabartë. Mirëpo, atë që unë e shoh si më të dobishme është fakti se kush do të jetë kabineti qeveritar. A do të kemi një qeveri militantësh partiakë apo një qeveri profesionale, ku çdo ministër, zëvendësministër dhe këshilltar së paku të marrë vesh se çfarë ministrie është duke udhëhequr?

Mos të na përsëriten kohët kur një kryeministër shqiptar i drejtohej një militanti të tij partiak: “Ti, Adem, që s’di këndim, je Ministër për Arsim.” Është mirë që secili ministër, zëvendësministër, para se të votohet për funksionin që do ta kryejë, të sjellë një biografi të shkurtër se kush ka qenë ai apo ajo para se të zgjidhet ministër. Nuk mund të jetë Ministër i Arsimit ai që kurrë nuk e ka botuar një libër.

Nuk mund të jetë Ministër i Kulturës ai që nuk ka kulturë. Kështu që funksionaliteti i një qeverie varet këmbë e krye nga profesionaliteti që kanë ministrat, zëvendësministrat, sekretarët e ministrive, por edhe këshilltarët politikë që janë nëpër ministri. Fatbardhësisht, Kosova ka mjaftë kuadro profesionale, por fatkeqësisht deri tash profesionalizmi i kuadrove nuk është marrë parasysh. Deri tash kemi pasur ministra të ndëgjueshëm dhe militantë partiakë e familjarë, dhe shumë pak apo aspak ministra profesionalë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".